Autore:
Elife LIUZHA
NUK E DIJA
Se nga dritëhënëza frymon nata
Se pa dritërrezet e diellit
Ditët ngrysen jargavan
Se në majë lapsi sillet historia
Me lakuriqësi laviresh
Nga ne e për ne ngrihen lapidare
Të shenjtërisë së rreme
Lojë e hazdisur
Fushave shterpe
Ndjell mëkat









