
Shkak për këtë shkrim u bënë akuzat e bëra nga opozira për korrupsion, ndaj zevendëskryeministres Balluku. Ndërkohësisht më kanë shtyrë edhe kërkesa e SPAK-ut, drejtuar Kuvendit për heqjen e mandatit të imunitetit, të deputetes Balluku. Ndër të tjera, më shtyu më shumë edhe deponimi i disa akuzave, të gazetarit Almer Toska në disa studio televizive, dhe në portalin NOVE MEDIA, ALBANIA, për Ballukun.
Këtu, Ai, ndër të tjera citon,: “Largimi nga detyra i Ballukut mund të vijë vetëm përmes shtimit të akuzave të reja penale”. Po kështu më tej ai deklaroi se: ” Deputetë që kanë akses në dosjen hetimore disponojnë, sipas tij, “fakte shumë të rënda”, të cilat ende nuk janë bërë publike”. Toska pretendoi se Ballukut mund t’i shtohen akuza për vepra të tjera korrupsioni, të lidhura me projektet rrugore, si: Thumanë-Kashar, Korçë-Ersekë, Tuneli i Murrizit… Shtojmë këtu edhe akuzat e mëparshme ndaj saj, për: Tunelin e Llogarasë, Unazën e Madhe të Tiranës, segmenti i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, etj.
Duke u nisur nga reagimi dhe publikimet e shtypit, akuzat e opozitës për korrupsionin ndaj Ballukut dhe mosveprimin e Kuvendit për heqjen e mandatit të saj, unë mendoj:
1-Deri sa të provohen akuzat ndaj Ballukut, prej Organeve të Drejtësisë dhe SPAK-ut, Balluku duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen. Po të ketë integritet moral mund ta japi dhe tani…
2-Përderisa kjo nuk ka ndodhur dhe besoj se nuk do të ndodhë kurrë prej saj, kryeministri Rama duhet ta kishte shkarkuar menjëherë nga detyra si ministre dhe zevendëskryeministre, deri në një afat të dytë kur akuzat të vërtetohen nga drejtësia.
3-Nëse do të vërtetoheshin akuzat për korrupsion të saj, nga ana e SPAK-ut, Balluku le të kryej dënimin me burg sipas vendimit të Gjykatës… Në të kundërt, kur nuk provohen akuzat e bëra ndaj saj, nëse ajo del e pafajshme me vendim gjyqësor, dhe kthehet në detyrë edhe më e fuqishme sa më parë. Sa mirë dotë ishte kështu!
4-Të korruptuarit dhe vërtetimi i aferave të tyre me vendim Gjykate, në çdo rast, në çdo instancë, për secilin person dhe pa asnjë dallim, krahas kryerjes së dënimit me burg, TË KTHEJNË VLERAT MONETARE të vjedhura apo të fituara padrejtësisht.
5-Kjo do të ishte drejtësia që ne kërkojmë. Në të kundër, “rrama përtama”, thotë populli, kanë për të shkuar punët në Shqipërinë tonë të mrekullueshme.
Unë shpresoj shumë tek drejtësia e re…
Ibrahim Kabili
Tiranë, më 29.01.2026










