Gani I. Mehmeti
Kryetari i Këshillit Europian, Antonio Costa (foto majtas): “Masat ndërlidhen me nevojën për të de-eskaluar tensionet në rajon dhe në veri. Ajo që unë dëshiroj është që sa më shpejt të kemi de-eskalim dhe të ecim përpara për t’i larguar masat”, tha ai.
Nëse qenka kështu, masat e vëna ndaj Kosovës, nuk do të hiqen fare. Kjo është pliotësisht e padrejtë. Kjo do të thotë se sikur vetëm Kosova qenka fajtore për depërshkallëzimin e veriut të Kosovës, pse kërkon sundimin e ligjit edhe në kët pojesë të saj.
Përshkallëzimi dhe depërshkallëzimi i veriut të Kosovës varet nga Serbia, e cila synon që ta kthejë nën juridiksionin e saj këtë pjesë të Kosovës. Prandaj, masat do duhej vënë Serbisë e jo Kosovës, nëse përshkallëzohet situata në veri të Ksoovës. Kosova është në të drejtën e saj për sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e saja, pra edhe në veri.
Edhe sa i përket dialogut, Kosova asnjëherë nuk i ka ikur dialogut me Serbinë. Ndëerkaq, Serbia ka mohuar zbatimin e marrëveshjeve të ndrëmarra më 2023 në bruksel dhe në ohër, ndërsa BE nuk ka reaguar në këtë ndaj Serbisë.
Kjo deklaratë është identike me ndërmjetësuesit e mëparshëm mes Kosovës e Serbisë, Lajçak, Borell e Escobar. Këso fare, nuk pritet normalizim i marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve.
Mos qofsh i vogël!