Thirrje shqiptarëve për orientim drejt dijes e shkollimit, punës e zhvillimit
Arben Çokaj
Pas rënies së komunizmit, shqiptarët iu kthyen me të madhe fesë. Shqipërisë iu kthye Zoti. Një prift katolik – ipeshkvi i kishës katolike të Tiranës e Durrësit, Dom Rrok Mirdita, i cili e kishte siguruar bukën e gojës përmes predikimerve fetare, tha se ishte i lumtur, që tani Shqipëria ka Zot, ka edhe shtëpinë e Zotit. Gradualisht e kuptuam se nuk kishte vetëm një shtëpi… U bënë shumë, sidomos shtëpitë saude, pas investimeve turko-arabe, që imponojnë kulturën e pushtuesit.
Katolikët shqiptarë, sidomos priftat katolikë, që rrinë edhe pa u martuar nga dashuria për të birin e Zotit, si e quajnë ata Jezusin (Sauli nga Tarsi i Turqisë, ishte një hebre, që kaloi shumë kohë në Greqi dhe mori kulturë greke, ai më pas duke shkuar një natë për në Damask, pa se u hap qielli me një dritë të madhe – mendohet se ka qenë një shpërthim ylli, supernova, – e më pas thotë se iu shfaqën edhe halucinacione zanore, filloi të dëgjonte zëra si skizofrenët. Ai supozohet të jetë edhe ktrijuesi real i fesë së krishterë, dishepull i Krishtit, pa e takuar kurrë atë – dhe e krijoi Jezusin, sipas modelit të Herakliut, grek, të birin e Zeusit, me një grua nga Teba, duke marrë si model fenë hebraike, judaizmin, monoteizmin. Sauli më pas u bë Pauli, u kthye në krishterim, në fenë tij, të cilën ai e krijoi me imazh Krishtin, dhe u masakrua nga romakët, duke u bërë martiri i parë i fesë së krishterë, Shën Pali), sakrifikuan shumë në përpjekjet e tyre kundër komuniznmit, për lirinë fetare. Po cila është liria fetare se? Liria, ose nënshtrimi i popullit nga feja e tyre, se feja tjetër nuk është e mirë sa duhet, sa feja e tyre. E këtu e kanë një farë të drejte, pavarësisht se feja, cilado qofgtë, fe është, dhe vlerësimi i besimtarëve e bën të mirë fenë që beson në të, se kot nuk besojnë njerëzit.
Nga pikëpamja shkencore psiko-analiotike, feja është neurozë obsesionale gjithë njerëzoore, irracionale, që për hir të trashëgimisë historike, është racionalizuar. Lexoni librat e Frojdit Moisiu dhe monoteizmi, si dhe E ardhmja e një iluzioni, për ta kuptuar këtë.
Më gjeni një rast, vetëm një, ku Zoti e ka shpëtuar një njeri të vetëm! Zoti nuk shpëton askënd! As birin e vet. Janë vetëm pretendime irracionale…
Nëse i marrim të tre profetët e fesë monoteiste, ata që i krijuan fetë, të gjithë vdiqën, pa i mbrojtur Zoti. Moisiun e vranë vetë hebrejtë se i zhgënjeu, pse nuk i ruajti Ati? Jezusin e kryqëzuan në kryq, pse nuk e ruajti Ati? Por ‘dha birin e vetëm Ati i shenjtë, që të shpëtonte njerëzimin, të merrrte mëkatet e njerëzve…’ Sa i interesuar edhe ky Ati për ne ë?! Gjithë kohës me ne merret, se ne merremi me të! Muhamedin e vrau me mish dashi të helmuar, shërbëtorja e tij çifute. Ashtu si ia çonte suret e Kur’anit, All’ahu, pse nuk e lajmëroi më përpara Muhamedin, se duan ta vrasin?! Dmth. rrena bre burra, rrena, që dikush ende i beson! E ne duhet të merremi me ta, se bëhen edhe të rrezikshëm…
Si rezultat i kthimit të fesë në Shqipëri, vendi u mbush kryesisht me xhami. Turp e faqja e zezë! Shurdhimet fetare nga eZani i naltë, nga vend Europian por komunist, që ishim në kohën e komunizmit, sot na paraqesin si vend turqeliko-islamik, kjo edhe me sakrificën për liri fetare nga priftat katoklikë gjatë komunizmit. I gëzofshim objektet fetare. Si popull neurotik, i shembur, dhe i paditur që jemi, duket se ne shqiptarët nuk mund të rrimë pa neuroza. “Populli em u ba rob, se nuk pati dien…” – Papa Albani IX.
Shqiptarët nuk janë zënë kurrë për fe, por jo se nuk janë dëmtuar prej saj…
Feja monoteiste e krishterë u fut në Dardani – Iliri si fe zyrtare e Perandorisë romake, nga Kostandini i Madh, dardan, i lindur në Nish. Për 1-1,5 shekuj, Perandoria romake ra, po ashtu u shemb gradualisht edhe Iliria jonë, u pushtua nga sllavët, rusët e ukrainasit e Karpateve. Nuk duket se feja monoteiste solli ndonjë të mirë a zhvillim pozitiv për ilirët e dardanët, paraardhësit e shqiptarëve. Përkundrazi, pas hebrejve, të cilët u zhdukën dhe mbetën pa shtet për shekuj me radhë, shqiptarët ishin pranë zhdukjes, e sot ende janë të ndarë dhe nuk po mund të bashkohen, sepse nuk po dinë. Në këtë kontekst ka rol të madh edhe feja. Sot ajo që na lë prapa, është më shumë feja islame, e shumicës së popullsisë shqiptare, që u imponua si fe gjatë pushtimit osman, prej 523 vjetëve.
Shqiptarët diskutrojnë shumë për fenë, sepse kanë 3 fe monoteiste, të ndryshme, muslimanizmin, katolicizmin e ortodoksinë (këto dy të fundit janë të krishtera të dyja), të cilat kanë ardhur gjatë shekujve përmes pushtetit ose pushtimit. Por feja nuk i jep bukë kujt, dhe këtë e kuptuan së pari Europianët, pasi feja i la pa zhvillim, e pa bukë. Gjatë 15 shekujve të sundimit të fesë së krishterë në Europë, disa besimtarë katolikë nuk e dinë ende, se atje pati në shumicën e kohës diktaturë, si ajo e komunizmit, që e përjetuam ne dhe e rrëzuam në vitin 1990. Por në vend që të bëhemi si Europa, u bëmë më budallenj.
Europa e ndau shtetin e pushtetin nga feja me Rilindjen Europiane, shek. 17-18, dhe u zhvillua, kurse ne e fituam lirinë nga komunizmi, por morëm një orientim totalisht negativ, e fetarizuam, islamizuam shoqërinë shqiptare, nga padija dhe ngaqë na tërheqën për hunde e veshësh interesa anti-shqiptare. Dhe shqiptarët po ikin, po e lëshojnë vendin e tyre, si në Shqipëri e Kosovë e më gjerë për shkak të orientimit të gabuar të shoqërisë.
Në 33 vjet demokraci, nuk është parë që feja të ketë ndonjë rol pozitiv në zhvillimin e shoqërisë shqiptare, harxhojmë shumë për fe, por nuk marrim gjë prapa, feja nuk e ka ulur apo ndalur kriminalitetin, papunësinë e varfërinë (as mos besoni se e bën ndonjëherë). Ka kultivuar vetëm neurozat fetare, që shqiptarët të mbeten skllevër të priftërinjve e hoxhallarëve dhe për bukën e tyre, shqiptarët të shkatërrojnë veten, të ardhmen e tyre.
Gumëzhijnë përditë xhamitë arabisht si gjinkallat, e çfarë të mire i sjellin ato shoqërisë sonë? Nëse feja monoteiste merr rol të madh në shoqëri, ajo kthehet në diktaturë. Krimet më mizore bëhen prej fesë. Feja ‘e mirë’ e krishterë, bëri diktaturë në Europë për 15 shekuj të Mesjetës, por ne i kemi katolikët, të cilët besojnë vërtetë se Perëndimi u zhvillua se është i krishterë. Por jo, Perëndimi u zhvillua se largoi fenë nga shteti e pushteti. Se po të ishte për fenë, ajo do të mbetej Mesjetë ende, nuk do të zhvillohej kurrë… kjo shkon për ata katolikë, që kujtojnë se feja na sjellë zhvillim.
A do të ishim më mirë ne shqiptarët, nëse do të ishim si dikur, të krishterë?
Edhe mundet, si Kroacia psh., por ne të krishterë ishim dikur, apo jo, pse u shkatërruam e përfunduam kështu, atëherë? Pra, feja nuk është zgjidhja. Se shikoj lërvizjen e Deçanit në Kosovë, e disa ithtarë të katolicizmit në Facebook, që publikojnë përditë këndin e Biblës e propagandë fetare, etj. – feja është orientim irracional, o shokë, joproduktiv, nuk sjellë bukë në votrat tona! Por jepni krahëve e mendjes, punoni e fitoni. Mësoni e shkollohuni. Mos u merrni me fe, se e humbni kohën kot! Asnjë dobi e përfitim nuk keni prej saj. Vetëm dëshpëroni veten…
Feja zakonisht futet në masë përmes dhunës ose pushtetit, jo me dëshirë. Në kushtet tona të demokracisë, secili ka të drejtë të besojë ku të dojë, dhe nëse njeriu është i ditur beson më pak në fe, e në iluzione dhe kështu që bëhet më i dobishëm dhe më i padëmshëm për shoqërinë, prandaj shkollim e dije, më mirë se fe! Ky është sugjerimi im ME TË MADHE!
Mos thoni pastaj se nuk e kemi ditur, se bëni lojën e budallait si duhanpirësit e alkoolikët. Se shikoni se çfarë bën feja në Izrael, luftë gjithë kohës. A mos doni edhe ju, me veprimet tuaja luftë-nxitëse, të na sillni trazira e konflikte brenda shoqërisë sonë, duke u marrë gjithë kohën me fe?! Të paktën, po nuk sollët luftë, do të sillni pabukësi si deri tani. Më mirë luani derën, rrini kot, nëse nuk dini më shumë!
Është një gazetar kosovar me banim në Norvegji. Ai është patriot i madh, në portalin e tij publikon shpesh shkrime për fenë – lexohen shumë më thoshte. E pastaj?! A do i ushqejmë njerëzit me fe, edhe ne, gazetarët e intelektualët shqiptarë? Pse të biem në kurthin e fesë?! Momenti kur u prisha me Bajramin, gazetarin ‘par-excellence’ në fjalë, ishte kur ai po i mëshonte shumë luftës shkatërruese në Ukrainë, e paraqiste Zelenskyn si hero, dhe u thoshte me shkrimet e tij kosovarëve: ‘ju jeni kot, a e shikoni se çfarë pi bën Zelensky?!’ Dhe merrte shembj biblikë të Davidit e Goliathit, duke besuar se Ukraina do e mundë Rusinë… (?!) Leni more marrinat shokë, leni iluzionet. Zelensky po e shkatërronm Ukrainën, nuk është shembull i mirë për t’u ndjekur, e kjo shihej që në fillim, për kush kishte mend ta shihte, por Bajrami nuk e shihte këtë. E kjo më zhgënjeu pa masë.
Kush ka mend, i shmangë luftërat e konfliktet, edhe ato fetare!
Në lidhje me fenë, Bajrami thotë se në Norvegji nuk e pyet kush për fenë, atëherë pra, pse po merresh ti me fenë? Pse nuk e sjellë modelin norvegjez në Kosovë, por bën lojën fetare dhe hyn në diskutime të tilla?! Feja është për institucionet e fesë, ato paguhen për atë punë, dhe shteti nuk duhet t’i lërë ato të na shqetësojnë e shurdhojnë.
Për ta mbyllur, se nuk kryhen kurrë këto diskutime irracionale, vërejtja ime është, nëse ne shqiptarët, duam të ruajmë veten dhe të zhvillohemi, ne duhet të kemi një rol të moderuar të fesë në shoqëri, për shkak të përbërjes shoqërore që kemi, përndryshe prishen balancat dhe mund të kemi, në mos pasoja e konflikte e kultivim të urrejtjes me bazë fetare, do të kemi pabukësi, varfëri dhe braktisje të vendit.
Për të ikur shqiptarët nga islami duhet ushtruar dhunë – e dhuna sot nuk vjen në shprehje. Ndryshe nuk ikin kurrë, prandaj është më mirë, të mos harxhojmë kohë kot me fe, feja duhet të lihet mënjanë për njerëzit e paditur, që nuk bëjnë dot pa të, feja duhet të mos jetë e zhurmshme e dominante, se nuk na sjellë përftime, shoqëria shqiptare duhet të ecë përpara vetëm pëmesh shkollimit e dijes, punës e zhvillimit.