7.5 C
Tirana
E dielë, 8 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Çka do të mbjellim, edhe do të korrim!?

Çka do të mbjellim, edhe do të korrim!?

0
Vjosa Osmani - NATO

Koment

Deri tash korrëm fortunë politike…!

Skënder MULLIQI

Kosova është futur në rrethin vicioz të krizës politike dhe institucionale, tash më(mos) zgjedhjen e presidentit të shtetit. Duhet të bëjmë dallimin apo vijën ndarëse së kush janë protagonostet e të keqës politike, ku jemi katandisur që një vit e më shumë, por edhe më parë kemi pasur kriza politike dhe institucionale. I kan hy politikës njerëzit të pa vizion, njerëzit profitera të cilët natyrisht në plan të parë e kan pushtetin për ti ruajtur privilegjet që sjellë ai. Po shihet qartazi së po ti vihet flaka Kosovës, pushteti mbetet prap në plan të parë! Kjo rrallë ndodhë në botën demokratike. Njerëz të pa vision politikë i kemi gjatë në pushtet, të cilët më qdo kusht po dëshirojnë ta ruajnë pasurinë e paligjshme shumvjeçare dhe shumë privilegje te tjera që po ju sjellë pushteti.

Kësaj valleje të turpit po i prin blloku opozitar, i cili pa vota po dëshiron të këtë ekzekutivin dhe presidencën. Kjo është presedan i llojit të vet. Këta janë bërë protagonist të kaosit politikë dhe institucional. Vota merret në zgjedhje të lira dhe demokratike, e këta po dëshirojnë të marrin pushtet në tavolinë. Populli i Kosovës kurrë nuk duhet të përfshihet në vizionin e tyre të mbrapsht, në vizionin përfitues e zhvatës, në vizionin e autokratizmit. Është e qartë së Vjosa Osmani ka aftësi për të qenë edhe një mandat e para e shtetit, që unë e kam përkrahë, por është shumë e vertëtë së ka hy në lojë më bllokun opozitarë, i cili bllok po bllokon të ardhmën e shtetit të Kosovës që shumë kohë Këta moti kan shkelur në dërrasa të kalbura. Këta me shume janë simptomë e rënjës së shtetit, së sa shpëtimtarë të tij! Prodhimi i krizave katërcipërishtë e konfirmon këtë.

Një shtet miniaturë në këtë botë dhe të kemi kaq shumë përqarje dhe mos unitet nuk e ka pritur askush pas luftës. Ne vend të politikës së mirëfilltë në prapaskenë qendron parapolitika të cilët po kontrollojnë gjithqka. Këta janë bërë më tw fortë së shteti, dhe edhe nga ky kënd duhet shikuar të gjitha këto manovrime politike për pushtet. Kosova sigurishtë së nuk do të përfitojë nga politikat pa vizionare edhe shumë të dëmshme për të ardhmën tonë si popull në Ballkan. Ambiciet dhe egotë e tilla të sëmuara e të pakufishme janë duke rrezikuar historinë dhe luftën tonë të lavdishme. Por, nuk ka nevojë të dëshpërhomi aq shumë, së çdo gjë ka një zgjidhje, pos vdekjës nuk i gjendet qarja siq thotë një fjalë e popullit. Nuk guxojmë si popull të futemi në humnerën politike dhe në humnerën morale, të atyre elitave të cilët pak kan dijeni për politikë, e jane materjalista…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.