Gani Mehmeti
Kosova është e vogël dhe shumë e dobët të dirigjojë dikë për të mbajtur miqësinë, ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe, kjo do të thotë nënshtrim ndaj Serbisë, e cila me mish e shpirt lufton për zhbërjen e Pavarësisë së Kosovës dhe për ripushtimin e saj, gjithherë duke e trajtuar si pjesë të sajën. Nëse, nuk i shihet Serbisë për të madhe, pse do ta pushtojë sërish Kosovën, kjo i shihet për të madhe SHBA-së, e cila me sa shihet, shkon sipas kërkesave dhe apetiteve të Serbisë.
Kosova nuk ka më tokë për të tjerët, siç po kërkon Serbia veriun e Ksovës. Ky veri ka qenë gjithmonë i Kosovës, përse sot ti jipet Serbisë. Veriu i Koasovës ishte me shumicë shqiptare gjithherë, përveç Leposaviqit. Komunat e reja të formuara nën dirigjimin e UNMIK-ut paskan pasur një prapavi, e cila tejk tani po duket, se ato me qëlliminqë ti bashkangjiten Serbisa, qenkan formuar.
Në disa vende u formua komunë edhe vetëm një vendbanim!
SHBA, si mike e përkrahëse e shpalljes së pavarësisë, do të duhej të përkrahte zhbërjen e strukturave paralele serbe në Kosovë, sepse, Kosova nuk do të mund të jetë shtet i pavarur, derisa brenda saj funksionojnë struktura paralele të Serbisë. Ato struktura gjithsesi do duhej të eleminoheshin me inisiativën e vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e jo të pengohen.
Pezullimi i boisedimeve strategjike të SHBA me Kosovën, nuk u bënë për diçka tjetër, vetëm pse po ndalohen zyra të ndryshme të Serbisë në Kosovë.
Me këto masa të ndërmarra ndaj Kosovës dhe me përkrahjen e strukturave të Serbisë në Kosovë, lë të kuptohet se SHBA po e ndihmon Serbinë në ngritjen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë. Natyrisht, kjo çon ujë në mullirin serb të beogradfit, për çka Vuçiqit nuzk i shkon mendja në njohjen e Kosovës shtet.
Është e vërtetë se Serbia është shtet shumë më i fortë se Kosova, prandaj, për të qenë i drejtë, duhet të qortohet i forti, i cili kërkon ripushtimin e Ksoovës. Jo të qortohet Kosova, e cila nuk kërkon pushtimin e tokave serbe sot, por vetëm shtrirjen e sovranitetit në tërë territoroin e vet. Shih për këtë, Kosova është në të drejtën e saj, jo Serbia që synon pushtimin e Kosovës.
Shtrirja e sovranitetit në tërë Kosën, pavarësisht nga cila qeveri, do duhej përshëndetur nga shtetet demokratike, edhe nga SHBA.
Se qeveritë e mëparme nuk kishin një vizipon për shtrirjen e sundimit të ligjit edhe në veri të Kosovës, këtu nuk është faji i qeverisë së fundit. Ato ishin qeveri tërësisht të nënshtruara nga të gjithë, sepse ishin futur në korrupsion, dhe për të shpëtuar veten dhe milionat nga korrupsioni, do e jepnin tërë Kosovën.
Nëse kjo qeveri nuk ka bërë diçka tjetër brenda Kosovës, sa i përket veriut – po. Dhe kjo, do duhej përshëndetur nga të gjithë ndërkombëtarët, edhe nga SHBA.
Nga Serbia do duhej kërkuar që Kosovën ta heqin nga kushtetuta e tyre, si pjesë e Serbisë, çka më nuk është.
Prandaj shtrohet pyetja: Përse pezullohet dialogu strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës?
Evropa Plakë (“kurvë”) dhe e bija e saj Amerika, nuk prajnë së “këshilluari” të tjerët, se si po u dashka të ndërtohet vendi, duke zbatuar ligjet dhe normat demokratike. Mirëpo, kur janë në pyetje interesat e tyre, ata nuk zgjedhin as mjete dhe as veprime për t’i përmbushur, qoftë edhe në dëm të interesave të atyre që “këshillonin”.
Kjo Evropë dhe bija e saj, Amerika, kërkojnë në vazhdimësi dhe me ngulm, nga ata që u nënshtrohen “këshillave” të tyre për të vënë në jetë diçka aq të “rëndësishme”, sa që në vendet e tyre as që lejohet të përmendet. Kjo i bie, “duhet të bësh patjetër ashtu si po të them dhe, jo të bazohesh në atë çka bej unë”!!!
Çka është edhe më keq, në sjelljet e përfaqësuesve të Evropës dhe bijës së saj, Amerikës, dëshmohet përditë dhe qartësisht, se këta mujsharë nuk kanë zgjedhur mjete në të shkuarën dhe nuk po zgjedhin as sot, për të mbrojtur në të gjitha drejtimet, dobiçin e tyre të përkëdhelur serbo-çetnik dhe si vëllezërit e tij sllavo-grek.