Nga Engjëllushe Sheme Koltraka
Në malet e Kolonjës
Aty është Dodona
Hijeshi merr dheu i tokës
Kur shpërthen lule zonja.
Aromën e luleve e përhap puhiza
Zemrën me malin njësh e ngjiza
U ngjita honeve si një alpiniste
Rrugën ma tregoi një rreze drite.
I studiova malet që nga lashtësia
Në zemer të maleve ndrinë madhështia
Në çdo emër tregohet e Vërteta
I mblodha të dhënat si nektarin bleta.
Më lehtësohen përpjekjet e mia
Pasi i shpjegon toponimia
Të gjithë të fshehtat enigmatike
Toponimia i ndriçon ditë pas dite.
Toponimet i ruajti Zoti
Të mos shuhet historia
Babai i historisë Herodoti
I argumenton vargjet e mia.
Kanë kaluar mijëra vjet
Toponimet rrinë gjallë
Mbi këtë tokë sa të ketë jetë
Rrojnë dhe shpjegojnë çdo fjalë.
Rrojnë zakone dhe tradita
Nëna Kolonjë ia ushqen fëmijës
Kur errësohet, kur çel Dita
E ndien ëmbël dashurinë e fqinjes.
Kjo e ka emrin harmoni
Ndaj nuk ndjehesh i harruar
Prindi të rrit me dashuri
Që në djep kur të ka përkundur.
Më trazohen mendimet
Kur lexoj Herodotin
Qielli ndrinë nga vezullimet
Më pranveror e shoh motin.
Herodoti shkruan për Dodonen…
Mësojmë se atë e kemi tonën
“O Zeus, Mbret Dodonas…
O Zeus Mbret i Pellazgeve,
Je dhe Mbret i Dodonëve”
Me krenari unë flas
Kolonja i ruan në themelet e pragjeve
Dhe në thellësitë e honeve.
” O Zeus që nga larg
Sundo dhe Dodonen”
Sa here unë sytë i hap
Sikur shoh gjithë botën…
Në ndihmë më vjen dhe Homeri
Ai që shkroi Iliadën
Gjer në zemër mendimi më theri
Ai të artë e ka fjalën.
Të artë germë për germë.
‘O Zeus, Mbret Dodonas
E Pellazgjik i tërë…”
Historinë askush nuk ta varros
“T’i që banon larg,
Ti kujdesesh për Dodonën”.
-Homer, me këto fjalë më rrënqethe
Kur tregon për Dodonen dimër keqe
Herodoti thotë të njejtën gjë
Siç thotë Homeri me shkrim e zë…
O Zot të qofsha falë!
Që i solle tek unë si të gjallë
Ketu për rrethi janë Sellet…
Që nga permbytja e madhe
Ketu të ngroh drita e diellit
Dhe gëzon me këngê e valle….
O Kolonjë Epiriote Mollose
Nuk u tkurre e nuk u sose…
Të shkëlqen takia e fustanella
Porsi lulet që sjell pranvera.
Në malet e bukura të Barmashit
Mikun e nderojnë me kokën e dashit
Ndaj krenohet i zoti i shtëpisë
Për nderimin që bën qyteti Sella i Sellopisë.
Në Kamnik, Maja e Sellarëve
Ketu kanë banuar Selejt
Aty është origjina e baballarëve
Që ruhet me mijëra vjet.
O Gramoz, të bardhë e ke kurorën
Ku e zë dëbora dëborën.
Dodona pranë lumit Langarica
Emrin e ka nga fjala ngrica.
Langarica, degë e Vjosës
Me degen që vjen nga Pindi,
Në Petran formojne lumin ASOS…
Historinë mos e varros!…
Langarica quhet “lumi i shenjtë”.
Edhe sot ky emërtim është i njejtë.
Epiri i Mollosisë Pellazgjike
Është përjetë shqipe epike…
O Kolonjë me rrënjë të thella
Që kur njeriu jetonte në shpella
Kur i ftohti bëri akullnajën
Zemra e malit ngrohtë ta mbajti djalën.
Kështu e ruajte trashégiminë
Siç e ruan dhe krenarinë
Ndaj kudo në botën mbarë
Me besë do të gjeshë kolonjarë.
Kolonjën nuk e harrojne kurrë
Në gji e ruajnë flamurë
Flamurin e kuq me shqiponjë
Jam kolonjarë, me krenari thonë…
Rrinë përkrah shoqi-shoqit
Nuk i thyen as Gorreni i Gjonçit…
Trashëgojnë zakonet e të parëve
Që nuk u copëtuan prej përçarjeve.
Që mbanin gati pushkë e allti
Nuk e ndanë Kolonjen nga Nëna Shqipëri
Se ishin trima të pushkës e mendjes
Përherë ia gëzuan zemrën nenes.
Dodona, qendra e Pellazgjisë
Krenari e shqiptarisë
Në Dodonë ka varrin Zeusi
Kolonja kurrë shpinën nuk e kërrusi.
Edhe unë kam zemrën e kolonjarit
Për së gjati kërceva hapësirën e varrit…
Ndaj do të flas sa të jemë gjallë
Për Kolonjen time do të ruaj mallë.
Kolonja ka njëzet e tetë patriotë
Që shkëlqejnë si meteorë
Në zemër kanë gjak Mollosiot
Krenar për Kolonjën luleborë.
Kolonja ka histori
Siç ka behar dhe stuhi,
Siç ka gëzime dhe idhni
Siç ka urrejtje dhe dashuri.
Dashurinë ma mbështolli idhnimi
E prap thashë Gramozi është i imi
E thashë i imi dhe Melesini
E dua Kolonjën dhe në dite dimri.
Se Kolonja nuk ka të sharë
Buzëqeshjen e ka beharë
Mikpritjen e ka të pa parë
Edhe lotin si ujëvarë…
Ka lot gëzimi dhe hidhërimi
Kur ndahet Nëna nga i biri
Mungon aroma në lule bliri
Kur lëshon mallkim qafiri…
Në Kolonjë dëgjohet një gajde
Po bën dasëm Shqipni e Madhe
Zemrën peshë o dasëm ma ngrite…
Gezon shqipja Pellazgjike!
Tiranë, 09/05/2026


