“Me kishat dhe xhamiat, besim fetar të ndryshëm personal, jemi Një të bashkuar dhe s’do mundet KURRË askush, që t’na ndaj”.
(Të bashkuar nga Shqipëria në Dardaninë Lindore dhe Veriperëndimore, te Tregu I Ri, në Duklesë të Malësisë e Çamëri dhe Ilirid, jemi ne me ndjenjë në shpirt, të bashkuar për SHQIPTARINË!)
*Kombi ynë është zjarri i dashurisë për atdheun, që na vlon në gjakun tonë të lidhur me fise!
*Gjuha e jonë Shqipe, që kuptohet vetëm me “Mitologjinë tonë Historike”, është Identiteti ynë kudo që jetojmë.
*Atdheu ynë i përbashkët është kurdo e kudo që jemi, është brenda nesh, ose në asnjë vend, ngase nga dashuria për shtëpinë ku kanë lindur të parët tanë, buron edhe dashuria për atdheun.
*Simbolet janë të trashëguara nga paraardhësit tanë, që i mbajmë në djep nga lindja e deri në vdekje që mbulohemi, edhe pranë n’çdo varr.
*Tradita e Kultura janë shtylla kurrizore e dinjitetit, identitetit dhe udhërrëfyes, që i lidh brezat përmes vlerave të trashëguara, duke e ruajtur dhe mbajtur gjallë shpirtin e Kombit tonë.
Dhe kur t’gjitha këto “fakte kombëtare” të Hsitorisë sonë të lavdishme, me shumë gjak e lotë dhe sakrificë, ruhen e mbrohen dhe kultivohen që të trashëgohen për pasardhësit tanë, e tregojnë shkallën e Kombësisë Shqiptare të Shqipërisimit e të Shqiptarësisë së qëndrueshme dhe stabile.
JU DUA TË BASHKUAR, SHQIPTAR TË BEKUAR!❤️🇦🇱











