
Arben Çokaj
Partizan Cene, një mbështetës i Ramës dhe i PS-së po pyet: Pse nafta kaq e shtrenjtë në Shqipëri?! Ja përgjigjia!
Se Rama me oligarkët duan të vjedhin popullin e varfër shqiptar.
Dhe ne jemi edhe vend prodhues i naftës, ndryshe nga fqinjët! 1 milion ton naftë në vit na e vjedhin, që nga koha e Nanos kryeministër. Rama tha se do e ndalte këtë hajni, do të bënte rafineri nafte moderne dhe ulte çmimet, por ka 12 vjet që i pëlqen pjesa e tij e ky krim vazhdon!
Si me inceneratorët… merren paratë edhe pse ata nuk ekzistojnë!
Rama thotë se nafta D2 e Shqipërisë nuk duhet gjë! Dy anije amerikane gjeneratorë në bregun e Vlorës, të ardhura nga Bangladeshi, jo vetëm që i kanë marrë Belindës 80 milion dollarë qera deri tani, pa bërë asgjë, por punojnë me naftë D2, që Rama thotë se nuk duhet gjë!
Unë ka kohë që them, nëse nafta D2 nuk i duhet kujt, pse nuk e lënë në tokë, por na e vjedhin! As TVSH nuk paguajnë.
Kishte një rast kur tatimet i kërkonin kompanisë, që na vjedh naftën të paguante miliona dollarë TVSH, por ministrja e asaj kohe Anila Demaj ua fali TVSH-në. Nuk besoj se e ka bërë kokë më vete…
Kjo është një hajni e paparë në shumë plane. Nëse unë në Gjermani paguaj 350 Euro taksë qarkullimi në vit, në Shqipëri me naftën që harxhoj, paguaj rreth 3800 Euro në vit më shumë se po ta merrja naftën në Mal të Zi apo Maqedoni.
Tani a e kupton pse vjedhin, e pse Rama as don ta diskutojë këtë çështje?! Pare e madhe, hajni e madhe! Shqipëria sillet si shtet afrikan, se politikanët tanë e kanë shpirtin e zi e janë qenie inferiore e hajna, nuk sillen si në një shtet europian!
Në një takim me gra, një grua pensioniste iu ankua Ramës: Pse është nafta kaq e shtrenjtë?! Rama ia ktheu se pensionistët s’kanë pse ankohen për naftën, se nuk kanë makina! Por kjo gruaja ia ktheu: Çmimi i naftës dihet se ndikon te të gjithë çmimet e tjera… Pra, një pensioniste e di, por jo kryeministri?! Apo e di edhe kryeministri, por ashtu i pëlqen?! Si more nuk u ngop një herë, paska qenë gropë madhe?!
Po ik ore, i tha Rama, voto për partinë tjetër, mos e voto partinë që ke votuar deri tani. E kjo ia ktheu se ishte votuese e rregullt e PS-së. Unë e di se ajo ka votuar një parti tjetër në këto zgjedhje, jo PS-në, si dy miq të mi votuan Trump-in këtë herë, e jo demokratët si më 2016, por Trumpi fitoi, ndërsa Rama e dinte se humbë dhe i vodhi e i bleu votat, me të madhe, sa nuk po mund ta fshehë masakrën elektorale.