1 në 2 shqiptarë – pra, 50% e shqiptarëve – të nënushqyer

0
FAO - map of underneurishment

Vëzhgim

Arben Çokaj

Kjo si pasojë e çmimeve të larta të produkteve në treg dhe pafuqisë blerëse të shqiptarëve.

Kemi Gjatojën, na mjafton. Thotë se don me na futë edhe në BE. E mban me rrena këtë popull, por realisht ka ndërtuar një sistem rrenash e anti-vlerash në këtë vend dhe po i lë pa bukë shqiptarët më keq se Enveri.

Harta e FAO-s (Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë) tregon se Shqipëria ka nën-ushqyerje! I vetmi vend në rajon, a e shihni?!

Me rëndësi është se Elisa sapo bleu makinën e re prej 130 mijë Eurosh. Nuk ua ndien fare, a ha bukë ky popull, ecin gjithë kohës me këmbë përpjetë… Habitem, si e durojnë veten?

Rama dhe ekonomiaNjë eksperiment i gabuar: Rama tha “e dua gjithë tepsinë për vete”, që nënkuptonte pushttin e plotë. E mori. Tani po i merr për vete të gjitha ato që ka tepsia, popullin po e lë pa bukë!

Turp e faqja e zezë për Ramën, që pas 12 vjet në pushtet, vodhi e bleu votat edhe për 4 vjet tjera dhe nga fitorja në fitore, nënkupto, nga rrena në rrenë, po e çon Shqipërinë drejt BE-së (rrenës së madhe), si në kohën e Enverit, Vendi më i varfër në Europë. Se me Edin në BE nuk na fut kush kështu, me autokraci, hajni e varfëri, harrojeni!

Goja mbrapa më ka dalë duke e ngritur zërin në fushatë e më pas: ule çmimin e naftës, se çmimet e tjera bien gradualisht vetë. Por jo, Rama me klasën e tij politike dhe të neo-oligarkëve, po e rrjepin këtë popull, i kalojnë fitimet vetëm në duart e tyre, ata jetojnë mirë me haviar e karkaleca Gjergj Luce, por po ua vështirësojnë jetesën dhe ekzistencën shqiptarëve.

Nuk merren me gjëra esenciale, nuk merren me atë që i intereson këtij populli dhe ja ku jemi! Një popull i varfër, një shtet i varfër, një ekonomi e dështuar, një shtet i rrënuar, nga fitorja në fitore, për Ramën dhe miqtë e tij. Mjaft është mjaft. Duhet reflektim! Por truri i sociopatit nuk reflekton!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.