34.4 C
Tirana
E martë, 21 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj “Edi Rama po përdor familjen për të çuar para jashtë shteti”, eurodeputeti...

“Edi Rama po përdor familjen për të çuar para jashtë shteti”, eurodeputeti paralajmëron Ramën: BE po i ndjek paratë, do të ketë pasoja

0
Eurodeputeti çek

“Ne kemi një pasqyrë të qartë të situatës në Shqipëri. Nuk është e mundur të vazhdohet kështu. Korrupsioni nuk do të jetë kurrë pjesë e Bashkimit Europian dhe zoti Rama duhet ta dijë se nëse keqpërdor pushtetin në mënyrë jo demokratike, ai nuk do të bëhet kurrë pjesë e BE-së”. Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Bashkimi Europian nuk do të pranojë një Shqipëri me probleme korrupsioni dhe mungesë transparence zgjedhore.

Ai deklaroi se mesazhi ndaj kryeministrit shqiptar është i qartë dhe se të njëjtin qëndrim e kanë përcjellë edhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Është e nevojshme të ushtrohet presion. Nga Bashkimi Europian mund të jeni të sigurt se situata në Shqipëri po monitorohet dhe qëndrimi ynë është absolutisht i qartë. Nëse zoti Rama nuk përgatit zgjedhje transparente, do të ketë pasoja, veçanërisht për të dhe familjen e tij”, tha Zdechovský.

I pyetur nga moderatori Flavio Qarri për kuptimin e deklaratës “pasoja për të dhe familjen e tij”, eurodeputeti pretendoi se bëhet fjalë për hetimin e lëvizjeve financiare.

“Ne kemi vënë re se ai përdor familjen e tij për të çuar para jashtë shtetit. Ne po ndjekim paratë. Është një mesazh i qartë dhe ai do ta kuptojë shumë mirë”, deklaroi Zdechovský.

Biseda në studio: 

Flavio Qarri: Now, that brings us to our direct problem. Not only with Serbia, but with our Prime Minister, which has maybe same, maybe more corruption, at least that’s what our institutions say. I’m not giving my opinion right now. We have even worse than corruption problems with elections. We don’t know who actually voted for the ruling party in Albania. OSCE has called it electoral autocracy, which is a nice terminology and diplomatic language for dictatorship. What about Mr. Rama in regards of Europe?

Eurodeputeti: Yes, you want to translate your question?

Flavio Qarri:  Yes, thank you, I was thinking about after the answer, but… Po e përkthej për miqtë tanë. Çështja është që ne kemi një hall tjetër, ndoshta më të rrezikshëm se Vuçiç, për shkak se kryeministri ynë në terma korrupsioni, të paktën sipas institucioneve, jo për shpikjeve dhe investigimeve tona, qëndron më lart se Vuçiç në korrupsion, por më keq se aq është të paktën edhe në gjuhë diplomatike e konsideruar një autokraci elektorale, që është një mënyrë e butë për të thënë që është një diktaturë, ku nuk dihet se kush e zgjedh këtë, por që në mënyrë misterioze fiton gjithmonë zgjedhjet. Mr. Zdechovský?

Eurodeputeti: I have to say that I was the chairing the end of the mission in Albania. It was budgetary control mission, and we have it clear overview about the situation here. And we have to say that really it’s not possible to continue like this. We were absolutely straight to say that corruption is, never will be part of the European Union, and Mr. Rama have to know that he will misuse the power in undemocratic way, he will never be joined the European Union. And it was our clear message also, and the same message he received from US embassy and from other partners. Also, I think that really it’s necessary to press him, and from European Union you can really be sure that European Union is overview the situation in Albania. And we are absolutely, absolutely straight in our position. And if Mr. Rama will not prepare the transparent election, it will have it consequences, especially for him and his family. 

Flavio Qarri:  For him and his family. Dakord. Përgjigja e eurodeputetit, pjesë e grupit të EPP, Thomas Zdechovský, është se i vjen… unë kam qenë pjesë e emisionit të faktmbledhjes të EPP-së në Shqipëri. E kam situatën tmerrësisht të qartë. Ajo që dua t’i them kryeministrit është që keqpërdorimi i pushtetit është një gjë që nuk do të tolerohet nga Bashkimi Europian. Ta harrojë, ishte terminologjia e përdorur, anëtarësimin në BE me mënyrën sesi po shkojnë gjërat dhe kështu nuk mund të vazhdojë më. Por këtë mesazh e ka marrë edhe nga partnerët tanë, edhe nga Bashkimi Europian z. Rama.

Nuk do të ketë në Europë një Shqipëri të korruptuar, Shqipëria që do të anëtarësohet në Bashkimin Europian nuk do të ketë këto simptoma, këto trajta që ka me kryeministrin, dhe z. Rama e ka marrë një mesazh të qartë, kjo ishte fjali shumë e fortë, që nëse nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të adresojë problematikat e ngritura nga partnerët europianë, do të ketë pasoja për Edi Ramën dhe për familjen e tij. Can I ask you, if it’s politically correct, to elaborate what does it mean “for him and his family” consequences? A mund ta zhvillosh pak më shumë çfarë do të thotë pasoja për të dhe familjen e tij? 

Eurodeputeti: Because we notes that he really use his family to take some money abroad. And we are following the money. Also, I think that it’s clear message especially for him and he will understand very well my message. 

Flavio Qarri:  Okay, ajo që doja të nënkuptoja me pasoja për të dhe familjen e tij është se ne e dimë që ai përdor familjarë të tij për të lëvizur para jashtë shtetit, dhe kaq mund të them, ai… ne po i ndjekim këto para dhe ai e kupton shumë mirë mesazhin tim. And I think this will be the topic of the political discussions today.

Ky shkrim është në pronësi të “Syri.net”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.