Arben Çokaj
- satirë
Jeta është shumë banale, por njerëzit varet se si e marrin, dhe dikush edhe i nderon gjërat banale me pietét të lartë…
E gjitha ka të bëjë me botëkuptimin e njerëzve!
Hatixhja ishte gruaja e parë e Muhamedit a.s. një vejushë e pasur 40 vjeçare, me përvojë dhe i tha Muhamedit, ‘preje rrushin se shijon më mirë’ – e Muhamedi e preu. Ky zakon i Muhamedit, profet, që në arabisht quhet ‘sunet’, u bë zakon edhe i shqiptarëve myslimanë, pasi territoirin e banuar me shqiptarë e pushtuan osmanët…
Një ditë një fqinj i joni kishte qenë në një darsëm, me mbi 150 vetë, hanin e pinin e festonin, pse? Se ai që organizonte festën u kishte prerë rrushat – si Arbana Xharra – dy djemve të tij. E festë e madhe… se i kishte bërë djemtë synet, për me i ngja Pejgamberit a.s.
Mos u habisni shumë, në vazhdën e modernizmit dhe hapjes bythësh, që bën kryeministri i luksit shqiptar, Edi Rama, nga shteti Bekrtashi, ai do të kalojë prapë te punë të kota, te hebraizimi ose judaizimi i të birit Zahos, dhe një ditë do ia presë edhe atij rrushin, se e presin edhe judejtë. Moisiu një egjiptian, erdhi dhe ua krijoi fenë judaiste hebrejve dhe mori nga egjiptianët, të cilët më parë e kishin marrë këtë zakon nga etiopianët, se atje lindën fetë e para, edhe prerjen e lafshës, ose mjekësisht rreth-prerjen. Frojdi e quan këtë si një akt psikik, i barabartë me kastrimin. Me këtë akt, i ati i hordhisë u thoshte fëmijëve, ‘kujdes, mos i prekni vajzat e fisit, se ua këpus!’
Më pas ky zakon u bë si të thuash përkatësi, më përket mua apo jo? A e ke rushin e prerë?!
Kështu që kjo histori banale e zakon banal, dikujt i duket i shenjtë, edhe pse nuk ndodhet në Kur’an, nuk ka mysliman pa rrush të prerë, pikërisht se Hatixhja e detyroi Muhamedin ta priste… dhe tani myslimanët duan të gjithë t’i ngjajnë profetit të tyre… Ka vajza myslimane, që nuk e fusin rrushin te vendi, po nuk qe i prerë, kaq i fortë është besimi!
Dhe mos u habisni një ditë, kur në vazhdën e ditëve të pushimit, për arsye fetare që kemi në Shqipëri – se kemi një popull të dëshiruar pas ditëve të pushimit, të kenë pasardhësit tanë edhe një ditë pushimi tjetër – ditën e Zahos -, ditën kur Zaho Evin Kristaq Rama V, hebreu, preu rrushin e tij…
Përderisa ka ditë pushimi për sulltan Nevruzin, pse të mos ketë edhe për Zaho hebreun V?!
Shënim: Ka të dhëna mjekësore që thonë se jo vaksinat, por rreth-prerja mund të shkaktojnë autizëm te fëmijët…











