Koment
— Lufta për pushtet, ka qitur krejtësishtë në margjina çdo vlerë, duke e dërguar vendin kah anarshia. Kjo është e pafalshme dhe e dënueshme më ligjet dhe Kushtetutën e vendit tonë. Është e turpshme kur paralamentarët nuk e gëzojnë besimin e qytetarëve nga të cilët janë zgjedhur…
Skënder MULLIQI
Po shohim, që shumë kohë përplasje të Pozitës dhe të Opozitës. Mendoj, së kjo opozitë nuk ka qenë kurrë më e dëbët, më e hutuar ideologjikisht dhe moralishtt. Kjo gjithnjë e më shumë po shfaqë në opinion e gjerë publik refeklese totalitare. Nuk po e pranojnë humbjën nga LVV nga zgjedhjet e fundit nacionale. Kritikat karshi fituesit të zgjedhjeve janë më shumë tendecioze së sa kritika parimore për interesin e përbashkët. Këta po kritikojnë si autocrat së ajo që gjatë kan qenë në pushtet, edhe ka instaluar një logjikë të tillë.
Dihet së rezistenca më e madhe e bllokut opozitarë po bëhët që ti ruajnë privilegjet që i sjellë pushteti. Ata po duan të mbesin të tillë, duke mos u transformuar. Kjo me duket së është pa pjekuri politike midis partive opozitare. Opozita nuk po ofron zgjidhje konkrete, po merret më konfrontime për secilën temë politike, edhe atëherë kur janë në pyetje mbrojtja e interesave shtetërore dhe nacionale.Nuk po merrën më problemet reale të qytetarëve.
Opozita e sotme po bëhet gjithnjë e më vetëshkatërruese dhe e humbur në kontradiktat e veta. Kur jemi të mediat e caktuara që po janë shumë të zëshme, nuk po janë në gjendje të profilizojnë debatet publike ose të promovojë ide të reja dhe njerëz të rinj. Po shohom po thuaj fytyra të njejta të politikës dhe të analistëve politikë, që tashmë janë bërë shumë të neveritshem. Zhurma që po e bëjnë nëpër debatet televizive janë duke futur përqarje të madhe në opinion e gjerë publik. Kjo po krijon një boshllëk të madh dhe të njëanshem, duke e zhytyr shoqërinë në një polarizim gjithnjë e më të thellë.
Polarizimi i shoqërisë është i tmershëm dhe duket si e pa shpresë. Po përdorën gjithashtu metodat e shantazhit dhe manipulimit më masën e gjerë. Nuk po shikohert rreziku i shpërbërjës të shoqërisë, dhe kjo është fatale për të ardhmën e shtetit të ri të Kosovës. Lufta për pushtet, ka qitur krejtësishtë në margjina çdo vlerë, duke e dërguar vendin kah anarshia.
Kjo është e pafalshme dhe e dënueshme më ligjet dhe Kushtetutën e vendit tonë. Është e turpshme kur paralamentarët nuk e gëzojnë besimin e qytetarëve nga të cilët janë zgjedhur. E kan futur shoqërinë në krizë.Dallimet politike bien poshtë kur në pyetje është e ardhmja jonë si shtet. Nuk po mbrohet në mënyrë të denjë as dinjiteti kombëtar. Shoqëria jonë duhet të qëndrojë qartë në mbrojtje të atyre që dhanë jetën për lirinë e Atdheut.












I respektuari Skënder,
lexova shkrimin e juaj të mësipërm dhe veçova këto dy fjali, po citoj:
1. Opozita e sotme po bëhet gjithnjë e më vetëshkatërruese dhe e humbur në kontradiktat e veta.
2. Kur jemi të mediat e caktuara që po janë shumë të zëshme, nuk po janë në gjendje të profilizojnë debatet publike ose të promovojë ide të reja dhe njerëz të rinj.
*
Mendoj se
1. NUK JEMI FUTUR në krizë shoqërore, as në krizë politike, ngase “politika” e ka kështu: “Sa teposhtë, aq përpjetë”;
2. Përsa ju përket “Mediave TV-ve” e kam këtë mendim:
AS teologët më të mëdhenj në kisha e xhamia, as ligjëruesit më të njohur në Shkolla e Universitete, nuk kanë aq ndikim te populli, sesa mediat dhe shtypi.
Respekt!
IMH