Gjeneral ® Piro Ahmetaj: “Përtej Presidentit nën bordero dhe tallavasë rreth KSK”!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Si përgjigje ndaj mijëra konsideratave inkurajuese, kundërshtive kritike, komentueve mitomanë më keq se Pilinçi, si dhe kujës së pronarëve/pushtuesve të opozitës së rraskapitur nga uria për pushtet, po ri-ndaj opinionin me vlerësime dhe rekomandime strategjike mbas masës së arrestit të ish-Drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Znj. Hyseni: https://360grade.al/824135/gjeneral-piro-ahmetaj-mbi-brockullat-per-katastrofen-kombetare-qe-mbart-arrestimi-drejtoreshes-se-shish/

Sigurisht asnjë koment nuk meriton: “shpejtësia rekord e Presidentit të Republikës që pret dhe nënshkruan shkarkim/emërime në postbllok”! Ndërsa, përtej emrit konkret të Presidentit nën borderonë e shtetit, si dhe përtej debatit mjeran në studiot dhe port-Halet e Tiranës për mbledhjen e radhës/fasadë të KSK, e përsëris edhe më fortë se: “konsideruar përcaktimin kushtetues (neni 168, pika 3), Këshilli i Sigurisë Kombëtare (KSK) është organ këshillimor, Presidenti ka minus-ZERO pushtet/fuqi, kapacitete, si dhe integritet për t’u përfshirë, konsultuar dhe zgjidhur krizat politike apo shtetërore qofshin”.

Për më konkretisht, ashtu si tallavaja e radhës, edhe mbledhja sot e KSK mbart ZERO peshë dhe shpresë për të tejkaluar krizën e rëndë/hibride (deep state), të: “demokracisë fasadë; përmjerja e balancave kushtetuese; shtetit të dështuar/kapur nga korrupsioni endemik dhe fuqia e mbi-pushtetit si dhe degradimit të parlamentit [deri në debatet banale të Suprem/Baba-Saliut dhe gaze-mulëshë/eve, për vithet e Sarave, Zenqineve, Neomalësoreve, etj, të gjitha fasadë për t’u shitur si opozitë zyrtare, në fakt, mbas 14 vjet humbjesh turpëruese, fatkeqësisht opozitarizmin e kanë katandisur në kompani private të falimentuar, por dhe të neveritur nga Shqiptarët, si dhe abandonuar nga USA, UK dhe Perëndimi]!

Në shtesë, në kapacitetin e eksperiencës në reformat e sigurisë, do ta ri-këshilloja Kryeministrin në detyrë që, përtej emrit të drejtorit pasardhës të ShISh, Shqipëria ka emergjencë, Ai/KM përgjegjësi të lartë shtetërore për të ndërmarrë një reformë radikale, gjithëpërfshirëse dhe të gjithanshme të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes, me synim: “përmirësimin rrënjësor të balancave të pushteteve, modernizimin e aftësive operacionale jo vetëm në mbrojtjen e sovranitetit por dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike, fatmirësisht të ndërthurura me ato Amerikane në Rajon, Mesdhe, NATO, Bordin Trump të Paqes, etj”!

Ndërsa, edhe nga eksperienca për 6 vjet Këshilltar i Presidentit, sjell në kujtesën institucionale Kryeministrit, Parlamentit, etj faktorë relevant [krahas ftesës/pjesëmarrjes për herë të parë të Kryetarit e Opozitës në mbledhjen e KSK dt. 10.03.2014, që e quajtën tradhti të lartë], se në kuadër të reformës së sistemit gjyqësor/2016, nën iniciativën e shtetarit shembullor, të ndjerit/ndriturit Bujar Nishani, grupi ndër-institucional (ku kam kontribuar modestisht) ka bërë përpjekje serioze duke prodhuar një “draft–ligj të posaçëm për institucionin e Presidentit”, që përfshinte reformimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, etj. Kjo praktikë do duhet sigurisht përmirësohet duke marrë në konsideratë edhe mësimet e nxjerra nga riciklimet e krizës politike, i Republikës Parlamentare si produkt i listave të para/pas leckosura; korrupsioni shtetëror, shpërdorimin e Presidentit të Republikës si noter dhe nën borderon e pushtetit, etj.

Së fundmi, përtej gjyqeve popullore (njëra palë lepirës, tjetra si bukëshkalë, të tjerë tradhëtar), garantoj se këto broçkulla mjeranësh më bëjnë edhe më të përkushtuar për të kontribuar me eksperiencë, përulësi dhe përgjegjshmëri shtesë për mbrojtjen si dhe promovimin e interesave kombëtare (demokracia funksionale dhe balancat e pushteteve mbeten në krye/top të këtyre vlerave)!

Autori: * Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për çështjet e Sigurisë Kombëtare,
Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit