Skender MULLIQI
Identiteti ynë dhe qenja jonë kombëtare para së gjithash. Ne duhet të luftonim për shqiptarët, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia okupatore. Ishte koha e fundit që ky sukses të arrihet në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Nese Kosova nuk do të mbrohej më sfida dhe krenari kombëtare, do të rrezikohej ekzistimi i qënjës kombëtare. Nese nuk do të kishte pasur të rinj trima gra e burra në Kosovë dhe gjithandej në shqiptari, nuk do të kishim as gjuhë shqipe. Nëse nuk do të kishte vuajtje dhe vuajtje, qytete te granatuara e shkatërruara dhe më pas ndëzjet dhe stuhitë. Çdo pëllembë e Kosovës, çdo masaker serbe, qdo njeri i humbur për Atdhe janë të paharruar. Dhe, komuniteti ndërkombëtar hezitoj atëherë dhe tash të përmend gjenocidin serb mbi shqiptarët autokton. Gjyqësori i tyre në Hagë për krime të luftës në ish-Jugosllavi, sikur arritën në përfundim të palogjikshem se nuk kishte gjenocid e lërë me kulturocid.
Na vranë dhe masakruan serbet, prandaj edhe zor sot do të jetë pajtimi më serbet, të cilët edhe 25 vite pas përfundimit të luftës nuk e kan bërë një kërkim falje të vetme për vrasjet dhe largimet e shqiptarëve në masë të gjerë në kohën e luftës. Dhe, kjo Serbi po ringjallë ideologjinë e majte serbomadhe, antishqiptare në Ballkan. Bota pati mjaftueshem fakte për ta dënuar Serbinë për gjenocid, nga situatat e vrasjëve dhe abuzimet madje edhe te grave dhe fëmijëve nga “JNA” me yllë në ballë dhe paramilitarët serb. Fitorja ndaj serbëve dhe Serbisë është fitorja jonë e përbashkët. Lufta e fituar i përketë historisë që nuk bën kurrë të harrohet, e së bashku ti drejtohemi së ardhmës që do të ishte fitorja jonë tjetër e madhe. Të gjithë shqiptarët duhet mos ti harrojnë heronjët dhe martirët e kombit. Kjo është detyrë parësore e të gjithëve.
Nuk guxojmë të kalojmë mbi gjithëçka, sikur asgjë të mos këtë ndodhur. Të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Kosovës, e institucioneve më të larta shkollore, do të duhej që në çdo përvejtor të përkujtojnë luftën tonë çlirimtare dhe ata të cilët derdhën gjakun për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Unë kisha propozuar një orë mësimi për temën e luftës, e cila mund të përgatitet nga vetë nxënësit, përmës ligjiratave-për pikëpamjet e tyre për luftën e lavdishme të bijave dhe bijëve më të mirë të kombit. Kjo mund të ilustrohet pastaj përmes fotografive, vizatimeve dhe projekteve filmike. Në këtë mënyrë do t’u jepej mirënjohja e duhur atyre që nuk janë më, atyre që janë ende gjallë. Çdo i vrarë dhe çdo masakër, çdo qytet dhe fshat janë simbole të mbrojtjës së Luftës së Atdheut.
Pak njerëz theksojnë ata që luftuan për një shtet të dytë shqiptarë, që prej vitesh jetojnë dhe punojnë larg atdheut të tyre. Disa qarqe gazetarësh dhe politikanësh krijojnë përçarje në shoqëri, saqë realisht nuk e kuptojmë për çfarë arsyeje dhe në interes të kujt e bëjnë këtë. Deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit për pushtimin e Kosovës, nuk janë befasuese, kur dihet së është kriminelë lufte nga koha e Millosheviqit. Vuçiq ishte pjesëtar i lëvizjes çetnike, ishte në njësitë e organizuara dhe të udhëhequra nga Vojisllav Sheshelj. Pra, kur ai thotë diçka të tillë, është krejt normale prej tij. Shqiptarët janë mësuar më këtë llojë njerëzish primitiv dhe të margjinalizuar si poltikan, që ka një ndikim qesharak, duke fituar simpati të shumica e serbëve.
Me Vuqiqin i cili po ndërton mure të reja, zor që do të kemi normailizim të marrdhënjeve Kosovë-Serbi. Si të ndërtohen marrdhënje më një fqinj, i cili nuk e pranon pavarësinë e Kosovës? Si ndodh që krimilet serb në vend që të nxerrjen para drejtësisë, ata po shetisin të lirshem? Dhe, prap Vuqiqi si Millosheviqi po kërkon territore nga shqiptarët për zgjerim të territoreve serbe. Bashkësia Ndëkombëtare shumë gjatë po qëndron indiferente karshi këtyre zhvillimeve serbomëdha në Ballkan. Sikur është harruar së shumë nëna shqiptare ende mbajnë zi dhe qajnë për të dashurit e tyre që vdiqën në Luftën Shqiptare për Atdheun.
Disa janë ende në kërkim të djemve dhe vajzave të tyre, që gjenden diku në Serbi. E për ne shqiptarët çdo monument është një simboll i vuajtës se të gjitha nënave shqiptare. Bashkësia ndërkombëtare nuk e bën pajtimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve nese barazon viktimen me xhelatin, siç po e bën këtë më maratonen e zhvillimit të procesit të bisedimve. Nuk pajtohen dy popujë, kur qëllimi i agresorëve serbë të mëdhenj të Vuqiqit, është kthimi i vrasjëve dhe shkatërrimeve gjithçka shqiptare në Kosovën e pavarur.