Vendi forcohet me duar të bashkuara

0
Albini - Lumiri - Memli - Ramushi

Milazim Zeqiraj

Kjo tokë ka sy të mprehtë,
e njeh erën e tonë kur punojmë,
dhe zhurmën e atij që vetëm flet.

Ndër vitë, njerëzit e kësaj toke,
pa u lodhur, në duar mbanin kodra,
me durimin e gurit i këndonin ninullat.

A po e shifni si flamuri ynë,
valvitet në sheshe me qiell?
Aty shqiponja fluturon e lirë,
e mbushur me forcën e diellit.

Ajo nuk kërkon mburrjet tona,
por punën tonë.
Nuk kërkon jetë të stuhishme,
se ajo nga ofshamat,
i ringjall heronjtë tanë ndër varre.

E ardhmja kërkon duar të bashkuars,
jo gishta të drejtuar kundër njëri-tjetrit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.