Marjana Koçeku – foto nga profili i saj në Facebook
Shkruan Arben Çokaj, gazetar
Marjana Koçeku – neomalësorja – ishte kryesuese e listës së PS-së në Shkodër. Ajo nuk u largua nga Grupi Parlamentar i PS-së, kur Rama me një urrejtje patologjike, në vend që t’ua rregullonte rrugët në Theth thethianëve e ta bënte Thethin si provincë zvicerane, filloi dhe u rrëzoi shtëpitë atyre, qindra mijëra Euro dëm ekonomik, në tokat e tyre, duke u shkaktuar kështu një humbje të madhe ekonomike.
Marjana Koçeku largohet nga Grupi Parlamentar i PS-së
Por tani, pasi hajni doli në krye në Univewrsitetin e Shkodrës dhe e largoi nga puna Rektorin e Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj, dhe Rama mbajti anë me hajnin, si dhe shpërthimi i këtyre protestave të papara e padëgjuara më parë në Shqipëri kundër qeverisë Rama, Marjana u tërhoq nga Grupi Parlamentar i PS-së, doli si deputete e pavarur dhe iu bashkua protestave, për rrëzimin e qeverisë Rama!
Neomalësorja me kec, para se të bëhej deputete
Bravo Mariana për guximin, sakrificën, dhe vlerat që po tregon. Kjo lëvizje politike e jotja është sipar i shkatërrimit nga brenda të PS-së, mjafton të ikin 15 deputetë socialistë si ti dhe Rama, arroganca dhe ngrefosja e hajnitë e tij bien në hale. Kjo dmth. se 15 deputetë si ti kanë më shumë forcë pëfaqësuese në këtë rast, se qindra mijëra njerëz në sheshet e Tiranës, Shqipërisë e qyteteve kryesore të botës, ku po protestojnë shqiptarët.
Dikush si Gjeloja, Partizan Cene e Musa Kurtulaj, etj., mundet me thanë se veprimi yt nuk është shumë i zgjuar nga pikëpamja jote personale e politike, por uroj të të dalë për mbarë. Uroj që instinktet e tua, si deri tani, të mos ju gabojnë!







