KUSHTRIM PELLAZGËSH – Tetë fragmente nga poema me të njëjtin titull

0
Atdhe Geci

Atdhe Geci

*
Në lis mali e kam lidhur fjalën
tek më e fismja pemë e natyrës
te më e kallura llavë e vullkanit
tek më e urta frymë e kosmosit…
*
Shqipëri e kohrave antike
të vërtetën unë ua thashë,
të tëra gjykatave të kohës,
se shumë po rrenë Greqia.
*
Jam popull gjysh i gjuhëve të lashta
Jam popull gjysh, Lingua i Evropës
Shqiptar jam, kur s´ kishte Greqi
Shqiptar jam, as kur s´kishte Athinë.
*
Tre Drina rrjedhin tokës së Shqipërisë
tre Drina bartin flamuj të ndryshëm
tre Drina flasin me pasaportë mes veti
tre Drina i thërrasin ndërgjegjjes sonë.
*
Hapeni librin e jetës t´uaj
histori shqiptare jemi ne,
në këngë kemi të shkruar,
shqiptarët jemi pellazgët.
*
Nga rrjedh Drini, Vjosa e Thiami,
gjallë për varri lidhur është çami
s´na mund toka, s´ na mund deti,
kemi aq gjak t´i dalim zot vetit!
*
Nuk ka më shqip se gjuha shqipe
Nuk ka më shqip se shkrimi saj
Nuk ka më shqip se pellazgo-ilir
Nuk ka më shqip se sa Shqipëri…
*
Heshtje, sikur kur bie shi
Heshtje, sikur kur bie borë
Qan Çamëria për Pavarësi,
Qan Atdheu për Çamërinë…

Atdhe GeciDortmund, 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.