Shkruan: Florim Zeqa, 18.08.2026
Një fjalë e urtë popullore e thotë “Mos i pyet se të tregojnë vet”! Pikërisht në këtë mënyrë u përgjigjen dy “kokat” e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani pasi iu dështoj gjahu politik që e pritnin prej Albin Kurtit!
Lumiri e Vjosa, dy “kokat” e turpit të LDK-së
I filluan bisedimet me ambicie të mëdha personale, duke u thirrur në emër të balancit politik në Kuvend, kinse për interesin e shtetit dhe qytetarëve, mirëpo të njëjtët e bën të kundërtën, duke u zhveshur lakuriq para popullit duke e treguar publikisht se nuk e pranuan ofertën e Kurtit! Nuk e pranuan për arsyen e thjeshtë, pasi ajo nuk i përmbushte orekset e tyre personale!
U bë mirë që dolën lakuriq para popullit, le t’i sheh populli dhe elektorati se kush janë përfituesit dhe rrënuesit LDK-së, le ta sheh përversitetin dhe prapaskenat e tyre politike në dëm të ish partisë shtetformuese dhe shtetndërtuese!
Për të “mirën” e shtetit ju duken pak, por, sikur të ishin plotësuar kërkesat e dy “kokave” për kënaqjen e egos së tyre personale do ta djegnin përseri LDK-në për të “mirën” e shtetit siq e dogji Vjosa në vitin 2021!
Kaq të pa cipë dhe të pakurrizorë janë dy “kokat” e turpit të LDK-së!
I quajta të tillë ata që e turpëruan LDK-në para qytetarëve të vendit, të cilët me padurim e prisnin lidhjen e koalicionit qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së, si e vetmja mundësi reale për t’i parandaluar zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për të mundësuar formimin e institucioneve të reja shtetërore.
Në momentin që iu dështoi gjahu për poste personale, përseri dolën në anën e kundërt të Albin Kurtit, duke e harruar interesin e shtetit dhe të qytetarëve!
E harruan balancin e pamerituar politik ashtu siq i synonin postet e pamerituara shtetërore.
Me largimin nga bisedimet me Albin Kurtin, “dy kokat” e LDK-së e dëshmuan se nuk është Albini i vetmi shkaktar për bllokadën politike, pasi fajin e morën dy ‘lumenjt’ e shtjerrur, Lumi dhe Vjosa të cilët po e dërgojnë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kurse LDK-në drejt zhbërjes totale!
Ai (ajo) që tradhton njëherë, tradhton përherë
Duke kaluar nga njëri pol politik në tjetrin, nga njëra anë në tjetrën, Vjosa Osmani me përqafimet helmuese i ka tradhtuar të gjithë!
Fillimisht e tradhtoj besimin e ish-presidentit Fatmir Sejdiu i cili e mori në zyrën e tij si këshilltare juridike, e tradhtoj Isa Mustafën i cili e ngriti në karrierë politike, duke e bërë kandidate të partisë për kryeministre, kurse së fundmi e tradhtoj edhe Albin Kurtin, personin që e ngriti në hierarkinë më të lartë shtetërore-Presidente të Republikës së Kosovës dhe Komandante Supreme e FSK-së!
Iku nga LDK-ja me tradhti, iku nga Kurti me tradhti, u kthye në LDK me tradhti dhe më tradhti bashkë me Lumirin po e përmbysin LDK-në, të cilën e kanë kthyer në pqaçavurë politike, të cilës nuk i beson më askush!
E kam thënë një një shkrim paraprak, por përserisë edhe tani, nga kjo LDK do të ikte edhe Ibrahim Rugova!
Lumi dhe Vjosa kanë bërë dhe po bëjnë luftë klasash brenda partisë, duke e mbajtur dhunshëm kreun e LDK-së!
Isa, Lumi dhe Vjosa janë shumë afër arritjes së misionit të tyre historik për shkatërrimin e LDK-së në një parti që lufton për ta kaluar pragun zgjedhor, ngase më lartë se kaq nuk do të ngritet asnjëherë! Kështu po e thotë elektorati, i cili tashmë ka vendosur që t’i bojkotojë zgjedhjet e planifikuara në fund të dhjetorit të këtij viti.
Një gjë mos e harroni, fajet fajet nuk i ka Albini për rënjën e LDK-së!
Fajin e ka Isa, Lumi dhe Vjosa, por më së shumti ata (ato) që ju shkojnë pas!
LDK nuk e pranoi ofertën për ndryshim, e pranoj poshtërimin!
Udha e mbarë në rrugën e pakthim!
Florim Zeqa, analist i pavarur politik











