Kombi mbi të gjitha besimet fetare!

0
Kosova

Shkruan: Florim Zeqa, 15.08.2024

Vite më parë, në lokalitetin e shtetit ku jetoj ndodhi një vdekje e një bashkatdhetari. Familjarët kishin vendosur që më të dashurin e tyre ta varrosin në varrezat e qytetit. Ditën e varrimit, herët në mëngjes, më mori në telefon vëllai i të ndjerit: “Florim e kërkoj një nder nga ju, nëse keni mundësi të përgatitni diçka për ceromoninë mortore të vëllait tonë. Nuk kemi angazhuar as prift dhe as hoxhë, andaj prezenca dhe fjala e juaj do t’na ndihmonte jashtëzakonisht shumë”.

Një ceremoni mortore pa klerik fetar

Kërkesën e bashkatdhetarit e pranova me një përgjegjësi të lartë njerëzore dhe kombëtare. Nuk ishte aspak e lehtë për mua që të ndajë momentet e fundit me të ndjerin dhe familjarët e tij, me rrethin shoqërorë dhe të pranishmit e shumë në ceremoninë mortore të bashkatdhetarit tonë.

Fakti se, me të ndjerin dhe me familjen e tij njiheshim shumë vite më parë, ma bëri më të lehtë që të fokusohem në elementet më të ndjeshme dhe më pozitive për ta nxjerrur në fjalim të mirë, por shumë të dhimbshëm mortor!

Portretizmi magjeps i personalitetit të të ndjerit, bëri që gjatë tërë fjalës time të dëgjojë dënesje dhe vajtim, të shoh lotë dhimbje dhe pikëllimi të pafund të familjarëve dhe të afërmve të mërgimtarët që po varrosej në dhe të huaj.

Nuk do t’i harrojë sa të jemë gjallë emocionet e asaj dite pikëlluese! Por, njëkohësisht atë ditë u ndjeva mirë dhe krenarë që arrita ta plotësojë mungesën e klerikëve fetar në ceremoninë e varrimit të bashkatdhetarit tim.

Çfarë ndodhi më pas?

Të mbrëmjen e të njëjtës ditë tek shtëpia ime erdhën dy vëllezërit e të ndjerit për t’më falenderuar edhe një herë, duke më lëshuar në dorë një zarf, në brendinë e të cilit ishte një ofertë nga familja si shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në ceremoninë e varrimit të më të dashurit të tyre.

Lutjet e mia për shpirtin e bashkatdhetarin tim i bëra jo në gjuhën fetare por në gjuhën e shpirtit dhe frymën e pastër kombëtare, i bindur se, nuk janë fjalët, por janë veprat ato që e përcaktojnë fatin e secilit prej nesh në botën e përtejme!

Rikapitullim

Çështja e besimit fetar është e drejt universale, është çështje krejtësisht personale e individit. Secili individ ka të drejt të prejudikojë fenë të cilës i beson, por asnjë individ nuk ka të drejt që t’ia cenojë apo imponojë tjetrit besimin e vet fetar.

Sikurse përzgjedhja e besimit fetar, ashtu edhe konvertimi nga njëra fe në tjetrën janë çështje krejtësisht personale të inivididit, dhe askush nuk e ka të drejtën të dhunojë aspektin shpirtëror të individit duke e ndërlidhur fenë me kombin, e aq më pak të trumbetoj se kjo fe është më afër apo tjetra më largë identitetit tonë kombëtar!

Kombi është një dhe i pa tjetërsueshëm, është mbi të gjitha besimet fetare.

Historia e besimeve fetare është e gjatë sa vetë lashtësia e kombit tonë. Fillon me polietizëm (paganizëm), vazhdon me monoetizëm, ateizëm (komunizëm) e kështu më radhë deri në ditët e sotme. Ata që nuk kanë njohuri të mjaftueshme për origjinën dhe prejardhjen e besimeve tona fetare, para se të gjykojnë bëjnë mire të mesojnë, e assesi t’a glorifikojnë besimin e tyre fetar duke paragjykuar besimet tjera fetare.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.