25.1 C
Tirana
E enjte, 16 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj SHQIPTARËT DHE VLERAT QË I MBROJNË

SHQIPTARËT DHE VLERAT QË I MBROJNË

0
Kufijtë e tokave shqiptare

Xhelal Zejneli Xhelal Zejneli

Shqiptarët

– Dënojnë ideologjinë totalitare dhe staliniste;
– Dënojnë bolshevizmin dhe stalinizmin;
– Nuk e mbështesin sistemin dhe regjimin e pas Luftës së Dytë Botërore dhe distancohen prej tij;

– Janë kundër qeverisjes autoritare, autokrate, tiranisë dhe despotizmit;
– Janë kundër sistemit monist;
– Mbështesin pluralizmin politik dhe demokracinë parlamentare;

– Mbështesin ndërtimin e shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës;
– Mbështesin ndërtimin e shoqërisë civile;
– Mbështesin liritë dhe të drejtat e njeriut;
– Mbështesin lirinë e fjalës dhe shtypin e pavarur;

*   *   *

– Duhet të forcojnë dhe të ngrenë në nivel më të lartë arsimimin;
– Duhet t’i intensifikojnë veprimet e veta për t’i luftuar dukuritë negative në shoqëri – veprimet e paligjshme, trafikimin e qenieve njerëzore, të armëve, të lëndëve narkotike, korrupsionie, pasurimin brenda natës, partizimin dhe politizimin e institucioneve publike, nepotizmin, imoralitetin, abuzimet gjatë procesit zgjedhor etj.;

– Duhet të veprojnë për eliminimin e plotë të fenomenit të hakmarrjes;

– Duhet të angazhohen për parandalimin e tendencave të segmenteve të caktuara të shoqërisë për t’i lënë vatrat dhe vendlindjen dhe për të emigruar në vendet perëndimore;

– Duhet të dinë se individi, familja, shoqëria dhe shteti mund të zhvillohen dhe të forcohen vetëm me punë të ndershme;
– Duhet ta rrisin përgjegjësinë në punë;
– Duhet t’i përcjellin arritjet më të reja në botë, në lëmin e shkencës, të teknikës, të teknologjisë, të informatikës, të mjekësisë etj.;

– Duhet t’i përfshijnë në procese shoqërore, politike dhe ekonomike të rinjtë e aftë dhe të shkolluar;
– Duhet të dinë se në shekullin XXI nuk jetohet me mite dhe legjenda, as me patriotizëm folklorik;
– Duhet t’u kushtojnë rëndësi vlerave kombëtare dhe të rrisin vetëdijen kombëtare;

– Duhet të dinë se copëtimi i trojeve etnike të tyre është pasojë e sundimit osman dhe e rrethimit me hienat serbe, greke, malazeze dhe sllavo-maqedonase;

– Duhet të dinë se ngecja e tyre është pasojë e copëtimit të trojeve etnike të tyre;
– Duhet të dinë se për ngecjen e vet, janë fajtorë edhe vetë;
–  Duhet t’i tregojnë botës se janë popull historik dhe popull politik;

– Duhet të manifestojnë kapacitet shtetformues apo shtetndërtues;
– Duhet të jetësojnë ideologjinë kombëtare të rilindësve;
– Duhet të ndërtojnë dhe të ndjekin politikë kombëtare dhe strategji kombëtare;
–  Duhet të kenë ideale madhore dhe të kenë politikanë idealistë;

*   *   *

– Lidhjet me papatin e Romës, të vendosura në kohën e Gjergj Kastriotit, i kultivojnë sot e kësaj dite;
– Mbështesin miqësinë dhe partneritetin strategjik me ShBA-në;
–  Mbështesin integrimin në strukturat euro-atlantike – në NATO dhe në BE;
– Kundërshtojnë fundamentalizmin dhe radikalizmin islamik;

– Janë popull që gjatë Luftës së Dytë Botërore i mori në mbrojtje hebrenjtë dhe nuk i dorëzoi gestapos gjermane asnjë hebre;
– E çmojnë lartë qëndresën e Gjergj Kastriotit ndaj mësymjeve osmane;
– Me pushtimin e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, shqiptarët ranë nën një sundim shumëshekullor;
– E çmojnë lartë figurën e heroit kombëtar – Gjergj Kastriotit (1405-1468);
– Çmojnë lartë periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe rilindësit;

*   *   *

– Çmojnë lartë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878) dhe udhëheqësit e saj: Abdyl Frashërin (Frashër, 1839 – Stamboll, 1892); Ymer Prizrenin (Zgatar, Prizren, 1820 – Ulqin, 12 qershor 1887); Iljaz pashë Çokun të njohur në histori si Iljaz pashë Dibra (fshati Kllopçisht, 1812 – Ohër, 1910)*; Sulejman Vokshin (Gjakovë, 20 shkurt 1815 – Gjakovë, 1890) etj.

Shënim: Më 10 qershor 1878, Iljaz pashë Dibra kryesoi Kuvendin e Përgjithshëm që çoi në themelimin e Lidhjes së Prizrenit dhe u zgjodh kryetar i saj. Kuvendi u mbajt në  xhaminë Bajrakli të qytetit. Është nënshkrues i parë i Kararnamesë së Lidhjes si përfaqësues i Dibrës. Sipas shkrimtarit dhe gazetarit Haki Stërmilli* (Dibër, 17 maj 1895 – Tiranë, 17 janar 1953), Iljaz pashë Dibra e ka prejardhjen nga Maqellara e Dibrës.

Në vitet 1843-1844, në malet e Dibrës u zhvillua Kryengritja e Dervish Carës   Komandanti turk Hajredin Pasha, kishte kërkuar nga malësorët dhe nga popullata e Dibrës me rrethinë të zbatonin reformat e Tanzimatit. Në kryengritje kundër pashait turk mori pjesë edhe Ilaz pashë Dibra. Beteja u zhvillua në fushën e Gjoricës, pranë lumit Drin. Gjenerali turk u thye bashkë me 12.000 luftëtarët e vet. Për trimërinë e kryengritësve shqiptarë flet edhe kënga e “Hajredin Pashës”.

Shënim: Sulejman Vokshi ishte komandant ushtarak dhe udhëheqës i Lidhjes së Prizrenit, anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes si drejtues i Komisionit të Financave, ishte drejtues i   degës ushtarake të Lidhjes.

Shënim: Në vitet 1923-1924, me dekretin e Ahmet Zogut (Kalaja e Burgajetit, 8 tetor 1895 – Suresnes, Francë, 9 prill.1961), Haki Stërmilli ka qenë kryetar i Shërbimit Sekret Shqiptar.

*   *   *

– Çmojnë Kongresin e Manastirit të mbajtur në Manastir prej 14 deri më 22 nëntor 1908 për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Data 22 nëntor quhet Ditë e Alfabetit;

– Çmojnë organizuesit dhe drejtuesit e Kongresit të Alfabetit, si: kryetarin e Kongresit të Manastirit dhe nënkryetarin e Komisionit të alfabetit Mit’hat Frashërin (Janinë, 25 mars 1880 – Long Ajllend, 3 tetor 1947), kryetarin e Komisionit të alfabetit Gjergj Fishtën (Fishtë, 1871 – Shkodër, 1940), sekretarin e Kongresit Luigj Gurakuqin (Shkodër, 19 shkurt 1879 – Bari, Itali, 2 mars 1925) etj.  

*   *   *

– Çmojnë lartë Vlorën e vitit 1912;

– Çmojnë Ismail Qemalin (Vlorë, 15 gusht 1844 – Perugja, 1919). Ishte ideator dhe udhëheqës kryesor i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Ka hyrë në histori si themeluesi i shtetit modern shqiptar;

*   *   *

– Çmojnë lartë dijetarët gjermanë dhe austriakë të cilët, që nga matematikani dhe filozofi Gotfrid Vilhelm Lajbnic (Gottfried Wilhelm Leibniz, Leipzig, 1646 – Hanover, 1716) deri më sot, u morën me studimin e vlerave kulturore dhe historike shqiptare;

*   *   *

– Shqiptarët janë shembull në botë, i harmonisë fetare;
– Çmojnë lartë flamurin kombëtar dhe himnin kombëtar;
– Nuk njohin flamur tjetër pos shqipes me dy krerë;
– Nuk njohin himn kombëtar tjetër përpos këtij që fillon me betimin për flamur;

– Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën çlirimtare të saj;
–  Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe luftën e 2001-shit;
– Çmojnë lartë UÇPMB-në dhe luftën heroike të saj në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë);

*   *   *

– Mbështetën ndërhyrjen ushtarake të NATO-së me në krye ShBA-në, kundër forcave pushtuese serbe në Kosovë dhe makinerisë ushtarake serbe në Serbi;
– Mbështetën me luftë dhe sakrifica çlirimin e Kosovës;
– Mbështetën me entuziazëm shpalljen e pavarësisë së Kosovës;

*   *   *

Çmojnë lartë folkloristin,  poetin, dramaturgun, publicistin dhe rilindësin, të arsimuar në Universitetin e Napolit Frederiku II, Jeronim de Radën (Shën Mitër, Itali, 19 nëntor 1814 – Kalabri, Itali, 28 shkurt 1903). Drejtoi gazetën “L’Albanese d’Italia” (Shqiptari i Italisë). Kjo gazetë politike, shoqërore dhe letrare në gjuhën italiane, pjesërisht edhe në shqipen e  arbëreshëve, njihet si e para gazetë në historinë e shtypit shqiptar. Numri i parë doli më 23 shkurt 1848.

Atë që e bëri Skënderbeu me shpatëti e bëre me pendëo i madhi De Radë!” –Naimi

Vlerësojnë tre personalitetet gjigante të kombit – Konicën, Nolin dhe Fishtën.

  1. Figurën qendrore të lëvizjes kombëtare, studiuesin e historisë dhe të gjuhës shqipe, publicistin, botuesin e revistës “Albania” (Bruksel, 1897-1902 dhe Londër 1902-1909), drejtuesin e Vatrës dhe diplomatin Faik Konica (Konicë, 15 mars 1875 – Uashington D.C., 15 dhjetor 1942); Revistën e sipërthënë e filloi në moshën 22-vjeçare;
  2. Dramaturgun, klerikun ortodoks, politikanin, diplomatin, njeriun e letrave dhe muzikantin, të arsimuar në Harvard University, Boston University, New England Conservatory of Music, Theofan Stilian Noli (Ibriktepe ose Qytezë, Vilajet i Edrenesë, 6 janar 1882 – Fort Lauderdejl, Florida, ShBA, 13 mars 1965);
  3. Françeskanin, arsimtarin, shkrimtarin, përkthyesin, kryetarin e komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, anëtarin e delegacionit të qeverisë së Përmetit në Konferencën e Versajës dhe përfaqësuesin diplomatik të shtetit shqiptar në disa konferenca ballkanike gjatë viteve ’30, autorin e poemës epike “Lahuta e malcís”, zërin e kombit, Gjergj Fishtën (Fishtë, 23 tetor 1871 – Shkodër, 30 dhjetor 1940);

*   *   *

– Vlerësojnë lartë poetin Lasgush Poradeci (Pogradec, 27 dhjetor 1899 – Tiranë, 12 nëntor 1987). Emri i vërtetë i tij është Llazar Sotir Gusho. Lasgush Poradeci është pseudonim i tij. Ishte filolog, poet, përkthyes, shkrimtar dhe pionier i letërsisë moderne shqiptare. Konsiderohet si një nga shkrimtarët shqiptarë më me ndikim të shekullit XX. Veprat e tij lidhen drejtpërdrejt me romantizmin dhe realizmin;

– Vlerësojnë lartë poetin e mjerimit Millosh Gjergj Nikolla (Shkodër, 1911 – Torre Pellice, Itali, 26 gusht 1938). Eshtrat e poetit u sollën në Shqipëri në vitin 1956;

*   *   *

– Shqiptarët i kanë dhënë teatrit evropian një aktor kolosal si Aleksandër Mojsiu (Trieste, 2 prill 1879 – Vjenë; 23 mars 1935);

– Ia kanë dhënë botës më të madhin aktor të historisë së kinematografisë amerikane në zhanrin e humorit –  Xhon Adam Belushin (John Belushi). Ishte aktor, komik dhe muzikant amerikan me prejardhje shqiptare. Lindi në Çikago më 24 janar 1949. Vdiq tragjikisht në Chateau Marmont, Los Anxhelos, Kalifornia më 5 mars 1982, në moshë 33-vjeçare*.

Shënim: Ish-e fejuara e Xhon Belushit, këngëtarja Keti Evelin Smit (Cathy Evelyn Smith; Hamilton, Kanada, 1947 – Maple Ridge, Kanada, 18 gusht 2020) ka vdekur në banesën e saj në Kanada. Xhon Belushi ishte 33 vjeç kur ajo i injektoi gabimisht një përzierje të rrezikshme mes kokainës dhe heroinës. Kjo dozë fatale heroine dhe kokaine ia shkaktoi vdekjen aktorit më të madh të asaj kohe në ShBA. Smith u dënua me 15 muaj burg për vrasje  shkalle të dytë.

*   *   *

– Ngrenë lart folkloristin, akademikun dhe pajtuesin e gjaqeve, Profesor Anton Çettën (Gjakovë, 3 janar 1920 – Prishtinë, 4 nëntor 1995);

– Vlerësojnë lartë simbolin e qëndresës kombëtare – Adem Demaçin (Podujevë, 1936 – Prishtinë, 2018);

– Vlerësojnë figurën e Ibrahim Rugovës (Cerrcë, 1944 – Prishtinë, 2006), si pjesë e historisë së çlirimit të Kosovës;

– Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike të saj për çlirimin e Kosovës;

– Çmoj në lartë komandantin legjendar Adem Jasharin (Prekaz i Poshtëm, 1955 – I pavdekshëm!) dhe përulen para sakrificës së tij dhe të Jasharajve për lirinë e Kosovës;

– Çmojnë lartë dëshmorët e kombit që ranë në altarin e lirisë, në luftë kundër pushtuesve   serbë, për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

*   *   *

            – Krenohen me nobelisten Gonxhe Bojaxhiu, të njohur si Nënë Tereza (Shkup, 1910 – Kalkutë, Indi, 1997). Më 5 shtator 2016, gjatë një ceremonie solemne në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku* ( ) e bëri shenjtërimin e saj.

Shënim: Papa Françesku i lindur si Jorge Mario Bergoglio (17 dhjetor 1936 – 21 prill 2025) ishte fëmija i një çifti italian të emigruar në Buenos-Aires. Shërbeu si udhëheqës i 1.3 miliardë katolikëve të botës. Në vitin 2014 e vizitoi Shqipërinë.

*   *   *

– Çmojnë lartë figurën e Eqrem Çabejt (Gjirokastër, 06.08.1908 – Romë, 13.08.1980), studiuesit të shquar shqipes;

– Çmojnë lartë shkrimtarin gjenial – Ismail Kadarenë (Gjirokastër, 1936 – Tiranë, 2024), të përkthyer dhe të botuar në 47 gjuhë të botës;

– Shqiptarët ia kanë dhënë botës Odiseun shqiptar – Bekim Fehmiun (Sarajevë, 1936 – Beograd, 2010);

– Vlerësojnë mjekun dhe farmakologun amerikan me prejardhje shqiptare Ferit Murati ose Ferid Murad (Whiting, IN, 14 shtator 1936 – Menlo Park, CA, 4 shtator 2023). Lindi në Indiana të ShBA-së, si fëmijë i një emigranti shqiptar nga fshati Llakavicë i Gostivarit. Në vitin 1998 mori çmimin “Nobel” në fiziologji dhe në mjekësi. Më 1 qershor 2012, Universiteti i Tetovës e shpalli nobelistin e sipërthënë Doctor Honoris Causa. Të tillë e kanë shpallur edhe Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2018 edhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup. Ferit Murati e ka vizituar fshatin Llakavicë të Gostivarit ku ka lindur dhe e ka kaluar fëmijërinë babai i vet Xhabir Murat Ejupi.

*   *   *

Shqiptarët mbështesin bashkimin kombëtar;

– Janë faktor paqeje dhe qëndrueshmërie në rajon;

– E dinë se rrethohen nga fqinj grabitqarë si Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, të cilat, me ndihmën e Rusisë, e kanë grabitur më tepër se gjysmën e territorit të tyre;

– Nuk do të kenë marrëdhënie të mira me Serbinë dhe me Greqinë, derisa këto dy vende të mos e lajnë borxhin ndaj shqiptarëve;

– Kundërshtojnë politikën antishqiptare të Rusisë dhe politikën proserbe të saj;
– Nuk janë të drejtuar nga orienti, d.m.th. nga bota arabe apo persiane;
– Nuk funksionojnë me sistem oriental të vlerave – arabe apo persiane;
– I takojnë Evropës dhe janë pjesë e familjes së popujve të kontinentit të vjetër;
– Janë popull proamerikan, përkatësisht properëndimor.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.