Milazim Zeqiraj
Zgjedhje për “zgjidhje”,
sikur zgjidhja,
të jetonte këtu.
Stuhitë përplasen,
ne ecim në rrugë tonë,
Pas zgjedhjeve,
zgjidhja u ngatërru,
njëhere në kuvend,
s’fundi në presidencë.
2.
Në fushatë:
premtime për zhvillm.
dhe thirrje për votim.
Këta politikanë,
erdhën ditën.
Ne i kemi parë,
na treguan,
por nuk i kuptuam.
Në Kuvend
asnjë fjalë,
për ne e për vend,
veç për pushtet,
karrige
dhe hijen e vet.
Erdhën me fjalë të mëdha
por edhe këtë verë
vendin po e lanë në terr..
3.
Lirin e forcojmë,
me votim.
Ne nuk dorëzohem.
Ata nuk po e kuptojnë,
vendin po e demtojnë,
Këtë ngatërrim,
vota e lirë
dhe dialogu
e kjartëson.
Maji 2026


