Europianët e amerikanët duan kukulla e budallenj në drejtim në Kosovë

0
Vilajeti i Shkodrës - Kosovës

FAJIN E KA KURTI, SE ËSHTË LIDER EUROPIAN, E JO AFRIKAN, SI RAMA, HASHIMI E RAMUSHI…

Europianët e amerikanët duan kukulla e budallenj në drejtim në Kosovë, si Hashimi e Ramushi, njëri ia futi vetes me Gjykatën Speciale e tjetri fali Çakorrin, kur Mali i Zi ka territor 4 herë më shumë se Kosova, për njësi banori.

Duket se një pjesë e kosovarëve janë mësuar t’i urdhërojnë të tjerët dhe u duket qesharake me një lider “sovranist” si Albin Kurti, që nuk pranon ta urdhërojnë të tjerët, sidomos kundër interesave të Kosovës. Për disa, Kosova është shtet i ndereve, jepi tokë Maqedonisë, jepi tokë Malit të Zi, jepi tokë Serbisë, kur në fakt që pas rënies së Perandorisë Osmane, Kosova ka humbur 2/3 e territorit që kishte si vilajet.

Kush i ka marrë këtë vendime për Kosovën? Të tjerët sigurisht, kurse tani duan t’i detyrojnë kosovarët t’i marrin vendimet vetë, por kundër interesave të tyre, si ia bënë Hashimit e Ramushit, kjo mbështetet edhe nga Ibrahimi. Por nuk pranon pra Albini, sovranisti… Kështu që Albini është problemi, ai del jashtë modelit, që ndërkombëtarët shohin te liderat e Kosovës, dhe disa shqiptarë shohin gjithashtu ashtu. Pse? Se nuk janë mësuar me shtet, që shikon interesat e veta… e jo interesat e të tjerëve. Ata i duan liderët e Kosovës, pula, të dëgjueshëm, jo krenarë e vendim-marrës, i duan hajna e të korruptuar, që t’i kërcënojnë e komandojnë më lehtë.

Ramushi e Hashimi vodhën sa mundën, vjedhë edhe Rama, i cili tregohet i butë me ndërkombëtarët dhe arrogant e sadist me shqiptarët.

Ramushi ka 5 shtëpi, ka troje për ndërtim, ka 2 milion m2 tokë, ia ka lanë baba, nënkupto hajnia… Këta janë lidera të lakueshëm, se e duan pushtetin me vjedhë e me plotësua nevojat e veta, të tarafit të tyre e të ndërkombëtarëve, jo të qytetarëve. Një shembull mjafton për ta ilustrusr këtë që po them, se ne paraqitemi si afrikanë para tjerëve, e jo si europianë, se kemi liderë të paaftë e impotentë.

Shqipëria është vendi i vetëm që prodhonm naftë në rajon, por e ka çmimin e naftës në treg më të lartë se vendet e rajonit. Se nafta e shqiptarëve vidhet e shitet për nevojat e disa politikanëve dhe ndërkokmbëtarëve e shqiptarët nuk përfitojnë asgjë nga pasuria e tyre kombëtare. Dhe shqiptarët e mësuar për t’i vjedhë, i vjedhin prapë me çmimin më të lartë në rajon të naftës, 46 cent për 1 litër naftë është çmimi më shtrenjtë në Shqipëri se në Mal të Zi, kur Mali i Zi as prodhon naftë si ne, dhe është edhe një shtet me 3 herë me më pak banorë se Shqipëria. Pra treg më i vogël.

Për më tepër Euro ka rënë ndjeshëm në Shqipëri, por jo çmimi i naftës, që blihet me Euro… Se Rama ka futur paratë e trafikantëve që të ndërtojnë gradaçiela në Tiranë, dhe ka rënë Euro, ku ai merr disa kate për secilën prej tyre, për lejen e ndërtimit që u jep atyre…

Në Norvegji zbuluan naftë e gaz në det, përfitoi e gjithë ekonomia e vendit, se atje shikojnë të përfitojnë qytetarët, e jo ndërkombëtarët. Por kështu nuk mund të veprojë Albini, edhe pse e ka gruan norvegjeze. Albini duhet të veprojë si Rama, Hashimi e Ramushi, ky është modeli i afrikanit në shtetin e vet europian, kështu duan të na shohin ata, e ne ua plotësojmë dëshirat atyre, se nuk jetojmë për veten ne, jetojmë për ata, prandaj Albini bie në konflikt edhe me eurropianët e amerikanët, që presin diçka tjetër nga liderat e Kosovës, presin Ramë, Hashim e Ramush, e jo sjelljen e Albinit si norvegjez.

Ata duan një lider pulë, të dëgjueshëm, që ia futë vetes e Kosovës, për hatër të tyre, se ashtu bëjnë edhe të tjerët në këto troje me kulturë neurotike e orientale, ashtu mendojnë se duhet të sillen, edhe disa shqiptarë. Trus aty ti, e dëgjo, se je mësuar të të komandojnë të tjerët! Ti nuk mund të jeshë krenar, sovranist… Se je i vogël, sapo ke bërë shtet. Kot nuk thonë: “Më mirë mut se i vogël…

Edhe në Shqipëri na e vjedhë Rama naftën e na e shet për interesat e veta, para Ramës të tjerët bënin ashtu, dhe Ramës i pëlqeu kjo. I vetmi vend në rajon që prodhom naftë dhe ka çmimin e naftës më të lartin në rajon. Kështu i duan amerikanët e europianët liderat shqiptarë, i duan si afrikanë. Kurse Albini është lider europian, ai nuk i dëgjon të tjerët, as amerikanët e as europianët, kur ata sugjerojnë gjëra kundër interesave të Kosovës. Në fund të fundit, kush i ndau territoret shqiptare pas ikjes së Perandorisë Osmane? Këta ndërkombëtarët e bënë… për interesat e fqinjëve. Atëherë?! Këtë po bëjnë edhe tani. Serbia rrah para të madhe për t’i blerë ata, si Grenellin, e ata pastaj marrin anë me ta. Na njohin mirë, e dinë kush mutin jemi. E dinë se mes nesh ka mercenarë, që shiten lirë…

Kështu që i bie, se fajin e ka Albini, jo ai që vodhi lopën…

Le të marrim Gjykatën Speciale, kush e do? Disa e duan. Por në pamje të plotë, ajo është kundër interesave të Kosovës, se po gjykohen disa liderë të UÇK-së, që luftoi për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb… Atëherë, a ishte mirë apo keq, që u pranua Gjykata Speciale dhe që u miratua nga Kuvendi i Kosovës me insistimin e Hashim Thaçit si prezident? Keq. Por e pranoi Hashimi e jo Albini, edhe ajo u bë për interesa serbo-ruse nga ndërkonbëtarët, amerikanët e europianët. E kush kishte të drejtë në këtë rast, në planin e intereave të Kosovës? Ata apo Albin Kurti? Kurti kishte të drejtë. Po sot kush ka të drejtë? Kurti ka, por i forti bën ligjin, e disa shqiptarë shkojnë me të fortin, edhe pse kundër interesave të Kosovës. Se ashtu janë mësuar tërë jetën, të shohin interesat e të tjerëve, kënaqen krejt kur i shqyen serbi, nuk i shikojnë interesat e tyre e të vendit të tyre.

E nëse ti e bën këtë, si Kurti, të marrin inat shqiptarët e tu, “kush je ti more, sovranisti i mutit?! Trus aty, se po ta lëshojmë Sami mjekërcjap Lushtakun, e po të tërheqë zhag…”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.