Deklaratë për kombin tim, portalet dhe televizionet

0
Amina Nuraj

Amina Nuraj

Frika e popullit tim për situatën time sepse në një intervistë në “Klan Kosova” një djalë përmendi se kishte parë listën e zezë të Serbisë ku një nga mbiemrat është “NURAJ” ku njerëzit menjëherë u lidhën me mua ku menjëherë filluan të më shkruanin 200 prej tyre që të kisha kujdes.

Kombi im i dashur,unë jam nën listën e tyre të zezë për gati tre vjet tani, ku sa herë që udhëtoj, më ndalojnë për disa orë, a e dini pse? Sepse jam shqiptarë! Sepse nuk jam nga ata që heshtnin ndërsa shteti i Serbisë po i bënte padrejtësi kombit tim, flamurit tim, vendit tim.

Kombi im i dashur, gjaku im i dashur, unë jetoj nën ngacmim psikologjik për trembëdhjetë vjet tani, ku më ndiqnin çdo orë, por i falënderoj përsëri Zotit sepse e vërteta ka dalë në dritë. Sepse disa njerëz mendojnë se unë po shpik gjithçka për të ngritur veten. Unë kurrë nuk bëra ose shpika asgjë për të ngritur veten, por punova me shpresën se një ditë do ta shihja flamurin tim në mes të Sanxhakut, aty ku i takon.

Gjithashtu deklarova në një intervistë se mund të më vrasin, të më arrestojnë dhe të më burgosin, por për sa kohë që jam gjallë do t’i jem besnik popullit tim, flamurit tim, gjakut tim.

Jam mirënjohës Zotit që nuk e lejova veten të shitesha për asgjë, por besoja se një ditë do të jem ajo që jam sot.Me kokën lart, besnik ndaj flamurit tim për të cilin jam gati të jap jetën time çdo sekondë. Jeta ime është në rrezik të madh, por unë nuk jam viktimë, unë jam luftëtarë!

Me respekt AMINA NURAJ,
bija e kombit, e cila u la vetëm nga dy shtetet tona, por prapë nuk ndaloi së bëri atë që po bën, sepse dashuria e saj për flamurin dhe atdheun është më e fortë se çdo gjë.🇦🇱

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.