“SHTËPIA E SËMURË”

0
Kalosh Çeliku
Teki Dervishi
Teki Dervishi

Teki Dervishi shkrimtari disident
që e meritonte Ҫmimin “NOBEL”…

NGA KALOSH ҪELIKU

E kam lexuar librin e tij Shtëpia e sëmurë”, si student në Prishtinë, gjatë sistemit komunist jugosllav i botuar nga “Flaka e vëllazërimit” në Shkup. Për të cilin, edhe po ta dinte Policia Letrare, do të shkoja edhe në burg. Prurje e re, në Letërsinë Shqiptare. Vite, të rrezikshme për popullin  shqiptar në sistemin komunist jugosllav. Edhe, kryeveprat e tia: “Thashë”, “Herezia e Dervish Mallutës, “Pranvera e Librave”, “Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit”, “Kufiri me Atdhe”… Gjithë veprimtarinë e tij gazetare, publicistike dhe letrare si shkrimtar shqiptar e kam pasur nëpër duar. Rrugës time krijuese si shkrimtar i ri, përtej Ditës Nesërmne, botuar në SHGB “RILINDJA” në Prishtinë, dhe redaksia “Flaka e vëllazërim – bashkimit”, në Shkup. Nuk ka “vëllazërim-bashkim” me këto komunistë të Djeshëm dhe Neokomunistë të sotshëm jugosllav.

“Shtpia e sëmurë”, mua si shkrimtar i ri mi hapi rrugët, dhe dhiaret malore në letërsi. Rruga ime e Ditës Nesërme. Shkrimtarin, Teki Dërvishin e kam njohur shumë vonë, pasi u ktheva nga Prishtina në Shkup. Herët, jam njohur me veprat e tia publicistike dhe letrare. Edhe, ia kam pasur lakmi për Ditën e Nesërme si parashikues i Lirisë. Shtetit Shqiptar. Ndoshta, edhe Ai ka qenë Shkaktari kryesor, që unë ta vazhdoj rrugën e rrezikshme në letërsi matanë maleve. Përfundoj si Ai, në burg. I shpëtova burgut, por jo edhe përndjekjeve të rrufjanëve të Policisë Letrare edhe sotekësajdite me vite në Shtetin e “përbashkët”, ende të “vëllazërim – bashkimit” jugosllav.

Unë pas studimeve, dhe  punës në Prishtinë, u ktheva në Shkup. Kohë, kur edhe u njoha me Teki Dërvishin. Edhe, pse: më herët kisha njohuri përmes librave të tij gjatë studimeve në Prishtinë: “Shtëpia e sëmurë”,Herezia e Dervish Mallutës, “Pranvera e Librave”, “Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit”, “Kufiri me Atdhe”… Ndoshta, edhe Ai është “fajtori” kryesor, që Unë Sot: jam ky rrebel i papërmisueshëm në jetë dhe Letërsi.

I vetmi shkrimtar shqiptar disident, dhe i burgosur në “Goli Otok”, që e ka merituar Ҫmimin “NOBEL” ka qenë Teki Dërvishi. Edhe, shqiptarët më në fund do ta kishin një shkrimtar shqiptar me Ҫmimin “NOBEL”. Edhe, pse: disa shkrimtarë botërorë, e kanë refuzuar Ҫmimin “NOBEL”. Shkaku, se: pas tyre e kanë pasur shtetin e vet me mjete materiale mbi Ҫmimin “Nobel”. E kanë tejkaluar shumën e Ҫmimit “NOBEL”. Shkrimtarët shqiptar, pas vetes nuk kanë pasur Shtet Shqiptar. Tejkalojnë, Ҫmimin “NOBEL”. Që, ta refuzojnë Ҫmimin “NOBEL”. Problemi, ka qenë i institucioneve kulturore shqiptare ende komuniste në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Sot, Maqedonia e Veriut. Nuk e kanë propozuar për së gjalli shkrimtarin Teki Dërvishi si kandidat për Ҫmimin “NOBEL”?!

Kutadi, Unë: Ndoshta, edhe do ta kishte fituar Ҫmimin “NOBEL”. Ose, do ta refuzonte…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.