“PËRMBARUESJA”

0
28
Kalosh Çeliku

(“Nëse, mali nuk vjen te Muhamedi a. s.
Muhamedi shkon te mali”)…

NGA KALOSH ÇELIKU

Nastradin Hoxha, pas gjithë asaj rruge të gjatë me gropa deri në Pazar me Nastradinicën para gomarit më këmbë, dhe me plotë mbeturina të hudhura mes rruge vite me readhë, pas “lutjeve” të kalimtarëve të rastit, i zbriti gomarit me 60 kg. mbi shpinë. Edhe, i hipi Nastradinica me 120 kg. mbi samarë. E shaloi me të katra për në Pazarin e zarzavateve pas kungujve të Stambollit dhe çajit rusit.

O, Imzot! Çfarë Parti politike kemi ne shqiptarët me “besë” e pa besë?! Sot, cili i ka hipur gomarit të Nastradin Hoxhës?! Nastradini, apo Nastradinica?! Ose, Dexhalli me trumbeta. Politikanë, “analistë” politik partiak gjysëmanalfabetë të partive politike me poste partiake dhe pasuri marramendëse?! Apo?!… Qofshin shqiptarë. Ose, “maqedonas” në pozitë dhe opozitë, që i kemi në Ditën e Sotshme me thasë nëpër “Bit – Pazar”, arnë përmbi arnë me gabime politike deri në fyt?! Nuk turren pas dijes, arsimit dhe kulturës, por pas torbës me taxhi përqafe dhe grazhdit me kashtë në Qeverinë e “vëllazërim – bashhkimit”, në shtetitn e “përbashkët”.

Edhe, “Përmbaruesja” e borxheve të hajdutëve të partive politike me vite në pushtet dhe opozitë, sipas meje janë partitë politike me vite në pushtet. Dhe, përpiqet t’i mbulojë hajdutët e tyre me plaçkitjet e popullit shqiptar. I zbret gomarit Nastardini, i hipë Nastradineca me partizanët e saj gjysëm analfabetë. Emëron, dhe shkarkon me poste partiake nëpër institucione shtetërore, argatë të pa-aftë profesional. Përpiqen, t’ua lajnë borxhet politikanëve hajdutë të arratisur dhe dalldisur në emër të popullit, ende me brekët e kanapit arnë përmbi arnë nëpër këmbë?! I bien me thupër samarit, t’i teket gomarit. Thotë, populli.

Pakrëndësi, ka: kujt partie politike i perkasin si partizanë në pushtet, apo opozitë me poste partiake me moton: “ndryshime, dhe luftë korrupsionit”! Që, i bleu Dje: sistemi komunist. Sot, u shitën “topton” te sistemi Neokomunist, edhe pa brekë në bythë. Argatë të përjetshëm brez pas brezi. Gjithë jetën këmbeduar duke u turrur pas herdheve të Dashit me brirë përdredhur rreth veshëve, se: do t’i bien udhës pas kërcimit të gardhit. Brekëve grisura të partive politike Komuniste, dhe Neokomuniste me të njëjtit partizanë partiak për “liri”, në shtetin e “përbashkët” me shqiptarë në pushtet dhe opozitë me vite si argatë politik besnik brez pas brezi historik. Këmbekrye, edhe Sotekësaj Dite me kokën në grazhdin e Qeverisë të “vëllazërim – bashkimit”. E, bythën në Qeveri. Vetëmse, ndryshimi: Gomarit, çdo katër vite, herë i hipë Nastradin Hoxha, herë Nastradineca me ferexhenë e zezë krahëve.

Dhe, Sot pas “fitoreve” politike në pushtet: kur, t’u teket e shesin dhe e blejnë edhe Sistemin Neokomunist të ”vëllazërim – bashkimit”, moti i shitur me shekuj nga pushtuesit turqë dhe serbë, dikur edhe pa pare në politikë me poste partiake dhe vende pune në Qeveri. Përçudi, edhe Sot: lindin, dhe po vdesin si rrufjanë e argatë politik me këmbët dhe trutë në Legen.

Faleminderit, që përmes “Përmbarueses” politike, që posa hipët në pushtet ma përcollët një porosi politike, dhe ma përkujtuat borxhin tim të “ri” ndaj shtetit të “përbashkët”. Jo, atë të vjetrin me vite të Gruas time besnike, që shkaku juaj nuk jeton më në këtë Shtëpi. Përndryshe, pa ndihmën e juaj, nuk do të lindte as ky shkrim publicistik. Poashtu, ma bëtë me dije, se: pas kaq viteve, që Ajo Grua besnike nuk ëshë gjallë më në Shtëpinë e Babait. Unë ia kam blerë atë Shtëpi asaj me paratë e mia të arave Babait. Jo, të popullit. Honorareve të librave, dhe shkrimeve të mia publicistike. Nuk ia ka dhënë as Shteti Shqiptar. Aqmëpak, ai i “përbashkët demokratik” i “vëllazërim-bashimit”. Borxhet e saja, Unë i  laj edhe sotekësajdite, përsëgjalli. Nuk ka problem si shkrikmtar, i mbuloj borxhet e saja, edhe përtej Varri…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.