ESE HISTORIKO-SHKENCORE
Autor: Hajdar Paqarada – Dumoshi
Autori Hajdar Paqarada – Dumoshi, para pak kohe ma rekomandoj ta lexoj librin “Kryengritja e madhe Ilire” nga Jason R. Abdale.
Ndërlidhja me përmbajtjen e librit të Abdale, ishte motiv shtesë që ta lexoj me vemendje ese-në e Hajdar Paqarades, jo për ta devijuar komentin tim për esenë, por për ta ndërlidhë me përmbajtjen e sajë, duke konsiderua që autori, ka hapë një dritare të komunikimit ndërmjet atyre që merren me studime gjenetike, në mënyrë specifike me prejardhjen e popujve, tani së fundmi bazuar edhe në analizat ADN – grupeve dhe nëngrupeve gjenetike.
Studimi ka përdorur ADN-në 74 individë shqiptarë të sotëm, dhe krahasimi me mbi 6.000 gjenome nga lashtësia, që nuk mund të jetë gjithëpërfshirës për Shqipëtarë që jetojnë në: Kosovë, Shqipërinë e Veriut, Shqipërinë e Mesme, Shqipërinë e Jugut, Maqedonë e Veriut, Malin e zi, Serbinë, Arbëreshët, shqiptarët e Çamërisë, megjithate ato na japin segmente të rëndësishme, në analizen e autorit.
Autori nuk e barazon ADN-në me etninë, prandaj vendos një kufizim metodologjik shumë të rëndësishëm: ADN-ja është dëshmi për historinë demografike, por nuk është “certifikatë” e etnisë, gjuhës apo të drejtave politike.
Përfundimi kryesor dhe synim i autorit është se shqiptarët e sotëm kanë kryesisht prejardhje nga një popullsi paleoballkanike e lidhur me Ballkanin Perëndimor të epokës së bronzit të vonë dhe hekurit, e cila vazhdonte të ishte e pranishme në Shqipërinë e mesjetës së hershme.
Edhe Abdale në “Kryengritja e madhe Ilire”, përkufizon teritoret, por jo një popullsi unike Ilire. Këtë e pohon edhe Hajdar Paqarada, prandaj sipas tijé, ADN-ja trajtohet si dëshmi demografike, jo si certifikatë etnie, gjuhe apo të drejte politike.
Ashtu si Abdale, edhe Hajdar Paqarada, duke hulumtu burime të ndryshme japin të njejtin përfundim që “ilir” është një emërtim kolektiv për një numër popullsish/fisesh që konsideroheshin të afërta në mes vete, si: Dalmatët, Dardanët, Taulantët, Ardianët, Labeatët, Desidiatët, Autariatët, Pirustët, e shumë të tjerë.
Autori i ese-së, është i kujdesëshëm për të pohu aë gjyha shqipe rrjedhë nga gjuga Ilire, sepse nuk kemi prova të mjaftueshme që të themi se të gjitha këto fise flisnin të njëjtën gjuhë. Madje gjuhësia moderne e konsideron termin “gjuhë ilire” shumë problematik, sepse dëshmitë gjuhësore janë tepër të pakta.
Shqiptarët konsiderohen pasardhës, në një masë të rëndësishme, të popullsive të lashta të Ballkanit perendimorë, që në burimet historike klasifikohen si ilire ose janë të lidhura me hapësirën ilire.
Besoj që pikërish ky është synimi apo pika qëndrore e ese-së së Hajdar Paqarades.
Autori ka hapë një qështje jashtëzakonisht të rëndësishme për Shqipëtarët dhe kombet e tjera që jetojnë edhe sotë në ish trojet Ilire
Mund të konsiderohet që Hajdar Paqarada ka për synim të adresojë një herë e mirë, a kanë Shqiptarët prejardhjen nga vetëm një fis ilir, apo nga më shumë fise Ilire. Cila është lidhja né mes fiseve Ilire, a e kanë ata një prejardhje të vetme dhe kush janë ata. A ishin në fakt Ilirët popull prej nga u krijuan fisetve Ilirisë apo kanë ndonje trung tjeter të përbashkët.
Autori konstaton me të drejtë që
“Heshtja e shkrimit nuk është, mungesë e popullit; por mungesë e dokumentit të shkruar”.
Formula pakëzimit e vitit 1462 nuk është lindja e shqipes; është çasti kur një copëz e saj mbijetoi në letër. Para saj qëndrojnë breza të panumërt që e ruajtën përmes fjalës së folur, familjes, ritit, këngës, ligjërimit dhe jetës së përditshme.
Botimi i ese-së, nga Hajdar Paqarada, adreson një qeshtje konceptuale, dhe një rrugë për të arritë deri te rrenjët apo trupin bazë të trungut të Shqipëtarve, që sipas shumë personaliteteve, ekziston një supozim i bazuar që jemi në pjesen më fundore të trungut.
Ai, modelin e ADN-së, dhe algoritmet përpunuese të analizave, mund ti vijet pika kësaj qështje.
Të lumtë Hajdar Paqarada-Dumoshi. Suksese në të ardhmen.
Gjilan 30.08.2026
MSc. Inxh. Murat Hoxha











