A do ta “pushtojë” Albin Kurti ‘Kalanë e Vushtrrisë?!

0
Albin Kurti - fushatë në Prishtinë - 7.2.25

Florim Zeqa - me plis Shkruan: Florim Zeqa, 22.10.2025

Pa dyshim se ngjarja më e diskutuar e kësaj jave është lidhja e koalicionit qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së në Vushtrri! Opinionet pro&contra nuk kanë të ndalur! Dikush e quan dritë shprese bashkimin mes dy poleve të kundërta, dikush shkon edhe përtej kësaj, duke e krahasuar kryetarin e Degës së LDK-së në Vushtrri si ringjallje të vërtetë të frymës rugoviane!

Nuk ka ndodhur njëra dhe as tjetra

Çfarë ka ndodhur?

Ka ndodhur një bashkim i pjesshëm i kryesisë së Degës së LDK-së në Vushtrri me Lëvizjen Vetëvendosje në pragë të balotazhit për qeverisje lokale kundër kandidatit të PDK-së, z. Ferid Idrizi!

Ky bashkim i pjesshëm në Vushtrri ka shkaktuar përçarje jo vetëm në Vushtri, por në mbarë Kosovën brenda elektoratit të LDK-së!

Ky bashkim i pjesshëm në Vushtrri është fillimi i një përçarje të re të LDK-së së fragmentizuar mes Lumirit dhe mbështetësve të vërtetë të filozofisë politike rugoviane në LDK.

Në Vushtrri nuk u bashkua interesi i qytetarëve, por interesat personale të Xhafer Tahirit me ndërmjetësimin e Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhit, ku asnjërit prej tyre nuk iu intereson interesi i shtetit, por interesat strategjike personale në dëm të LDK-së!

Këtë që e ceka më sipër dëshiroj ta dëshmojë me argumentin e mëposhtëm:

Kryetari aktual i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku ishte ‘Ministër i Infrastrukturës’, ishte ministri më besnik i Albin Kurtit nga shtatë ministrat e LDK-së, i cili ishte larguar i fundit nga qeveria ‘Kurti 1’, dhe atë disa javë pas prishjes së marrëveshje së koalicionit qeverisës, mbase nuk do të ishte larguar fare, porqë i ka munguar motivi i Vjosa Osmanit për t’i realizuar ëndërrat e mëdha pushtetore!

Kur jemi tek Vjosa, Lumir Abdixhiku ishte ai që i bëri të mundur korumin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e saj Presidente e shtetit, në të kundërtën vendi do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat nuk i garantonin LVV-së rezultatin e njëjtë dhe as Vjoses postin që e ka!

Fryma rugoviane, bashkëpunimi me aleatët

Ata që e nuhatim mirë frymën rugoviane dhe kuptojnë në esencë filozofinë politike rugoviane, ajo bazohet në vlera dhe unitet brendapartiakë në radhë të parë, pa anashkaluar bashkëpunimin me aleatët për të mirën e shtetit dhe interesin e qytetarëve!

Vendimi “kokë në vete” i Xhafer Tahirit edhe pse i guximshëm në veten e parë, nuk është pragmatik dhe as hap i qëlluar politik!

Nuk është pragmatizëm për një kryefamiljarë (kryetar Dege) me hy nën sqetull të kundërshtarit për interesa personale në dëm të interesave të familjarëve (anëtarësisë së partisë).

Asnjëherë Ibrahim Rugova rivalët politik nuk i ka konsideruar si armiq, anipse ata e kanë konsideruar të tillë!

Edhe pse publikisht i doli kundër Xhafer Tahirit, ky koalicion është arritur me bekimin e kryetarit L. Abdixhiku dhe disa “shefave” të tjerë komunal, të cilët në zgjedhjet parlamentare nuk kanë votuar për LDK-në, por për LVV-në për hatër të Vjosa Osmanit!

Ndryshe nuk ka si arsyetohet humbja në nivel qendror kundrejt suksesit në nivel lokal!

Nuk e kam të qartë arsyen pse dikush mundohet ta arsyetoj lidhjen e LDK-së me një parti të ekstremit të majtë siq është LVV!
LDK e Rugovës nuk ishte ekstremiste, ishte parti e qendës së djathtë me orientim evro-perëndimor!

Kurse partitë e majta ‘kokën’ e mbajnë kah lindja, kurse ‘bishtin’ kah perëndimi!

LDK duhet t’i kthehet vetvetes, që i bie, se duhet ta harroj pushtetin për një kohë të gjatë dhe të qëndroj në opozitë derisa të këndellet dhe konsilidohet mirë si subjekt politik i qendrës së djathtë!
Kthimi kah vetvetja dhe elektorati i saj janë shpëtimi i vetëm për LDK-në, në të kundërtën, lidhja me Vetëvendosjen e majtë do t’i kushtojë më shtrenjt sesa lidhja me PDK-në e deklauar ‘demokratike’!

Jo vetëm në rastin e LDK-së, por, për të mirën e vendin në përgjithësi, duhet të ndodhë profilizimi politik në Kosovë, që i bie se, përfundimisht ka ardhur e krijimit të dy blloqeve të forta politike, që janë e majta dhe e djathta!

Vetëm në këtë mënyrë gara zgjedhore do të ketë kuptim dhe blloku fitues do të jetë më i suksesshëm në qeverisjen e vendit!

Në pyetjen e adresuar në titullin e këtij shkrimi, “A e pushtoj Albin Kurti ‘Kalanë e Vushtrrisë?!”, përgjigja ime do të ishte kjo si më poshtë: Në dukje të parë, lidhja e koalicionit në Vushtrri është një avantazh i LVV-së në këtë qytet antik, por realiteti është krejt ndryshe!

Pushtimi i një njeriu të vetëm apo i një grupi njerëzish të pavendosur nuk është pushtim i krejt botës! Vushtrria ka histori të gjatë dhe traditë të pasur demokratike, ka rrënjë gjaku nga lufta çlirimtare, të kthyera në gurthemel të shtetit të Kosovës!

Themelet e forta nuk lëkunden lehtë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.