Koment
Skënder MULLIQI
Lajmi për vrasjën e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, ishte lajm që tronditi botën demokratike. Kjo vrasje nga zyrtarët e lartë amerikan dhe nga presidenti Donald Trump, u konsiderua se vrasje e karakterit politikë. Sipas informacioneve shumica dërmuese e njerëzve vajtuan vdekjën e pafajshme të drejtorit ekzekutiv të organizatës Turning Point USA, por për fat të keq pat edhe nga ata që u gëzuan hapur kësaj vrasje. Sipas hetimeve vrasjën e shkaktoj një përson më snajperkë nga radhët e së majtës ekstreme, të cilët Kirik i denoncoi me mjeshtrin dhe me agumente në aktivitetet e tij publike.
Kjo vrasje të kujton shumë vrasje që u bënë për motive politike në Kosovën e pas luftës, atëherë kur e kishim fituar lirinë. Vrasja e Kirk dhe të gjitha vrasjet politike sa janë apsurde aq edhe janë të dhembshme. Është apsurde të vritet dikush më motive politike, mizore qe vetë më ardhë në vend të tij. Vrasjet në Kosovë e kishin po këtë qëllim, që mos më e lënë konkurrent për poste të larta, dikend nga taborri tjetër politik. Mesazhi makabër të atyre që dëshirojnë vdekjën e dikujt, është mesazh i ftoftë se vrasja e një kundershtari politike është e dëshirueshme! Është një shenjë psikologjike e shkëputjës morale –përjashtimi i tjetrit nga rrethi i tij familjarë, dhe nga rrethi i njerëzimit. Kur jeta njerëzore redukohet në një mjet në një debat politik, kjo është çështje e dehumanizimit të plotë.
Kuptimi i ndonjë vrasje zbulon më tej verëbërinë ideologjike, për qka edhe bëhën shumë luftëra në botë. Kjo është e njëjta logjikë që ka justifikuar dhunën më të keqe në histori. Një mburrje e tillë nuk është vetëm një shpërthim personal. Është një simptomë e një sëmundjeje më të thellë në një shoqëri që po humbet aftësinë e saj për empati universale. Ata që gëzohen për vdekjen e një tjetri, pavarësisht se sa ideologjikisht të huaj janë për ta, nuk tregojnë forcë, por dobësi. Historikisht, njerëzit me prirje të tilla janë konsideruar të sëmurë dhe sot mund t’i përshkruajmë ata edhe si përfaqësues të shpirtit të satanizmit – atij që mohon dashurinë, dhembshurinë dhe jetën.
Është poashtu një shenjë e retardimit psikologjik të njerëzve, të cilët shkatërrojnë empatinë natyrore njerëzore dhe përpiqen të krijojnë në mendjet e brezave të rinj bindjen se vdekja e një kundërshtari është diçka për të cilën duhet gëzuar. Dhe sapo vdekja e dikujt fillon të justifikohet, kufijtë e njerëzimit pushojnë së ekzistuari. Këta e konfirmojnë tezën, se përsonazhe të caktuara të quditshëm dhe pervers mendorë, nuk i përkasin rrugës së drejtë, por një çmendurie.
Do të përmbyll këtë shkrim më një pjesë të deklaratës të presidentit, Donald Trump, pas vrasjës të Kirk. ”Ai ishte një patriot që ia kushtoi jetën e tij debatit të hapur dhe vendit që e donte aq shumë-SHBA-ve. Ai luftojë për liri, demokraci, drejtësi dhe për popullin amerikan“. Pas çdo vrasje, e veqmas të tyre politike, njeriu i lutet Zotit, që ato mos të pëseritetën më. Të lutemi edhe kësaj radhe…!











