37 C
Tirana
E martë, 30 Qershor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj USHTARI I NACIONALIZMËS, EMIN FAZLIJA: “AMANET BREZAVE SHQIPËRINË ETNIKE!”

USHTARI I NACIONALIZMËS, EMIN FAZLIJA: “AMANET BREZAVE SHQIPËRINË ETNIKE!”

0
Nue Oroshi dhe Emin Fazlija

Në foto: Nue Oroshi – Emin Fazlija

Fjala në Akademinë Përkujtimore kushtuar veprimtarit Emin Fazlija

Xhafer Leci
Xhafer Leci

Nga XHAFER LECI

Sot jemi tubuar të përkujtojmë 11 vjetrorin e amshimit të Kryetarit të Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, z. Emin Fazlija alias Emil Kastrioti

Zotëri Emin Fazlija, rrjedh nga një familje patriotike, e cila kishte luftuar pa ndërpreje për shumë vite për bërjen e Shqipnisë Etnike. Baba i Emin Fazliut, Haradini me shokë kishte luftuar anë e mbanë Kosovës, edhe në Bihor e Novi Pazar. Pas mbarimit të Luftë së Dytë Botërore, ai strehohet tek miqtë besnikë, por mjerisht në fillim të vitit 1947, spiunohet nga njerëz të njohur shqipfolës, Ai i dorëzon armët për mos malltretimin e familjes, ata e lidhin mbi një trinë të vendosur në një sajë, e cila tërhiqej nga kuajt e një serbi të një fshati aty afër. Pas arrestimit pa mbajtur gjyq fare e ekzekutojnë dhe trupin e tij e masakrojnë në mënyrën ma barbare. Në moshën 10 vjeçe, Emini mbetet jetim me vëllanë e vet Selmanin, pa e mbush 1 vit.

Mjerisht, regjimet e dy shteteve komuniste, Jugosllavia dhe Shqpëria, të djathtën shqiptare e kanë luftuar brenda dhe jashtë vendit duke i vrarë e burgosur, persekutuar, për të mos i lënë të ngrenë kokën deri në vitin 1990. Emini u lind më 24.09.1937 në fshatin Vidishiq të Shalës së Bajgorës, komuna e Mitrovicës dhe, vdiç në Prishtinë me 16.06.2015.

Aktiviteti politik i Emin Fazlisë, alias Emil Kastrioti, daton nga 6 gusht 1952. Bashkë me disa moshatarë të tij, janë betuar në Flamurin Kombëtar dhe në Zot, se do të punojnë për çlirimin e trojeve shqiptare dhe bashkimin e tyre shtetit të Shqipërisë asministrative. Është fjala për ditën kur u themelua Organizata e Parë e Rinisë Nacionaliste Shqiptare në Kosovë, kundra komunizmit pushtues serbo-sllavë. Pra, është data e themelimit të „VOTRËS KOSOVARE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE“, si vazhdimësi e LNDSH të „Besës Kombëtare“ të prof. Ymer Berishës.

Nga 6 gusht 1952, deri në vdekje të tij, më 16.06.2015, pra, për 63 vite veprimtarie, ka zhvilluar 1422 aktivitete në fusha të ndyshme, në veçanti kombëtare për bërjen e Shqipërisë Etnike.

I denuar politik nga Gjyqi i Lartë Ushtarak i ish-APJ-së, më 1960, si Nëntoger-rezervist i APJ-së, pasi që Gjyqi Ushtarak i Zagrebit e dënon me 8 vjet burg të rëndë.

Emin Fazlija
Emin Fazlija

Bashkëveprimtarët e tij, Baki Dullovin nga Biçeci i Kaçanikut, me 2 vjet e 6 muaj; Mehmet Rrahim Trepçën “Xexeli” nga Vidishiqi (kushëriri i afërm i Eminit) me 2 vjet dhe Ilmi Ajvazin nga Kopërnica e Dardanës, me 9 muaj. Me largimin nga detyra të famkeqit Aleksadër Rankoviq, Tito ka amnistuar shumë të burgosur, Emini ka vuajtur 6 vjet burg politik të rënd në burgun famkeq të Lepogllavës.

Falë angazhimit të madh dhe sakrificave të anëtarëve “Votra”, për një kohë të shkurtër shtriu aktivitein e saj në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Kaçanik, Shkup, Tetovë e gjerë në Zagreb.

Ka jetuar në Gjermani prej vitit 1970, deri në vdekje. Numrin e parë të revistës „BESA SHQIPTARE” e ka botuar më 28 Nëntor 1972.
Më 26 nëntor 1977 është mbajtur Kongres i parë, në Donzdorf, afër Göppingen-it të Gjermanisë.

Demonstratën e parë Emin Fazlija, kryetar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, së bashku me sekretarin Vehbi Ibrahimin e bashkëveprimtarë të tjerë e kanë organizuar më 10 qershor 1978, në Shtutgart të Gjermanisë, për nder të 100-vjetorit të Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Kongresi i -II-të i Partisë Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare qe mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë, më 14-15 -IV-1979, Vehbi Ibrahimi ishte nënkryetar i Komitetit Qendror.

Në vitin 1979 Besëlidhja ka organizuar demostratën e dytë në Franfurt dhe, të tretën në München të Gjermanisë me 1980.

Bashkëpuntorët e hershëm të Bacit Emin, shiparë kanë qenë, dr.Fuad Myftija, Isuf Begeja, Hysen Çami e shumë të tjerë. Ndërsa ata kroatë, Dr.Mladen Schwartz, politikan, filozof, publicist, Stjepan Bilandžić, emigrant politik i shquar, Marin Sopta, publicist.

Nga UDB-a jugosllave prej vitit 1946-1989 janë vra 69 patriot kroatë politik emigrant në mbarë botën.
Emin Fazlija dhe bashkëveprimtarët e tij kanë qenë vazhdimisht në shënjestër të UDB-së famkeqe.
Emini, falë Zotit, fatit dhe organeve, të rendit në Gjermani i ka shpetuar atentatit të mundshëm.

Viktimat e para të terorit të Serbosllavisë në mëgrim kanë qenë nga radhët e Besëlidhjes. Rasim Zenelaj antar shumë aktiv, plagoset rëndë në Franfurt të Gjermanisë me 14 maj 1981, me pesë plumba të një pistolete „Ceska“, nga 25 vjeçarja serbe Zorica Aleksiq, cila pasi kapet nga policia gjermane ka pranuar se “atentatin e kam bërë me porosi të UDB-së jugosllave”.

Atentatorja është dënuar me 7 (shtatë) vjet burg. Por plumbat e zbrazur në shtyllën kurrizore të tij, e lënë përjetësisht në karrigën invalidore.
Rasim Zenelaj është ndarë nga jeta më 02.09.2025,veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, i lindur në fshatin Sllatinë të Podujevës (Besjanës).

Sekretari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, dëshmori Vehbi Ibrahimi, i lindur më 23.5.1938, në Uglar- Gjilan. Është viktima e parë e terorit komunist në Perëndim i vrarë, më 10.10.1981, nga UDB-a jugosllave në Bruksel-Belgjikë. Unë Xhafer Leci, Vehbi Ibrahimin e kam njohur në vitin 1970 në Kufstein të Austrisë, ishte veprimtari i parë i çështjes sonë kombëtare të cilin e kam takuar në Perëndim, meqë i spjegova se jam pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968-të në Gjilan, biseduam për rëndësinë e tyre…

Për këtë më ka folur Baci Emin Fazlija, se Vehbi Ibrahimi në ditarin e tij, më kishte përmendur…

Emini qysh në moshën e Tij të hershme rinore ishte përcaktuar të shkollohej. Shkollën fillore e kreu në Bare. Gjimnazin e Ultë në Mitrovicë, ndërsa Shkollën e Gazetarisë në Sarajevë në vitin 1955. Akademinë Tregtare (dy vite) e mbaroi në Dubrovnik. Pas vuajtjes së denimit (1966) vazhdoi studimet me korrospodencë në Univerzitetin e Zagrebit në Fakultetin Juridik, ku me sukses e përfundon Shkallën e parë. Emin Fazlija pas vetes ka lënë dy fëmijë Dritën dhe Agronin, ndërsa bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë pak vite para vdekjes të Eminit.

Veprimtaria patriotike e politike e Emin Fazliut -alias Zekë Kosovës (1952 -1960 – alias Arben Kosovës (1970 – 1977) – alias Emil Kastriotit (1970 – 1999). Pas zbulimit të dy pseudonimeve të para, ka vazhduar dhe përfunduar me Emil Kastrioti.

Si pjesmarrës i shumë demontratave në Perëndim, si dëshmitar i ngjarjeve të kohës, dëshiroj të jap mendimin tim, sidomos në lidhje me veprimtarinë e drejtë e shumë produktive të Jusuf Gërvallës, për eleminimin e fraksioneve dhe bashkimin e të gjitha forcave progresive, të cilat punonin për çështjen tonë kombëtare. Mendoj se faktet flasin, dëshmitarët që jetojnë duhet ta thonë këtë të vërtetë. Disa e kanë thënë, por jo të gjithë. Jusufi, pamvarësisht bindjeve ideologjike, punonte për bashkimin e të gjitha fraksioneve në një forcë të vetme organizative.

Kjo mund të dëshmohet lehtë. Takimet që ka pasur Jusufi me Kadri Zekën, në Zvicër. Jusufi e dinte se fraksionet mbrenda lëvizjes në mërgatë janë vetë shkatërruese. Prandaj u kantaktua me diplomatët shqiptare, për të bërë një pajtim të mundshëm.

Por „diplomatët“ shqiptarë e kishin me hile këtë punë dhe në vend të pajtimit bënë përçarjen e madhe. Këte e ka denocuar me fakte negociatori Sabri Novosella.

Takimi që ka kërkuar dhe ka bërë Jusufi me të vëllain Bardhin, me Kryetarin e Besëlidhjes, Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, në Restorantin e atëhershëm “Wienerwald”, në Göppingen të Gjermanisë, më 15.02. 1980, dhe përpjekjet për takim dhe bisedime me Enver Hadrin, në Bruksel etj.

Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekë, e dëmtoi shumë aktivitetin kombëtar, për bashkimin e mundshëm në një forcë të përbashkët.

Në këtë kontekst mendoj se përpjekjet e Jusufit për shkrirjen e të gjitha grupeve ilegale, në një organizatë, dëshmojnë mençurinë dhe vizionin e tij prej një ideator të nivelit të Hasan Prishtinës.

Për dallim nga disa grupime tjera të asaj kohe, të cilat në programet e tyre përmendej më shumë Kosova Republikë, ose bashkimi i saj me Shqipërinë, tek Metush Krasniqi e Jusuf Gërvalla me shokë ishte kjo kërkesë: “Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi” (LNÇKVSHJ).

Ibrahim Kelmendi në romanin tij “Atentatet” botuar në Prishtinë, v. 2007. Ka sjellur shumë të pavërteta, duke akuzuar të djathtët, si: Emin Falinë, Sabri Novosellën, Vehbi Ibrahimin, Enver Hadrin, Musa Hotin, Rasim Zenelajn , Hafiz Gagicën etj. Nuk i ka kursyer as shokët e idealit, si Xhafer Shatrin, Abdullah Prapashticën, Xhafer Durmishin etj.

Unë Xhafer Leci kam botuar një shkrim të gjatë me titull:

LIBRI “ATENTATET” I IBRAHIM KELMENDIT SI ROMANI I NASHO JORGAQIT “MËRGATA E QYQEVE”, duke demantuar me dëshmi të pamohueshme shumë të pa vërteta…

Pak ditë pas reagimit tim, Kryetri i Besëlidhjes Emin Fazlija, ka bërë një shkrim-reagim të ashpër, me titull: Reagim: Gënjeshtrat pamfletiste të UDB-ashit Ibrahim Kelmendit

Ibrahim Kelmendi ishte i rekrutuar si informator në Sekretariatin Federativ të Punëve të Brendshme, si nxënës i shkollës së mesme; me pseudonim “SIJALICA”, në shqip “Drita“

Bedi Islami: Lëvizja (Lindje e përgjakur) – Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendi – -Në librin Lëvizja (Lindje e Përgjakur) “Nuk ka pasur marrëveshje”. Pra, Ibrahim Kelmendi e ka titulluar librin sipas dëshirës së vet, me një titull inekzistent, për bashkimin e tri organizatave , të Jusuf Gërvallës LNÇKVSHJ, Kadri Zekës OMLK dhe Ibrahim Kelmendit Fronti i Kuq Popullor. Unë Xhafer Leci, pasi kam lexuar këtë libër , kam bërë një shkrim publik për media, me titull: Kush e përgjaku Lëvizjen? Duke nxjerr Ibrahim Kemenedin si projektues i kësaj vrasje të trefishtë… Nuk kam marrë përgjigje, ata e dinë pse ?

Emin Fazlija ka akuzuar Riza Salihun, themelues i Grupit Marksist-leninist, të quajtur “Zëri i Kosovës”, i cili bashkëpunonte me Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë. Ai ka kontrolluar, vjedhur postën time dhe të Jusuf Gërvallës, duke e bartur në pronësinë e vet. Policia gjermane e ka zbuluar, për çka edhe ka vajtur burgun, edhe për delikte tjera…

Besëlidhja është e vetmja parti politike shqiptare, të cilën Emin Fazlija ka arritur ta regjistrojë pranë organeve zyrtare gjermane, në fillim-vitet 1990-a.
Po ashtu, e ka regjistruar edhe në Shqipëri, me ndihmën e mikut tonë, veprimtar në gjermani zt. Berdrush Nezaj, nga Skivjani i Gjakovës, përmes miqëve të tij në Shqipëri.

Në vitin 1990 Emin Fazlija përmes telefonit lidhet me Klubin „Migjeni“ në Lubjanë. Në atë rast kishte qëlluar duke kujdestaruar ushtaraku i karrierës, Togeri Baki Mustafi. Nga atëherë përmes letrave këmbyese, Bakiu antarësohet në Besëlidhje. Në qershor 1993 Emin Fazlija udhëton në Lubjanë. Qëllimi i vizitës njohja me oficerët shqiptarë dhe kroatë të Armatës ish jugosllave, për organizim në mbrojtje të Kosovës nga pushtuesi serbo-sllavë, të cilët atëherë po zhvillonin luftë kundër pavarësisë së Kroacisë. Atje Emini takohet edhe me Major Xhafer Buza, me biznismenin Qazim Xani dhe kroatin Dobrosllav Paraga, i njohur për mbrojtjen e Vukovarit. Atë Emini e ka njohur edhe më herët në mërgim, si shumë veprimtarë tjerë kroatë, të cilët kanë bashkëpunuar me Eminin për rrënimin e Jugosllavisë.

Gjatë viteve 1995-1998, ka vepruar në kuadrin e Këshillit Kombëtar Ushtarak të Republikës së Kosovës, me seli ne Bonn të Gjermanisë. Kryetar i këtij Këshilli ka qenë prof. dr. Mujë Rugova. Ndërsa anëtarë të Këshillit kanë qenë ish-ushtarakë të karrierës nga ish-Jugosllavija, në krye me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi. Përjashtim bënte Emini, i cili ka qenë civil, i degraduar nga Gjyqi i Lartë Ushtarak i ish-APJ-së më 1961, si Nëntoger-rezervist i APJ-së, pasi që aktiviteti „politik“, nëse mund ta quajmë ashtu, daton nga 6 gusht 1952.

Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe kryeministrit në ekzil dr. Bujar Bukoshi, Emin Fazlija me oficerin Agim Çelaj, tani Hero i Kosovës, me gradë lufte Gjeneral Major, më 11.03.1998, kanë udhtuar për Sarajevë. Për detyrë kanë pasur takimin me gjeneralin e Shtabit të Ushtrisë Boshnjake z. Atif Dudakoviq. Gjenerali Boshnjak, Dudakoviq, i cili e ka njohur mirë Agim Çelajn, nga koha kur ata, bashkarisht, kishin mbaruar Akademinë Ushtarake, i njofton për armatimin modern, të cilin do ua jipte 4 herë me çmim më të lirë, se sa që i kishin blerë për vete gjatë luftës në Bosnje. Fjala ishte për një armatim prej 7 milon DM, për të cilin ju ka premtuar edhe për transportin nga ana e tij, nga Sarajeva në Tiranë.

Nga kjo punë nuk ka dalur asgjë, sepse Bujar Bukoshi nuk ua ka dhënë parat e premtuara!
Bile, edhe shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit të tyre 3 ditor, Stuttgart-Sarajevë, i kanë pagur nga xhepi i tyre!

Nga radhët e Besëlidhjes ka pasur një numër i konsiderueshëm ushtarë në radhët e UÇK-së, të përkrahur moralisht e materialisht nga Kryetari Emin Fazlija. Emini në vititet 1998-1999 ka vizituar dhe ndihmuar materialisht disa ushtarë të plagosur në spitalet e Tiranës.

Në vitin 1998, kur u kthye nga Shqipnia në Gjermani, me thirri për një takim pune.
U takam në restoranin e stacionit të trenit në Göppingen. Baci Emin më tha:” Të dalë unë në teren e të grumbulloj mjete materiale për UÇK-në.” Unë i tregova se momenalisht nuk mundem, sepse i kam lodhur bashkëveprimtarër dhe mërgimtarët me aksione të shumta, duke shtuar se: Republika e Kosovës- Ministria e Ekonomisë dhe Finacave është duke e finacuar luftën pavarësish fraksioneve.

Ndër të tjera, Bacin Emin e njoftova se, unë në cilësin e Kryetarit me dt.23.06.1998, kam dërguar antarin e kryesisë së aktivit të LDK-së të Kirchheim Teckut, z. Smajl Bytyqi, në Shqipni me 17.500,oo DM, për ndihma ushqimore dhe mateiale tjera, për të përzënurit nga Kosova, të cilë përkohësisht ishin vendosur në zonat verilindore të Shqipërisë. Vërtetimin e ka lëshuar dhe nëshkruar Ministri i Financave Mr. Isa Mustafa.

Për ta dëshmuar se Kryetari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratke Shqiptare Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, ka bashkëpunar me të gjithë ata cilët kanë punuar pa hile për çështjen tonë kombëtare, pavarësisht bindjeve tona ideologjike, fetare e krahinore.

Me dt. 06.04.1998 me faks ma dërgoj mua Xhafer Lecit një Dokument-Vërtetim të shkruar në dy gjuhë, shqip e gjermanisht i vulosur dhe nëshkruar nga Kryetri Emin Fazlija, në emër të Besëlidhjes cila ishte e regjistruar zyrtarisht pranë organeve gjermane. Për udhëtim-fluturim nga Tirana, në Stuttgart të Gjermanisë ish i burgosuri politik Ramadan Bunjaku, atëherë Sekretar i Partisë UNIKOMBI, të kreytarëve ish të burgosurve politik Halil Aliema dhe Ukshin Hoti.

Me Ramadan Bunjakun unë Xhafer Leci, kemi qenë bashkëpjesëmarrës në demonstratat e viti 1968 në Gjilan. Bashkë me Ramadan Bunjakun kishte qenë i rrezikuar për ti burgosur në Shqipëri edhe Tasim Fetaj nga Tetova, ish roje e Presidentit Prof. Dr. Salih Berisha. Një zyrtar në Aeroportin e Tiranës u kishte thënë:“ Keni fatin që po largoheni, keni qenë në kërkim nga drejtësia…Në Aeroportin e Stuttgart-it pata mjafttë vështirësi mbi një orë për ti bindur zyrtarët e rojeve kufitare të Aerprtit për leje qendrimin e tyre në Gjermani, duke garantuar ligjërisht e materialisht, se unë marrë përsipër gjithçka.Sikur mos të ishte dokumenti zyrtarë i Partisë Besëlidhja, ata do i kthenin pa asnjë dyshim për Tiranë. Disa ditë qendruan tek unë në Köngen të Gjermanisë, pastaj i përcolla për Zvicër…

Emin Fazlija ka botuar 7 libra, po përmendi vetëm njerin nga ato.

REFERIM PËR LIBRIN “HAMID EMINI – BRUNÇAJ 1909 – 1986 “DOKTORI” I MALEVE TË LIRA TË DRENICËS DARDANE

Ky libër voluminoz prej 780 faqesh ku janë përfshirë mbi 200 personalitete atdhetare me fotografi dhe biografi , i botuar më 2009, në Prishtinë, mund të ndahet në dy pjesë, por që të dyja përbëjnë lëndën monografike, kryesisht kushtuar nacionalistit të devotshëm Hamid Eminit të fisit Brunçaj, lindur më 1909 në Novi Pazar ( Tregu i Ri ), nga babai Sherifi qe kishte lindur në Vuthaj, por që familja e tij ishte shpërngulur në Pazarin e Ri, qysh kur Sherifi ishte fëmijë. Ndërsa Hamidi lindi dhe u rrit në Novi Pazar. Babain e tij Sherifin, e vrau barbarisht xhandarmëria serbe me 1912, kur Hamidi ishte vetëm 3 vjeç…

Kujtime sa mresëlënëse po aq edhe provokative:
Në Shtutgart, më 27.11. 2011, nga Kryetri i Shoqatës “Pavarësia“ Baki Mustafi, Qe organizuar promovimi i dy librave, të Nusret Pllana “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët” dhe ai i Emin Fazlisë alias Emil Kastriotit, “Hamid Emin Brunçaj ”Doktori” i maleve të lira të Drenicës Dardane”.

Ishte e dhimbëshme dhe e pa kuptimtë kur zëvendëskonsulli, me seli në Stuttgart, Imer Lladrovci, në fjalimin e tij përshëndeti autorin Nusret Pllanën, por jo edhe Emin Fazlinë!!!

Kurse Prof, Nusret Pllana u përqafue me Emin Fazlinë.
-Ndërsa gjatë fjalimit tim, disa bashkëpjesëmarrës të mi në demonstratat e viti 1981 në Perëndim, filluan me zhurmë e fishkllima, që ta ndërpreja fjalimin ! Unë nga përvoja ime si veprimtar nga viti 1966 dhe, pjesëmrrës i demonstratave të vitit 1968 në Gjilan, zmadhova zërin e mikrofonit dhe vazhdova deri në fund.

Kështu është kur disa mendje kuq, mendojnë se bota është e tyre ! Ndësa ne që kemi gjakun dhe flamurin e kuq, e duam bashkimin e Shqipnisë Etnik, pavarësisht bindjeve tona politike dhe fetare e krahinore.

Rasti i dytë- Link: https://www.zemrashqiptare.net/xhafer-leci-perkujtohet-gjeneralmajor-agim-qelaj-32818.html

Bacin Emin Fazlija, unë Xhafer Leci e kam ftuar përherë në tubimet tona të organizuara në kuadër të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Kadri Zeka”, me seli në Nürtingen të Gjermnisë. Saherë që ka pasur kohëdhe mundësi ka marrë pjesë.
Lavdi dhe nderim të përjetshëm !

Xhafer LeciWernau, 20.06.2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.