Vdekja e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, dhe krimet serbe në Kosovë

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Vështrim

Skënder MULLIQI

1. Ne burgun e Hagës vdiq krimineli më i madh pas Luftës së Dytë Botërore, Ratko Mlladiq.Nuk do të kishim shkruar asnjë germë për këtë kriminelë të fëlliqur serb, po mos të kishim pasur punë edhe në Kosovë, më kriminelet e tjerë të luftës pos, Millosheviqit, të cilët si në Bosnjë, bënë masakra të pa para kunder shqiptarëve.Ish komandati i Ushtrisë të Republika Serpska Ratko Mlladiq, ka vdekur në Hagë si kriminel lufte, ku ishte dënuar më burg të përjeshtëm. Ai kishte qenë arkitekti kryesor i gjenocidit dhe etnocidit në Bosnje. Gjykata e Drejtësisë në Hagë në vitin 2021 kishte konfirmuar aktakuzën e vitit 2017 për fajësin e tij për krime të luftës. Mlladiqi akuzohet për gjenocid kunder boshnjakëve dhe kroatëve gjatë viit 1992 në disa komuna.

Ai bashkë më kriminelët tjetër serb kishte shkaktuar masakrën më të madhe, ate të Srebernicës ku ishin vrarë 8 mijë boshnjakë në vitit 1995. Kjo maskar ishte konsideruar akt criminal më qëllim të zhdukjës në tërsi të banorëve të Srebrenicës. Mlladiq ishte protagonist kryesor i rrethimit të Sarajevës më shumë kriminelë të tjerë edhe presidentin actual të Serbisë, Aleksander Vuqiq, ku u vranë më mijëra njerëz të pafajashem, të cilin qytet e mbajtën serbët të rrethuar 1.450 ditë, e masakra të tjera në këtë republikë. Atë e ngarkonte akuza për deportim të mijëra myslimaneve jashtë kufijëve të këtij shteti.Ratko Mlladiq i kishte ikur drejtësisë në Hagë për 16 vite më radhë deri sa ishte arrestuar në vitin 2011 në Zrenjanin të Serbisë.

2.Kurse në luftën në Kosovë të fundit më rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë, forcat ushtarake dhe paramilitare të Serbisë, kishin vrarë e masakrauar, gra, burra, fëmijë dhe pleq.Ata kishin dhunuar 20 mijë gra dhe vajza tona.Kishin djegur duke i rrafshuar më tokë, qytete dhe fshatra të tëra.Kishin dëbuar mbi 1 milion shqiptarë nga vatrat e tyre shekullore. Në fund humbën serbët luftën mw shqiptarët. Sot, për çlirimin e vendit nga Serbia fashiste prehen në paqe më mijëra martirë dhe dëshmorë të kombit, të cilët përgjithmonë do të mbesin dhëmbja dhe krenaria jonë kombëtare. Vendi u çlirua falë tyre dhe miqëve tanë ndërkombëtar në botë, duke shijuar sot lirinë, dhe për të formuar shtetin sovran dhe të pavaruar të Kosovës. Ky gjak i dërdhur për liri nuk falet kurrë.

Sikur kjo klasë politike e kan harruar këtë, duke bërë luftë të pamëshirshme për pushtet. Nuk u luftua që të kemi një gjendje të tillë kaotike politike dhe kriza të tjera, duke mos formuar organët e shtetit që shumë kohë. Ky është turpi që nuk lahët. Serbia e terroristit, Aleksandër Vuqiq, asnjëhere nuk pushoi së kërcënuari për pushtimin e Kosovës më luftë. Ajo po armatosët çdo ditë e më shumë për këtë qëllim. E ku jemi ne se? Nuk po i kushtohet kujdes këtij shteti fqinj, i cili nuk është liruar nga elaboratet shekullore famëkqija për zhdukjën e shqiptarëve në Ballkan.

Nuk po kemi mobilizim të përbashkët të forcave politike, të cilat janë zënë keq nder veti, në luftë për pushtet, duke harruar interesat vitale të shtetit të Kosovës. Këta mëkatarë të politikës, po tregojnë së nuk e kan vendin në politikëbërje. Koha e tyre po mbaron, dhe duhet së më parë të kemi një njerëz të ri, të ndërshëm, të cilët do të qonin amantetet e dëshmorëve të kombit deri në fund, për bashkimin e trojeve etnike. Asnjëhere deri me sot nuk u paditë Serbia për gjenocid!Padi kishin bërë Kroacia dhe Bosnja pranë TPI-se ne Hagë.

Kosova ka nevojë për unitet, ka nevojë për ndërshmëri dhe përgjegjësi politike më shumë së kurrë më parë, në këtë botë të trazuar më luftëra. Po humbim shumë në kohë, po humbim ngadalë edhe miqët tanë dhe shumë donacione nga BE-ja. Është zvëtnuar prestigji i Kosovës në arenën ndërkombëtare, për shkak të lojërave të tilla të ulëta të partive politike, të cilat lojëra nuk kanë asgjë të përbashkët më realitetin… Kosova gjithnjë e më shumë po varfërohet! Kosova masivisht po zbrazët nga pa përspetiva e krijuar!Kosova po mbetet e izoluar, jashtë zonës së vendeve të civilizuara të Evropës… Turp…!

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit