Pse gjithë ky presion ndaj Kosovës, për hapjen e Urës mbi Iber nga BE-ja dhe Amerika?

0
Mitrovica - ura e Ibrit

Skender MULLIQI

Aktualizmi i hapjës apo mos hapjës të urës mbi lumen Iber, që e ndanë veriun e Mitrovicës nga jugu është e pa drejtë nga ana e BE-së dhe Amerikës. Duket ashiqare së gjithë kjo zhurmë në shikim të parë për asgjë, ka prapavinë e caktuar politike për të bërë faktike ndarjën e Kosovës mbi baza etnike, që bie ndesh më multietnicitetin që e kanë përqafuar vete bashkësia ndërmbëtare më Planin e Marti Ahtisarit. Si të kuptohet ndryshe gjithë ky presion politik mbi Kosovën nga faktori ndërkombëtar, dhe gjithë ky ledhatim i Serbisë të Vuqiqit, si sponsor të destabilizimit të veriut të vendit që nga pas lufta. Presidentin serb, po refuzon çdo propozim të BE dhe të Amerikës kur bëhet fjalë për zhvillimin e dialogut, duke mos zbatuar marrveshjët e Brukselit dhe veqmas aneks marrveshjën e Ohrit.

Ky diskurs i ri politik i BE- dhe Amerikës karshi Serbisë më hipotekë të gjenocidit nuk është manipulim nese thuhet së ka një ndryshim të interesave gjeostrategjike dhe gjepolitike në Ballkan. Pse gjithë ky vurmak nga BE-ja ne fajësimin kujdestar të Kosovës dhe gjithë ky tolerim karshi Vuçiqit, një eksponenti të kriminelit të luftës dhe të terrorizmit shtetëror në Banjskë? Më duket së nga ky kënd edhe duhet elebaruar temën e hapjës së urës mbi Iber, së jo ti jepet zjarrë, së hapja e eskalon situatën në veri të vendit. Uratë shërbejnë për bashkupunim midis popujve e jo për izolim.Kjo qasje politike e bashkësisë ndërkombëtare është e pa arsyshme dhe jo logjike.Kur BE dhe Amerika thotë së hapja urës është temë e dialogut atëhëre shtrohet pyetja logjke, pse nuk u hap ura deri më tash edhe për automjete kur kishin një marrveshje të tillë, për “rivilatizim të urës”?

Ku sipas njoftimit zyrtar të BE-së, projekti i revitalizimit të urës do të përfundojë më 17 janar 2017, ndërsa për qarkullim ura do të jetë e lirë nga data 20 janar 2017. Është shumë e logjikshme thirrja që ju bë serbeve në veri nga kryeministri, Albin Kurti për të shpjeguar së ura i bashkon njerëzit, së ajo i shërbën tolerancës së ndërsjellë, e jo izolimit për qëllime meskine politike të Aleksander Vuqiqit.Bashëkësia Ndërkombëtare po e izolon Kosovën, të cilën edhe e ndëshkojë më masa ekonomike, dhe tërthorazi po e përkrahë regjimin kriminalë të Vuqiqit, i cili haptazi ka dalë kunder botës përendimore, e pro Rusisë dhe Kinës.Serbia nuk iu bashkangjitë embargos ekonomike ndaj Rusisë pas invazionit ushtarakë të Putinit mbi Ukrainën sovrane.

Serbia mori aksion ushtarakë në krye më Radojqiqin në Banjskë për të ndarë më dhunë veriun e Mitrovicës nga jugu, dhe pos vërjetjeve gojore nga BE-ja, Vuçiqi nuk mori asnjë ndëshkim tjetër që është pritur, dhe Serbia as që po e ekstradon terroristin Radojqiq organëve përkatëse të Kosovës. Shtrirja e sovranitetit dhe mbrojtja e integritetit territorial, është legjitime për çdo shtet sovran dhe demokratikë në botë.Kjo për qudi nga faktorit ndërkombëtar po bëhët e diskutueshme, siç po bëhën të diskutueshme edhe kufijtë shtetëror legjitim të Kosovës.

Nuk u luftua që t’i falet territor Serbisë fashiste, por u luftua dhe u sakrifikua që shqiptarët pas shumë vitesh robërie të jetojnë të lirë në tokat e tyre stërgjyshore. Të bëhët gjithë ky reagim ndaj Qeverisë të Kosovës në synimin e hapjës të urës dhe të mbylljës të Postës Ilegale të Serbisë në Kosovë, duke akuzuar atë për veprime të njëanshme dhe të pa koordinuara së gjoja po e rrezikojnë stabilitetetin në veri, nuk kan bazë. Me çka dhe për çka po e destabilizojnë? Dëklarimet e tilla e yshtin pushtetin shovinist të Beogradit dhe strukturat ilegale kriminale serbe në veri në krye më Listën Serbe, për të ndërmarrë ndonjë aksion tjetër terroristë si ai i Banjskës.

Më 17 korrik, kryeministri i Kosovës e ngriti çështjen e hapjes së saj në një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, pas të cilit tha se “askush nuk mund të thotë se kjo nuk është një gjë e mirë dhe korrekte”. Qeveria e Kosovës javën e shkuar i paraqiti QUINT-tit një plan për hapjen e urës mbi lumin Ibër, e cila që nga përfundimi i luftës shënon vijën ndarëse të Mitrovicës, ndërmjet veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut me shumicë shqiptare. Qeveria tha se “liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, por përkundrazi, ura është simbol i lëvizjes së lirë, e që është vlerë dhe liri themelore e Bashkimit Evropian”.

Hapja e urës është problem i stisur i Beogradit zyrtar, për zhbërjën përfundimtare të shtetësisë të Kosovës. Kosova është bashkëpunuese më ndërkombëtaret, por jo te pranon diktatin që cënon pavarësinë e Kosovës. Qeveria dhe kryeministri përkunder trysnisë të pashembullt, duhet të ndërmarrin hapa më kujdes dhe mençuri. Ndoshta do ishte mirë një pritëshmëri e afatizueme, por asesi e pafundme.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.