11.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

ATDHEU BURRË PA GRUA

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

NGA KALOSH ҪELIKU

E nis këtë libër, jo rastësisht me një thënie të Fan Nolit:
KULTUROFAGËT, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten në plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i coptosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë… që t’i çqitësh këta nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën po edhe këmbët e trupin…

E pyes veten: a i kemi ne kulturofagët edhe sot në demokraci?!… Po. Edhe atë, nëpër institucione të shtetit… Mjetet e informacionit … Parti politike… Komisione… Kudo. Farë hithe kjo, që ka mbi qysh në kohën e komunizmit dhe ka lëshuar rrënjë në shoqërinë shqiptare brez pas brezi.

Hapni gazetat!… Radion… Televizorin… Nuk i shihni si fotografohen, marrin poza… Shesin mend: “ne nuk vuajmë nga komplekset. Ne kemi ardhë këtu që të eci puna mirë… Para kyçjes sime, qe caktuar lista e pjesmarrsve shqiptarë në të. Në vitin e ardhshëm do të insistoj të ftohen poetë që nuk kanë pasur rastin të marrin pjesë në këtë manifestim, pamvarsisht simpative e antipative që personalisht mund të kem për ta.”

O Imzot, shpëtona nga këta kulturofagë! … Mëshirë!… E sakatuan arsimin… Kulturën shqiptare… Përditë e shesin veten një torbë taxhi … Dhe, përderisa unë kam rënë në dy gjunj, i kam ngritur duart lartë nga qielli, bëj lutje… Kulturofagu merr guximin dhe vazhdon betejën: “Nëse ndodh që në edicionin e ardhshëm të gjendem para aktit të kryer… do ta bëj pa hezitim të njëjtën…”

E shihni, ky Kulturofag mendon që edhe në vitin e ardhshëm ta sakatojë kulturën shqiptare. Asnjë fjalë nuk e thotë për mospjesmarrjen e poetëve nga Kosova. Asgjë. Kafshatë e madhe kjo, që i ka mbetur në fyt…

Dhe, kur gazetarja e pyet: “Po, pse erdhët atëherë në vend të tij? “Kulturofagu përgjigjet: “Erdha që t’i shtyjë gjërat përpara…” O bjeri he burrë, bjeri kulturës shqiptare!… Dhe, ai i armatosur deri në dhëmbë e nxjerrë “nagantin” me fishekë qorra nga brezi… Vazhdon: “Unë do të provoj me të gjitha forcat e mia që të jap një trohë kontributi, dhe nëse pas një kohe do e vërej se nuk ecin gjërat do ta lëshoj vendin një më të afti…”

Duartrokitje. E arrin kulminacionin. Mjerimin e tij prej kulturofagu: “… këtë detyrë nuk e kam pranuar as për afirmim as për shërim kompleksesh eventuale”.
Amani, edhe njëherë të lutem, ndale luftën!…

Dhe, pasi e ka derdhur gjakun deri në gju në gazetë, përfundon: “… nëse nuk arrijmë pozitën e poezisë sonë në edicionin e ardhshëm të manifestimit, gjithësesi nuk do të rri si duduk dhe nuk do t’i shërbej kujt për alibi qesharake…”

Të lumtë!… E ke thënë si burrat… Vazhdoe luftën!… Kulturofagu e ngushllon veten. Shpreson. Fotografohet… Merr poza… Lexon poezi… Shet mend… Tre orë para fillimit të manifestmit jep dorëheqje. E, nuk e di se dorëheqja është humbje. Paaftësi… Dorëzim i armëve… Tashti, e ndërron strategjinë e lufës. I shkruan letra dashurie Ministrit të Kulturës…

Probatimit, që para një kohe me shokë anonimë (nëse ju kujtohet) patën një takim pune për ta sakatuar kulturën shqiptare. E kandidon veten për ministër të Kulturës… E thërret në ndihmë BDI-në: “Burime në partinë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), thonë, se: fajtorë për dorëheqjen e F. S. është Ministri i arsimit A. P. i cili ashtu si edhe A. V. më parë i ka futur në këshill pa u afruar kurrëfarë përkrahje e duke i lënë si dele në mes të ujqërve”.

O Imzot, si plasa së qeshuri nga kurrizi!… Fajin e kanë vetë: pse nuk dërgojnë ujqër???!!!… Delet le t’i mbajnë për vete, në vathë… Dhe, i madh e i vogël çohen më këmbë në gazetën e përditshme LAJM, ku janë të punësuar probatimat. E thirrin edhe njëherë në ndihmë zëdhënsen e BDI -së. E shajnë Xh. S. “këtë poet të madh me shpirt të vogël”, që vështirë e ka të shkojë pas gomarit…

Profesorin e letërsisë, Dr. N. S. “që nuk ia ka mësuar mirë siç duhet letërsinë shqipe në fakultet. N. V. që merr guximin të lexojë poezi, pa lejen e “patriotëve ” të vonuar… Kryetarin e Komunës së Strugës z. R. M. që ua ka pastruar trotuaret, po jo edhe dhiaret e manifestimit…

Vazhdojnë me sharjet, ofendimet e poetëve shqiptarë pjesmarrës të manifestmit nëpër të përditshmet në gjuhën shqipe: shkaku poezisë “Albanie” ( Shqipëria ) ” me nënteks fyes për shqiptarët, që u bë shkas për braktisjen e këtij karnevali nga të gjithë poetët tanë (???!!!…) me përjashtim të ca zvarranikëve. ”

Edhe atë, në fushën e mejdanit… Gazeta, ku kryqzohen penat…

Fragment nga antiromani KULTUROFAGU (2006)

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit