15.5 C
Tirana
E hënë, 9 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Ata që nuk janë më popullin nuk janë as më Zotin…!

Ata që nuk janë më popullin nuk janë as më Zotin…!

0
Politikanët e Kosovës

Koment

Shumica e kësaj klase politike konfliktuoze moti kanë rënë në provim…!

Skënder MULLIQI

Dështimi politik i strukturave të vjetra është zhgenjim i madh për Kosovën. Është treguar se karrierizmi, klientelizmi, korrupcioni, janë largim i plotë nga vlerat themelore midis poltikanëve, për të cilët jeta nuk është e shenjtë. Nuk mund ta kapërcëjnë momentin e ndasisë së madhe, kur populli mbron jeten dhe shtetin në mënyrë refleksive. Përvojë e keqe kjo apo jo? Kosova është bërë një vend ku ka shumë përqarje në shoqëri që nxitën nga kuzhina politike profitereske dhe antishqiptare. E gjithë kjo zhurmë e madhe poltike, sigurishtë së nuk po bëhët për asgjë, dhe se nuk është e rastësishme. Dikush ashiqare është duke punuar kunder interesave te Kosovës.

Ata që shtyhen më bërryla për poste dhe më shumë pushtet, paraqesin gjithmionë rrezik për të ardhmen e shtetit, dhe të ardhmën e kombit. Njerëzit më karakteër të ulët nuk I duhen asgjë Kosovës. Këta duhet të ndalohen nga populli në marshimin e tyre politik të rrezikshem. Patriot nuk behët askush më fjalë, por më vepra. Të gjithë duhet të përpiqemi më të gjitha mjetet të parandalojmë rrokullisjën e shtetit tonë të fituar më gjak. Beteja per Kosovën na pret të gjithëve, nese këtë gjë nuk po e bëjnë përfaqësuesit politikë të popullit !Në të gjithë këtë rrokullisje që po bëhët, jemi të detyruar të respektojmë vullnetitin e popullit, siç është sanksionuar më Kushtetutë ashtu siç shkruhet, e jo të sipas interpretimeve sipas dëshirës, apo më qëllime tendencioze.

Populli i ka ndihmuar të gjitha proceset pa asnjë frikë. Por, gjithmonë vullneti i sovranit u keqpërdorë nga ata që e drejtuan jo mirë shtetit e Kosovës për shumë vite me radhë. Kjo përqarje është vazhdimësi nga e kaluara por, që tash ka arritur kulmin. Ka arritur kulmin së synimet për pushtet apsolut nuk u ndalën asnjëherë nga profiteret e politikës. Mosbesimi lind kur njerëzve u mungon kompromisi. Nuk po ruhet fati i shoqërisë dhe të shtetit të Kosovës, kur bota ka hy në një fazë të rrezikshme lufte. Fitorja në Kosovë u fitua nga populli. E populli po ndihet më të drejtë i harruar dhe i nëpërkëmbur, nga të pa përgjegjshmit dhe të pa moralet e politikës.

Jeta njerëzore është pasuria më e madhe që ka një familje, shoqëri dhe shtet.Nuk ka forcë materiale që mund të matet me forcën shpirtërore që mund të fitohet nga një popull…Burrshtetasit e vërtetë, zbresin në terren për tu takuar me popullin, duke i ndarë hallet dhe problemet me ta. Këta zbresin në terrern vetëm kur nga populli në mënyrë mashtruese e manipuluese kërkojnë votën e tyre… Shumica e kësaj klase politike konfliktuoze moti kan rënë ne provim! Ata që nuk janë më popullin nuk janë as më Zotin…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.