12.5 C
Tirana
E dielë, 15 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Bipolarizimi pa profilizim i dëmshëm për shtetin!

Bipolarizimi pa profilizim i dëmshëm për shtetin!

1
Albini - Lumiri - Memli - Ramushi

Shkruan: Florim Zeqa, 17.12.2025

Viteve të fundit është folur pak, por nuk është bërë asgjë rreth profilizimit të partive politike. Po t’i shikosh programet e të gjitha partive politike, vërehet qartë sa të përafërta janë me njëra-tjetrën partitë tona politike. Të gjitha thirren në demokraci, mirëqenje qytetare, respektim të ligjit e kushtetutshmërisë, por asnjëra prej tyre nuk respektojnë kode e ligje!

Kur mungon e djathta dhe e majta, lulëzon mishmashi politik

Veprimet e partive politike (pozitë dhe opozitë) e tregojnë më së miri orientimin e tyre politik!

Përderisa partia më përvojen më të gjatë në skenën politike vendore-LDK-ja e ka humbur tërësisht busullën orientuese, duke rrëshqitur nga shtrati i saj demokratik, partive politike të themeluara pas luftës, jo vetëm që u mungon demokracia e brendshme, shprehja e lirë dhe mendimi ndryshe nga lideri, u mungon profilizimi i qartë dhe meritokracia si një element bazik i demokracisë!

Kështu pra, edhe në Kosovë si në çdo vend tjetër demokratik duhet të krijohen dy blloqe të forta politike, që do të krijonin një konkurencë të mirëfilltë demokratike dhe me ofertë serioze për elektoratin kosovar.

Me profilizimin e partive politike, jo vetëm që do të qartësoheshin gjërat, kjo do të ndikonte në rritjen e interesimit të elektoratit për dalje në zgjedhje.

Thellësisht jam i bindur, sikur popullata të ishte treguar më e syqelë përgjatë këtyre viteve të pas-pavarësisë, me ndëshkimin e së keqës përmes votës së lirë, me siguri, sot do ta kishim një situatë krejt më ndryshe në Kosovë.

Sot do t’i kishim dy eferta serioze politike e jo dy blloqe inatçore politike të barrikaduara kundër njëra-tjetrës!

Mirëpo në vend të kësaj ndodhi heshtja e popullatës nga pritja e “mrekullisë nga qielli”.

Sa më parë ta çlirojmë Kosovën nga përbindëshat politik, aq më e afërt do të jetë dita e ndryshimeve pozitive në vendin tonë!

Zgjatja e jetës kësaj klase politike do të thotë vdekje e ardhmërisë së shumë gjeneratave në Kosovë.

Sikur të ndodhte më kohë profilizimi i partive tona politike, në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 do t’i kishim përballë njëra tjetrës të djathtën dhe të majtën e jo të djathtën kundër të djathtës dhe të majtën kundër të majtës!

Në dy blloqet aktuale janë bërë bashkë e majta dhe e djathta dhe anasjelltas!

Janë bërë bashkë e mira dhe e keqja, e kuqja dhe e kaltra, socialistët dhe demokratët, komunistët dhe demokristianët!

Këtë shkrim po e përfundoj me një thënje të Albert Einstein; “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që bëjnë gjëra të këqija, por për shkak të njerëzve që i shohin ata dhe nuk bëjnë asgjë!

1 KOMENT

  1. z. Florim,

    lexova shkrimin e juaj, ndaj po jap KOMENT.
    Titulli i shkrimit t’uaj NUK PËRKON me përmbajtjën e shkrimit.

    Ju përdorni fjalën “Bipolarizim” që ka kuptimin:

    “Bipolarizimi është një çrregullim i shëndetit mendor që karakterizohet nga ndryshime të mëdha në humor, energji dhe nivele aktiviteti. Kjo gjendje mund të ndikojë rëndë në jetën e përditshme të individëve që e prekin, duke shkaktuar periudha ekstreme të manisë (euforia) dhe depresionit. Ky çrregullim është gjithashtu i njohur si “Çrregullimi Bipolar”, dhe ai mund të ndikojë në marrëdhëniet, punën dhe aftësitë për të marrë vendime.
    *
    Nuk po zgjas më tepër me komentin, po e përfundoj me këtë thënie:

    “Ata që i trajtojnë veçmas politikën dhe moralin, nuk do të kuptojnë kurrë
    as njërën as tjetrën.” (John Morley)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.