Koment
— Kosova shpesh u përballë më bllokada politike të pakuptimta. Këta kurrë nuk e shikuan vetën në pasqyrë. Po bllokohën proceset dhe kjo po na kushton më marrjen e milionave nga BE-ja. Ne thelb elitat politike na morën shumë kohë dhe nuk bënë pothuajse asgjë për të përmirësuar standardet e jetesës së qytetarëve ose për të miratuar ligje që janë të rëndësishme për afrimin e BE-së …
Skënder MULLIQI
Sa është e quditshme, aq është edhe për studim,së si ndodhi që Kosovën e pas luftës të drejtojnë njerëzit shumë pak të pergatitur politikisht? Ishte kohë tranzicioni më plotë sfida. Sigurisht ky soj i politikanëve ka mundësi mos të dijnë as kuptimin e fjalës – tranzicion! Punuan dobët pa përkushtim, në mënyrë inerte, pa dinjitet dhe moral politikë, së u lëshuan në gjahë që përmes profesionit fisnik të politikës të pasurohen, dhe kështu edhe ndodhi. Nuk kuptuan kalimin në demokracinë konsociative, dhe kjo nën kupton që politikanët që na udhëhoqën dhe po na udhëheqin, të kuptojnë që të gjitha vendimet duhet të merren më konsenzus dhe marrëveshje.
Këta njerëz të politikës nuk e kuptuan këtë siq nuk pranuan faktin së asnjë vendim nuk duhet të bëhët më imponim dhe mbivotim, por më dialog, atëherë mund të ecim përpara. Kosova shpesh u përballë më bllokada politike të pakuptimëta. Këta kurrë nuk e shikuan vetën në pasqyrë. Po bllokohën proceset dhe kjo po na kushton më marrjen e milionave nga BE-ja.Ne thelb elitat politike na morën shumë kohë dhe nuk bënë pothuajse asgjë për të përmirësuar standardet e jetesës së qytetarëve ose për të miratuar ligje që janë të rëndësishme për afrimin e BE-së. Është për keqardhje së si qytetarët nuk rebelohën kunder politikave të tilla. Demokracia, liberalizmi, rendi shoqëror po vihen në pikëpyetje.
Kjo është sikur ora kur kthehet për dekada mbrapa.Njerëzit po gjunjëzohen nga udhëheqësit të cilët po përdorin gjuhën e shtrëmbër politike! Ata helmojnë. Liria dhe demokracia sikur po shuhen! Kjo është klasë e pa kuptimt politike. Nuk po vjen në shprehje vullneti i popullit, por po vjen në shprehje, ku partitë politike përfitojnë nga këto mekanizma bllokues për të arritur qëllimet e tyre, duke injoruar nevojat e qytetarëve që përfaqësojnë. Po jetojmë në një shkatërrim brutal që nuk has asnjë dënim efektiv. Kosova ka nevojë të rishqyrtoj shumë çka e veqmas të rishqyrtojë lirinë dhe demokracinë të cilat përditë po zvetnohen nga politikanët e pa ditur, materialista, dhe të pa përgatitur pë sfidat që kërkon shekulli 21! Nuk dua të jem pesimist.
Dua të besoj se ende ka një brez të rinjsh që do të mësojnë mësimet e historisë. Jo për ta përsëritur atë dhe për ta përdorur atë në ryshfet kombëtar, por për të shmangur përsëritjen e gabimeve tona. Dhe gabimet e atyre para nesh. E vetmja gjë utopike në këtë shoqëri është të besosh se gjërat do të ndryshojnë pa bërë asgjë për këtë. Të bësosh këtë lloj të njerëzve të politikës, është sikur të besosh në filma vizatimor! Këta janë më shumë imitim i politikanëve, së sa politikanë të mirëfilltë. Nuk po kuptohet se kultura është themeli, një nga shtyllat mbi të cilat mbështetet shoqëria. Nuk po i dallojnë nga padija e tyre vlerat nga antivlerat të cilët edhe po na i servirin. Politikat e tyre më shumë janë për argëtim, si ndonjë telenovelë apo teatër apsurdi..!











