24.4 C
Tirana
E dielë, 23 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj A është e mundur që të katandisemi kaq keq në kriza?!

A është e mundur që të katandisemi kaq keq në kriza?!

0
Politikanët e Kosovës

Koment

Spiralja e krizave të traumatizuara nuk po na lëshojnë që shumë kohë. Kosova po humbë kohë më njërëz të tillë, të cilët gjithnjë e më shumë po bien në provim historik! Politikat degraduese janë krejtësishtë të kundërta më politikat të cilët na afrojnë në BE. Të gjitha këto marifete të liga, janë jashtë kornizës kushtetuese dhe pa asnjë përgjegjësi të mundshme. Kjo është ajo që bëjnë abuzuesit dhe përdhunuesit politik me mendje të shëndoshë…

Skënder MULLIQI

Që shumë kohë është shkaktuar një atmosferë e quditshme politike, e cila e pohon regresin në të gjitha segmentet dhe me të gjitha parametrat në çdo hap politik. Asnjë përgjigje për një pyetje të vetme? Vetëm një monolog pa asnjë përmbajtje! Jo vetëm që nuk ka ndonjë përgjigje, por ekziston një heshtje rreth shumë çështjëve të rëndësishme të besueshmërisë qytetare. Ky është konfirmimi më i keq i mundshem i një klase të degraduar politike.

Vetëm njerëzit injorant mund të mendojnë së Kosova mund të ndalet në proceset që e presin. Njeriu mund të mos bjen dakord për çështje të caktuara, por jo për gjithçka. Kjo është sjellje që po na shkakton dhëmbje. Pastaj shtrohet pyetja logjike, a ka këtu elemente të tradhëtisë kombëtare? Të paktën etikë? Do të isha vërtetë i kenaqur si shumica, nëse dikush do të përpiqej të më vërtetonte se në historinë tonë të afërt politike kemi pasur ndonjëherë ngacmues të tillë publik, çfarë jemi duke i pa?

Gjithmonë ka pasur njerëz keqbërës, por për fat të keq kemi njerëz të cilët mbrohen në mënyrë të dendur nga imuniteti. Po presim momentin që të bjën perdja e gjithë këtyre autorëve të veprave të liga, të cilat po në dëmtojnë kaq shumë. Fatkeqësisht, gjithmonë ka pasur tradhtarë, qofshin etikë apo të vërtetë, por kurrë nuk ka ndodhur që njerëz të tillë të përfundojnë pas hekurave për tradhti të lartë.

Kosova më njerëz të tillë të pa etikë politike është duke rënë gjithnjë e më shumë përtoke. Prova të kësaj kemi mjaft. Spiralja e krizave të traumatizuara nuk po na lëshojnë që shumë kohë. Kosova po humbë kohë më njërëz të tillë, të cilët gjithnjë e më shumë po bien në provim historik! Politikat degraduese janë politika krejtësishtë të kundërta më politikat të cilët na afrojnë në BE. Të gjitha këto marifete të liga, janë jashtë kornizës kushtetuese dhe pa asnjë përgjegjësi të mundshme. Kjo është ajo që bëjnë abuzuesit dhe përdhunuesit politik me mendje të shëndoshë.

Tashmë është bërë e qartë për opinion public së kush janë abuzuesit? Njërëz të caktuar të politiksë të vërbuar pas pushtetit dhe të mirave materjale, të cilët nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjedhjen e presidentit të vendit! Secili tërheqë litarin në anën e vet, duke apstrahuar dëmin e madh që po ia shkaktojnë Kosovës në përvetësimin e miliona donacioneve nga BE-ja. Në anën tjetër qytetarët po përballën më koston më të lartë të jetesës në rajon dhe më gjerë.

Mos të flasim për për demokracinë liberale, e cila më shumë po funksionon në letër!Logjika e instaluar që shumë kohë e mos ndëshkimit të atyre që u morën hapur apo tinëz më hajni, më duket mua së janë product të krizave politike dhe krizave institucionale. Është koha e fundit e barabarësisë për të gjithë para organeve të drejtësisë, duke eleminuar në tërsi funksionimin selektiv. Lufta për pushtet dhe për përfitime materjale nuk i nevoitet Kosovës dhe qytetarëve të saj… Kjo është logjikë e tejkaluar e shekullit 20-të…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.