Vështrim
Skënder MULLIQI
Të shpresojmë të gjithë që Kosova të mos këtë më kuvendarë kurrë njerëz të tillë të politikës çfare i kemi sot. Është një fakt tashmë i matshëm dhe i saktë se Kosovën këta hilearë të politikës po e fusin secilën ditë në krizë politike e cila do të shkruhet më shkronja të zeza. Është fakt së kemi prova të panumerta së jeta në Kosovë nuk është e nivelit të kërkuar dhe është në kujtesën e popuulit si një shëmbull së si nuk duhet trajtuar Atdheu. Asnjë shqiptar liridashës, e vërtetëdashës, i drejtë dhe patriot nuk duhet të lejojë një mashtrim tjetër të radhës duke rrezikuar serish Kosovën dhe të ardhmën e saj nese zgjedhjet mbahen herdo kur.
Para syve tanë po luhet një skenar makabër më mënyra identike. Nese shkojmë në zgjedhje si i vetmi solucion politik pozitiv në këtë rast me duket mua, nuk është dashur të përserisim gabimet nga e kaluara. Duhet të shqyrtojmë mirë pa ndërgjegjën e shumicës të këtyre kuvendarëve, duke mos lejuar që ata sërish të vijnë në poste të larta politike. Ne vazhdimësi po tregohemi se jemi popull i çuditshem. Kemi më shumë njerëz interesgjinjë të cilët po na trajtojnë në mënyre të quditshme.
Psh, të marrim francëzët dhe anglezët të cilët kan gjyqe drakonike për të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër bien ndesh me interesat e vendit. A do të vazhdohet avazi i politikave të vjetra, që do të ishte tragjike për shtetin e Kosovës por edhe për komb mbetet të shihet shumë shpejt.Unë thëmë se ku ka mbetur identiteti dhe krenaria jonë kombëtare, dhe mbi të gjitha mbijetesa e ardhshme e Kosovës? A do të bëjmë gabime të njejta, duke shkelur në gjerat me të shenjëta, duke vazhduar politikat më logjikën autokratike?
Nuk ka më nevojë të elaborojmë të gjitha dështimet dhe fatkëqesitë që i përjetuam deri më sot.Nje përson sado pak intelegjent nuk do të lejonte veten të zgjedhë sabotimin duke mos formuar organet e shtetit.Kjo qasje e gabuar e tyre po i ndesh mbi parimet e shtetit dhe demokracisë. Duhet për të fituar shumë më shumë logjikë, mendje të shëndoshë dhe unitet patriotik! Duhet të zgjedhim anën e duhur të historisë, anën në të cilën qëndron shumica dërrmuese e popullit shqiptarë.
Edhe për faktin madhor së të gjithë e pamë dhe përjetuam së cila ishte çizma pushtuese e agresionit serbomadh. Uniteti na shpëton që të mos na ndodh për herë të dytë e njejta gjë!? Të zgjedhim anën fituese duke iu bashkuar botës perëndimore dhe Amerikës mike, se mundësia e shpërthimit të një lufte do të thosha globale është në prag. Kosova duhet të dërgohet nga e ardhmja më e mirë për të gjithë. Shumë gjatë ishim nën nofullat e tiranisë pushtuese të Serbisë shoviniste dhe terroriste ndaj çdo gjëje shqiptare në Ballkan.