Poezi nga Rexhep Çullhaj.
Një ditë e veçantë, plot gëzim e hare,
për vogëlushët që nisin klasën e parë.
Nga kopshti në banka, me libra në duar,
me ëndrra të bukura dhe sy të ndriçuar.
Vallë, sa Abetare do të na duhen këtë vit?
Numri i vogëlushëve duket më i pakët çdo ditë,
por ata që sot në bankat e para do të ulen,
me buzëqeshje e gëzim, një kapitull të ri do të çelin.
Abetarja, fletoret, lapsat plot ngjyra,
çdo mjet shkollor t’u zbukurojë ditët e mira.
Me çanta të mbushura e zemra plot shpresë,
le të nisin rrugëtimin për dije e sukses!
Vogëlushëve të klasës së parë,
suksese pa mbarim, dritë, dije,
buzëqeshje dhe shumë përparim!
Edhe gjithë nxënësve që ngjiten një klasë më lart,
u priftë e mbara në çdo hap e në çdo start!
E urimet më të mira për mësuesit tanë,
që me dashuri e dije fëmijët i mësojnë çdo anë.
Me durim, përkushtim dhe zemër të artë,
u bëfshin ky vit shkollor më i bukur dhe i mbarë!
Golem më 14 shtator 2026.











