24.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

LIBËR ME VLERA SHKENCORE  MBI HISTORINË PELLAZGO-ILIRO SHQIPTARE

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Në botën e librit

Pjetër Nikolla: VËSHTRIM HISTORIK – mbi mitologjinë pellazgo-ilire dhe falsifikimet greke, romake, serbe, botoi SHB “Flamuri”, Tiranë 2025.

Mikel Gojani Mikel GOJANI

Pjetër Nikolla, shkrimtar dhe studiues i shquar nga Tirana, me veprat e tij letrare dhe studimore ka bërë emër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve të këtij vendi.

Shkrimtari Nikolla  në angazhimet e tij letrare dhe studimore i është qasur zhanreve të ndryshme të letërsisë, poezi, prozë, publicistikë etj. Kështu që veprat e Nikollës janë vlerësuar nga studiues dhe kritikë vendës, por edhe huaj.

Këto ditë ky studiues i shquar  para opinionit lexues dhe të kritikës letrare është prezantuar me një vepër serioze studimore, me titull “Vështrim historik – mbi mitologjinë pellazgo-ilire dhe falsifikimet  greke, romake, serbe”.

Në këtë libër, studiuesi Nikolla i qaset  një periudhe dhe të një populli që prekin thellësitë e shekujt dhe që kërkojnë që në thellësitë e minierave të thellësishme të gërmohet mbi shumëçka çka akoma nuk ka dalë në dritë, por meritojnë të shpalosen të vërtetat e kësaj periudhe në mënyrë që ato fakte dhe dëshmi historike të mos I mbulojnë pluhuri i harresës as ndryshku i  kohës, kur dihet që kjo përiudhë ngërthen një distancë tepër të largët historike.

Librin autori Nikolla iu dedikon fëmijëve të tij, të cilët në jetë dhe në angazhime  kanë arritje të konsiderueshme në shumë fusha të jetës.

Librit i prin një mesazh shumë domethënës dhe me vlera dimensionale të  Milan Kunderës, i cili shprehet: “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij, të shkatërron librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini duke  të shkruaj libra të rinj, të krijojë kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë  shumë kohë kombi do të harrojë  se çfarë është  dhe çfarë do të ishte”, shprehet Kundera.

Shovinistet  grekë, romakë dhe sllavë  ia kanë arritur qëllimin e tyre  që të falsifikojnë  historinë e kombit  shqiptar

Ndërkaq, studiuesi Nikolla në parathënien e tij të këtij libri shprehet se në këtë libër për të qenë më i besueshëm jam mbështetur  në studimet shkencore albanologjike  nga të huajt, në Amerikë, Kaliforni kryesisht, por edhe në studime nga albanologë evropianë dhe referime  nga shumë historian të lashtë, përfshirë edhe veprat e Homerit, “Iliada dhe Odisea” etj. “Kam paraqitur fakte dhe argumente  shkencore të shkruara  kryesisht  me ato çfarë  kanë  argumentuar të huajt  për  historinë pellazgo-ilire.

Fatkeqësisht, pohon studiuesi Nikolla, shovinistet  grekë, romakë dhe sllavë  ia kanë arritur qëllimin e tyre  që të falsifikojnë  historinë e kombit  shqiptar, që u copëtua  nga Fuqitë e mëdha, duke e ndarë në pesë shtete: Greqi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Malin e Zi etj.”, thekson studiuesi Nikolla i cili në vijim pohon  se duhet t’i  bëjë përshtypje  botës  dhe ne shqiptarëve, se kur  është themeluar Greqia kishte 7.800.000 arvanitas, ndërsa sot Shqipëria  ka mbetur  më me pak  se 3 milionë  banorë!

Me plot bindje faktografi studiuesi Nikolla se lexuesit në këtë libër  do të gjejnë  argumente  të shumta  dhe vlera shkencore, mbi historinë e  vërtetë  pellazgo – iliro – shqiptare.

Vlerat që e karakterizojnë këtë libër me interes dimensional, bazuar në hulumtimet  shumëvjeçare  shkencore të autorit paraqesin  fakte dhe  dëshmi shkencore mbi falsifikimin  dhe manipulimin e  të historisë  pellazgo-iliro -shqiptare nga shovinistët të vendeve fqinj, si   grekë, romak  dhe serbë. Autori Nikolla njëherësh ngre zërin e së vërtetës  dhe bënë thirrje me forcën e arsyes dhe të përgjegjësisë intelektuale dhe shkencore, duke kërkuar nga  historian dhe institucione  relevante shtetërore shqiptare  me ngulm  të vënë në vend të vërtetën  të historisë kombëtare shqiptare, pra të shpalosin një të vërtetë autentike dhe me rëndësi të jashtëzakonshme për brezat.

Libri historik i autorit Pjetër Nikolla me titull: Vështrim historik – mbi mitologjinë pellazgo-ilire dhe falsifikimet greke, romake dhe serbe, ndahet në 17 pjesë tematike, që ngërthejnë në përmbajtje unifikuese konceptuale, duke hedhur në dritë shumë fakte dhe dëshmi historike të ngërthejnë një histori të pandriçuar thellësisht, mirëpo edhe ky fond të shpalosjes së këtyre fakteve dhe dëshmive historike paraqesin një angazhim shumë serioz dhe tepër me rëndësi për një periudhë të thellësishme të së kaluarës  historike të këtij kombit tonë.

Në pjesën e parë “Mitet mbi botën e pellazgëve hyjnorë, studiuesi Nikolla pos shumë emrave të lashtë që flasin për  pellazgët, në shumë interes ndalet qysh gadishullin ilirik, në Epir, një territor i lashtë i  Shqipërisë, që fshihet si nga misteret më të mëdha në  botë, Orakulli i famshëm I botës së lashtë, Dodona Pellazge. Autori po ashtu ndalet edhe   te  Herodoti, i cili  sipas tij Pellazgët respektoheshin  pikërisht  për lashtësinë  e tyre, si një popull i vjetër, themelues të qytetërimit njerëzor që në zanafillën e tyre.  Ndërsa në Iliadën e Homerit (shek.VIII pr. K), pellazgët  përmenden si banorë  të Larisisë  pjellore, ndërsa Zeuzi (Zoti), quhej Mbret Dodonas e pellazgjik.

Në esencë në këtë pjesë autori flet edhe për shumë emërtime të asaj lashtësie që ngërthejnë fakte të rëndësishme për temën bosht. Autori duke u ndaluar te etimologjia e emrave pellazgo – ilir, tregon se ilirët, përfshirë edhe epirotët janë në thelb pellazg , ndërkaq pellazgjishtja  dhe shqipja  tashmë është vërtetuar se  janë të njëjtat gjuhë.  Po ashtu, sipas autorit Nikolla,  shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, kurse ilirët janë pasardhës të pellazgëve, [1]

Duke u ndalur në Luftën e Trojës, autori Nikolla sqaron me shumë kompetencës se njerëzit  e kohës mendonin se kjo luftë  kishte ndodhur  në shek. XIII-XII, pr. K., në afërsi të Dardaneleve në Azinë e Vogël, mirëpo me kalimin e shekujve  ngjarja u shndërrua në mit. Kështu deri në shek. XIX Lufta e Trojës besohej se ishte vetëm fantazi e trilluar në vepra arti.[2] Prandaj, “Lufta e Trojës është zhvilluar midis Dinastisë së Mbretërive të Akejve të konsideruar pellazgë dhe Trojanëve Dardanë”[3].

Zanafilla e Pellazgëve  të mirëfilltë është kryesisht në territorin e sotëm të Greqisë

Veçori karakteristike në këtë libër paraqet edhe kapitulli bosht që ka të bëjë me lashtësinë dhe autoktoninë e pellazgëve. Sipas autorit zanafilla e Pellazgëve  të mirëfilltë është kryesisht në territorin e sotëm të Greqisë, mirëpo ekzistojnë popuj tjetër të Evropës  që e kërkojnë  në atë vend  zanafillën  dhe gjurmët e veta, por edhe në Azinë  e Vogël, Thrakë, Rumani, Shqipëri e Kosovës.  Në Greqinë e sotme ka jetuar një popull i lashtë i quajtur Pelasgos ose Peleskës, Pellazgë.  Sipas legjendës së miteve pellazgjike  mbreti i parë ishte  Pelazgosi.

Vlen për të kontestuar po ashtu të dhënat që na i ofron përmes këtij libri studimor studiuesi Nikolla se kombi shqiptar e ka prejardhjen prej pellazgëve hyjnorë që nga gjenealogjia.  Ndërkaq, sipas disa studiuesve  rrjedh nga emir Shqiponjë. Shqiponja simbolizonte krijuesin e të gjitha krijesave, simbolizonte Zotin (Zeusin). Ndërkaq duke hedhur dritë  mbi shkrimet  dhe alfabetin pellazg, autori pohon  se krahas shkrimeve  dhe alfabeteve  shumere, egjiptiane, të lashta dhe të fenikaseve shek. XI pr. K., pa dyshim që kanë ekzistuar shkrimet e lashta pellazge  dhe alfabeti pellazg. Kështu që faktet historike flasin  që nga kërkimet shkencore  më të fundit  mbi alfabetet del se  ndër të parët  që kanë shpikur  dhe përdorur  shkrimin dhe alfabetin  kanë qenë pellazgët.

Studiuesi Nikolla një angazhimi serioz dhe me shumë përkushtim i qaset  pjesës tematike, Popullsia ilire e Gadishullit Ilirik. Sipas këtij studiuesi, emir Ilir është emër shqip  që do të thotë –i lirë, i pavarur. Nikolla sqaron  që sipas të dhënave  të gjeografisë së lashtë dhe dokumenteve  romake, Iliria përfshinte  ato që përcaktoi pushtimi romak kur krijoi provincë romake e quajtur  Iliri proprie diecti, e një hapësire  e cila  në atë kohë  përfaqësonte  vetëm një pjesë të vogël të këtij populli pellazg (nga dy brigjet e Danubit deri në Epir dhe nga Adriatiku në Detin e Zi).  [4]

Faktet dhe dëshmitë historike argumentojnë  se e gjithë popullsia e këtij territori  para se të quhej “Iliri”, quhej pellazg, fliste gjuhën pellazge dhe quhej Gadishulli Pellazgjik.

Pasi kjo popullsi quhej Iliri, prandaj edhe i gjithë ai gadishull është quajtur Gadishulli Ilirik, që flisnin  ilirishten

Pasi kjo popullsi quhej Iliri, prandaj edhe i gjithë ai gadishull është quajtur Gadishulli Ilirik, që flisnin  ilirishten,  ndërsa fiset ishin, si Albanët, Arbërit, Antianët, Dardanët, Dorsejt, Eordejt, Labeatët, Ardianët, Dalmatët, Dasaratët, Enkelejt, Pasionët, Pirustët etj. Duke ubazuar në të dhënat të studiuesve të spikatur, si S. Islami, H. Ceka, F. Prendi, A. Buda etj., shtrirja ilire ishte  jashtëzakonisht e gjerë që përfshinte Ilirikun, Italikun, Azinë e Vogël dhe Thesalinë. Autori po ashtu flet  për popullsinë (qytete dhe fshatra), nga fise të organizuara më mbretëri Ilire, për qytetet dhe madhështinë e Gadishullit të Ilirisë.

Po ashtu në vijim autori Nikolla  në mënyrë mjaft profesionale dhe të argumentuar prezanton historinë autentike të dardanëve  Ilirikë dhe Trojanë, pastaj konflikti me Maqedoninë, për ardhjen e sllavëve në Gadishullin Ilirik; falsifikimet e kohës nga ana e shovinistëve serbë; gjenocidin serb ndaj shqiptarëve; dëbimet në masë të popullsisë shqiptare nga serbët etj.

Duke folur rreth popullsisë së Epirit, sipas studiuesit Nikolla  Epiri është një rajon  gjeografik dhe historik i Evropës Jug-Lindore, pjesë e Shqipërisë së Jugut, që ndodhet midis varg malit Pindi dhe Detit Jon, që shtrihet  nga gjiri i Vlorës deri tek Malet Akrokkerauni në veri  dhe jug, deri në Gjirin e Artës. Sipas autorit, qyteti më i madh  në Epir është Janina, kryeqendra  e rajonit të Epirit dhe Gjirokastra  si qyteti më i madh në Shqipëri në territorin  e Epirit të lashtë.  Epiri ishte një nga djepet e civilizimit iliro-pellazg të kohës më Dodonën epirote, orakulli i lashtë i mijëvjeçarit të dytë  Pr. K.  Fiset ilire në Epir ishin: Etolët, Arkanët, Amflilakët, Thesprorët, Molosët, Kaonët etj., Brenda kornizave të këtij kapitulli autori flet edhe për rezistencën dhe tragjedinë rrënuese të çamëve, gjenocidin ndaj çamëve, besimet e lashta pellazgo-ilire, Dodonën Pellazge, Hyjnitë pellazge,

Në këtë libër, studiuesi Nikolla prezanton edhe thënie të  shumta dhe deklarime shkencore të personaliteteve të mendimit  botëror për kombin shqiptar, si  Maurico Druon, Maximilian Lambertz, Lamartinin,  Nikolla Jorga, Bajron, Aleksandër Stipçeviq, Eduard Shnajder, Mihail Emineskun, Marin Soresku, Miran Alen, Dhimitër Kamarada, Zef Skiroj etj.

Apeli i studiuesit Nikolla: Të mos heshtet ndaj falsifikimeve

Studiuesi Nikolla po ashtu përçon një mesazh shumë domethënës dhe me vlera të jashtëzakonshme për historianët shqiptarë në mënyrë që të mos heshtin falsifikimeve shoviniste serbe. Sipas  Nikollës historianët shqiptarë  kanë për detyrim  që të vazhdojnë  të gjurmojnë të reja shkencore që në lashtësinë pellazge për ta ndriçuar sa më mirë  dhe për të shkruar historinë  e vërtetë pellazgo-iliro-shqiptare.

Mendoj se libri i studiuesit të spikatur, Pjetër Nikolla, me titull  “Vështrim historik – mbi mitologjinë  pellazgo-ilire dhe falsifikimet greke, romake, serbe,” jo vetëm do të jetë  vazhdimisht në  duart e lexuesve të tërhequr nga kjo temë, por do të jetë edhe një nga veprat e tij  të shumta  që do ta nderojë gjithnjë autorin.

Klinë, më 20 maj 2025

[1] Pjetër Nikolla, Vështrim hisatorik…, f. 21.
[2] Po aty, f. 44.
[3] Po aty 45.
[4] Vep. E cit, f. 121

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit