7.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi RAGUZË DHE GURË

RAGUZË DHE GURË

0
Hajdin Morina

Hajdin Morina

RAGUZË DHE GURË

iku deti e diku ra qielli
gjithçka Raguzë
tërë bota gurë

e vetëm gurë e shkallë
lehtë zdirgjem poshtë
vështirë ngjitem lart

në kambanën e mesditës
preka zërin shqip të Gjon Gjin Gazulit
të Mirditës

e gjithçka Raguzë e tërë bota gurë

(Raguzë, 3 maj 2025)

TE KULLA E BALSHAJVE

dritaret plot det të thellë
kulla ia paska marrë
syrit tënd

prarimin e vështrimit
ta paske marrë dielli
për të vakëtat rreze
në buzëmbrëmje

të shtunën
nën kullë të Balshajve
kësaj vere

RITUAL I PURPURT

purpuri i buzëve të mbrëmjes
pikoi ëmbël mbi një varkë
e palmat krehën flokët e gjatë

(Ulqin, te Kalaja, e shtunë, 3 maj 2025)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.