Kapiteni (mbajtësi i Kryqit Gjerman në Ar) nga Jäger-Regiment 54 / 100 Jäger-Division
Auron Tare
Pellgu Malor
Operacioni ‘Bergkessel’ pjesë e Operacionit te Dimrit, ishte një operacion gjerman për dëbimin e grupeve partizane nga zona e Shushicës – Kurveleshit në (14/20 dhjetor 1943).
Operacioni u ndërmor nga regjimenti i 54-të Jäger i Divizionit të 100-të të komanduar nga Gjeneral lejtnat Willibald Utz.
Pjese e operacionit ishin edhe disa njesi te artilerise malore dhe zbulues.
Regjimenti 100-të Malor Jaeger ishte pjese e Korpusit XXI Malor. (Gebirgskorps / Gebirgs-Armeekorps)
Divizioni i 100-të i Këmbësorisë së Lehtë pati humbje te shumta në Stalingrad sëbashku me Regjimentin 369 të Këmbësorisë. Per kete arsye u u ristrukturua per tu dislokuar në Kroaci në Qershor 1943. Pati eksperienca kunder forcave partizane përpara se të dërgohej në Shqipëri në Gusht për të siguruar mbrojtjen e vijës bregdetare në përgatitjet për kapitullimin italian ne Shqiperi, Regjimenti 100 Malor Jaeger çarmatosi Korpusin e Ushtrisë së 25-të Italiane dhe pas kapitullimit italian mori detyrat e pushtimit te Malit të Zi dhe Shqipërise.
Jäger Regiment 54 / 100 Jäger Division
Detyra e parë e saj ishte çarmatosja e trupave italiane dhe ngritja e mbrojtjes bregdetare nga nje zbarkim i mundshem i trupave aleate te cilet kishin dale tashme ne Jugun e Italise. Njesite e XXI Gebirgskorps gjithashtu ishin ngarkuar te mbanin hapur rruge kalimet midis Greqise dhe Jugosllavise si dhe spastroni keto rruge kalime nga forcat partizane te cilat te mbeshtetura nga oficeret nderlidhes britanike kryenin sabotazh te vazhdueshem. Korpusi 100 Jaeger u transferua nga Ushtria e 2-të Panzer pjese e Grupin E që kishte pasur për detyrë pushtimin e dhe mbajtjen e Greqisë.
Operacioni “Pellgu Malor” u krye me Objektiv pastrmin e zones se Lugines se Shushices dhe ndjekja e forcave partizane ne krahinen e Kurveleshit. Kjo zone ishte nje zone me interes operativ pasi qe prej ketej forcat partizane godisnin makinat qe leviznin ne vijen bregdetare. Ky Operacion i vuri ne veshtiresi te madhe forcat partizane te cilat u detyruan te shperndanin njesite e tyre ne grupe te vogla dhe te kalonin Lumin e Vjoses per tu hedhur ne Krahina te tjera dhe per ti shpetuar rrethimit gjerman.
Jäger Regiment 54 / 100 Jäger Division përpara një Operacioni
Me fillimin e tërheqjjes te Grupit E më 10 tetor 1944, Korpusi i 21 Malor e gjeti veten të izoluar pasi nuk mundi të tërhiqej drejt linjës kryesore të komunikimit përmes Maqedonisë dhe të përfitonte nga hekurudha Selanik-Beograd, por u desh të tërhiqej nepermjet rrugeve malore ne brendesi te Shqiperise per te kapur kalimin Podgoricë-Trebinje-Mostar.
Ky plan kërkonte pritjen dhe bashkimin me Korpusin e 22-të Malor që tërhiqej nga Greqia. Te dyja keto njesi te motorizuara u goditen ne vazhdimesi ne territorin shqiptar dhe ate jugosllav por ajo që e bëri më të vështirë tërheqjen, përveç pritave të partizanëve ishte fakti qe kolonat u goditen nga forcat ajrore britanike dhe amerikane.
Korpusi 100 Jaeger Komandohej nga Gjeneral lejtnant WILLIBALD UTZ Dekoruar me Kryqin Kalorësit.
Me poshte nga ditari i Korpusit per terheqjen nga territori Shqiptaro-Jugosllav
Humbjet e 100 Jaeger nga 11 deri në 21 dhjetor 1944.
182 të vrarë
490 të plagosur
57 të zhdukur
356 mjete motorike (Kfz.)
1 Flak 38
1 Flak 2cm
1 paketë 7,5 cm
1 s.FH18
94 kuaj
55 m3 karburant
35 ton racione
150 ton municione