22.4 C
Tirana
E premte, 18 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Klasë politike e papërgjegjëshme…

Klasë politike e papërgjegjëshme…

0
Politikanët e Kosovës

Ç’farë bëri deri tani klasa politikanë e Kosovës, për mbrojtjen e ish-komandantëve të UÇK-së në Hagë? Pothuajse, asgjë! Them kështu, pasi, pothuajse të gjithë politikanët qoftë në pushtet, apo edhe në opozitë nuk bënë aq sa duhet në mbrojtje të tyre. Kjo është e pafalshme. Ky fakt është turp dhe marrëzi për to.

Ish-komandantët dhe UÇK-ja e fitoi luftën. Kjo luftë qe e shenjë për shqiptarët. Ajo u tentua të njolloset nga Serbia dhe deri diku kjo i’a arriti qëllimit të saj, nëpërmjet këtij vendimi të Gjykatës së Hagës. Gjykata bëri dënime dragoniane për ish-krerët e UÇK-së. Jo vetëm kaq, por “u cënua” padrejtësisht, deri diku liria dhe pavarësia e Kosovës.

Po çfarë qëndrimi pati politika kosovare dhe ajo gjithë shqiptare për hedhjen poshtë të këtyre akuzave? Kjo u bë më emergjente, në kundërpërgjigje të luftës ofensivë të Serbisë, për dënimin e komandantëve dhe njollosjen e luftës së UÇK-së. Mendimi im është se politika shqiptare dhe politikanët e Kosovës, bënë shumë pak në këtë drejtim! Vetëm folklor dhe politikë boshe bënë shumica e politikanëve dhe e drejtuesve të partive politike Kosovës për këtë çështje. Pse kështu? A është e drejtë kjo? Ai vret ndërgjegja këto politikanë për qëndrimet dhe indiferentizmin e tyre në këtë drejtim? Kurrë…! Po diplomacia kosovare çfar ka bërë? Pak është bërë nga ana diplomatike për këtë problem.

Është i papranueshëm fakti, që:

– Në të dy parlamentet e shteteve tona shqiptare nuk u miratua rezoluta për gjenocidin dhe krimet e ushtrisë së Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës.

– Ka rreth dy vite që bëhen zgjedhje të parakohshme në Kosovë për tekat personale të drejtuesve politik dhe luftës së egër të tyre për pushtet. Mendoj se veprimet dhe mosveprimet deputetëve të Kosovës dhe e politikanëve të tjerë në dëm të moskonstituimit të institucioneve të Kosovës për një kohë të gjatë, e çon ujin në mullirin e Serbisë. Në rastin më të keq kjo është veprimtari antikombëtare. Si mund të veprohet në këtë mënyrë nga këto politikanë? Kjo ka një shpjegim.

Përçarja dhe lufta e egër dhe e pandershme për pushtet e “gardhistëve” modernë të Kosovës, ka dobësuar shumë shtetin e saj. Në vend të idealizmit disa politikanë zgjodhën pasurimin abuziv. Ato harruan luftën dhe sakrificat e popullit për liri. “Harruan” ish-komandantët dhe kauzën e tyre. Harruan, se përball tyre vepron në çdo kohë dhe me të gjithë fuqinë e saj, Serbia. Ndaj veproni si shtetar o njerëz të mirë! Bashkohuni tani që në të ardhmen e afërt, të mos të përjetojmë më ngjarje dhe vendime të tilla.

– Serbia në çdo aspekt është treguar ofensive për “çbërjen” e shtetit të Kosovës. Ndërsa politika e Kosovës si kundërpërgjigje ndaj Serbisë, ka qenë e zbehtë apo gjithnjë në mbrojtje.

-Serbia punon fuqishëm për të relativizuar krimet dhe gjenocidin e saj në Kosovë. Politika kosovare është treguar e mefshtë dhe në shumë raste ka rënë “preh” e politikës serbe, me qëndrimet në pritje dhe mosveprimet e saj.

– Disa analistë dhe media në Kosovë janë vënë në shërbim të Serbisë. Ato kritikojnë hapur politikanë apo drejtues të luftës dhe bëjnë politikë pro Serbisë! Kush është dënuar? Pak ose aspak prej tyre? Organet ligjzbatuese të Kosovës duhet ta bëjnë më mirë punën e tyre.

– Bashkësia ndërkombëtare për shumë ngjarje në Kosovë, edhe në rastin e Gjykatën Speciale të Hagës, kanë qenë e njëanshme dhe ka mbajtur anën e Serbisë. Ky vendim nuk është drejtësi por padrejtësi historike kundër ish-komandantëve dhe gjithë shqiptarëve…

– Dënimi i padrejtë dhe tepër i rëndë i krerëve të UÇK-s nuk duhet të na përçai por duhet të na japë forcë për bashkim dhe për bashkëpunim në çështjet kombëtare. Klasa politike kosovare ta luajë mirë lojën e saj. Ajo të mos veproi me klane për pushtetin, duke harruar shtetin dhe funksionet e tij…

– Bashkimi bënë fuqinë. Ndaj duhet të bashkohemi sa nuk është vonë. Lufta në të ardhmen kundër shtetit të Kosovës do të jetë më e fortë. Ato bëjnë punën e tyre… Shteti dhe politika kosovare duhet t’u kundërpërgjigjet atyre duke netraulizyar çdo veprimeve agresive të Serbisë. Interesi i Kosovës dhe ai mbarëkombëtar duhet të mbrohet me çdo kusht dhe sakrificë.

– Pasi të vendoset drejtësia, vjen pajtimi me Serbinë dhe njohja reciproke midis dy shteteve.
– Unë jam optimist se bashkimi i të gjitha energjive pozitive do vijë tani. Uroj që fillimisht të konstituohen institucionet! Pastaj shteti dhe politika do ta gjejë gjuhën e përbashkët dhe do veprojnë së bashku në favor të Kosovës dhe çështjes kombëtare.

– Pas konstituimit të institucioneve, sfida e radhës e politikës kosovare dhe gjithë shqiptare është apelimi i këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, fitimi i pafajësisë së tyre dhe lirimi i ish-komandantëve nga burgimi i padrejtë i Hagës…

Nga: Ibrahim Kabili
Tiranë, më 16.09.2026

Shënim: Klasa politike e Kosovës ka dhënë 1.3 miliardë Euro për mbrojtjen e tyre…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.