13.5 C
Tirana
E martë, 28 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Nënat që lindën yje

Nënat që lindën yje

0
Monumenti Heroinat - Prishtinë
Milazim Zeqiraj
Milazim Zeqiraj

Milazim Zeqiraj

(Kushtuar nënave dëshmore)

Sytë e nënave dëshmore
mbajnë heshtje

Ato zbresin
me lule të freskëta
në lapidar.

Loti ju bije ngadalë,
si meteor aty.
Pa zë,
dhimbje tregojnë.

Flakë zemrash,
që nuk fikët në krahrorë.
Ruajnë rrënjët,
që zbusin dhimbjët.

2.

Dëshmorët,
yje në gurë.

Toka hesht,
aty ku ra gjaku i tyre,
valëvitet flamuri i lirisë.

Zogjtë nga lartë,
shohin si mbijnë lulet,
në heshtje,
mbi gurë.

Me heroizmin e tyre,
liria s’është fjalë,
por këngë
që lind nga dhimbja.

Është hyjnore,
rrjedh si dritë,
dhe s‘fikët kurrë.

Prill 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.