Rrena dhe demenca serbe në rrugën pa kthim…!

0
13
Vuçiq në Kosovë

Analizë

Skënder MULLIQI

Serbia nuk po lirohet nga ndjenjat e rreme shekullore, se shpëtim është ideja shoviniste “të gjithë serbet në një shtet”. Ne Serbi nuk ka asgjë të re. Rrefim i njejtë, të njejtit politikanë dhe intelektualë, public i njejtë në regji të Aleksander Vuqiqit. Dhe, gjithnjë po ndëgjojme rrëfimin e vjetër së populli serb, në të gjitha luftërat ka qenë viktimë. E gjithë kjo për rrezikimin serb nga fqinjët është demogogji dhe rrene e madhe, në shërbim të ideologjisë serbomadhe, më synim që të arsyetojnë krimet e viteve të 90-ta, në BH dhe në Kosovë. Sigurishtë që do të kalojnë edhe shekujë të tjerë, e politika serbe nuk do të lirohet nga ajo që fqinjët janë të keqinjë e serbët të mirë.

Po mos të ishte kështu Vuqiqi nuk do të kishte perkrahjën e popullit serb. Ky drejtues i shtetit të Serbisë, po manipulon më popullin e ndëgjueshem, i cili edhe mbanë përgjegjësi për fatin e vetë. BE-ja dhe Amerika sikur po e besojnë ideologjinë e rreme serbe. Ka mundësi të bësojnë një ditë që Jezu Krishti ka qenë serb, dhe se serbët janë populli më i vjeter në botë, që fqinjët e dinë mirë se jo. Të besohet se Serbia mund të jetë factor stabiliteti në rajon më krimininelet e luftës, është një iluzion, siq është iluzion të mendohet se Serbia, do të kthehet nga bota perëndimore, duke harruar se serbet e rusët janë vëlllëzër. Dashuria nuk ka mundësi të blihet, kur dihet për iracionalitetin serb.

Vështirë që serbet të lirohen nga ndjenat e rrëme shekullore për bashkim të te gjithë serbeve në një shtet.Rrenë kjo e lanquar mirë nga ideologu i Serbisë të Madhe, Dobrica Qosiqi.Këto janë sigurishtë fakte që shqiptarët duhet të hapin sytë para hegjemonisë serbe, për ndarje të Kosovës, përmes asociacionit famoz. Serbia e ka lënë moti rrugën e demokracicë, duke përqafuar rrugën kleroqetnike dhe proruse. Serbia dhe Rusia janë dy shtete më logjikë pan sllave, të cilat po deshirojnë të kthejnë kohën e Luftës se Ftoftë.

Po deshirojnë gjithashtu të formojnë më luftë madje edhe bërthamore një rend të ri botëror sipas kutit të tyre. Putin po tenton të futë nën juridiksionin rus ish Republikat e Bashkimit Sovjetik, kurse Serbia disa nga ish Republikat e Jugosllavisë, pjesë të Malit të Zi, BH, Maqedonisë së Veriut, dhe pjesën më vitale të veriut te Kosovës, e qe nuk do ti lejohet.Rrena dhe demenca serbe kan marrë rrugën e pa kthim…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.