LOJA E MREKULLUESHME E KAPITENIT GRANIT XHAKA, KA BËRË QË ZVICRA TË JETË NJËRA PREJ SKUADRAVE MË TË RESPEKTURA TË “EURO 2024” 

0
Granit Xhaka

Granit Xhaka, mesfushor i Zvicrës, dhe FC.Bayer  Leverkusen edhe në Evropianin 2024, që ka hyrë në fazën e ndeshjeve çerekfinale, është duke treguar formë të shkëlqyeshme.

Ai me përvojën e tij të gjatë në skuadrën e Zvicrës  dhe në klubet me famë botërore si : FC Arsenal i Mbretërisë së Bashkuar, e gjatë viteve 2012- 2016- FC.Borusia Monchengladbach të Gjermanisë, është bërë i preferuari i të gjithë futbolldashësve të mbarë botës .

Ai si përherë stabil dhe i përgatitur fizikisht me stilin e tij të lojës nuk mbetet fare- fare nën hijen e futbollistëve legjendar si: Zinedine Zidane, Luka Modriç, Hernandez Creus – Xavi, Andres Inesta, Franc Ribery etj.

Granit Xhaka, me ritëm të njëjtë pa bërë oscilime, ende pa i mbushur 32 vjet, po u ofrohet mbi 410 ndeshjeve të zhvilluara.

Karriera kaq e pasur dhe kaq e bujshme e këtij futbollisti të lindu në Bazel të Zvicrës, ku edhe u formua, duhet të shpërblehet edhe me trofeun e çmuar të Parisit “Topi i Artë”

Me djaloshin me origjinë nga Miroci i komunës së Podujevës,si duket ka qenë edhe Zoti.

Ai dhe  bashkëlojtari i tij  Xherdan Shaqiriri , në ndeshjen tepër të tensionuar Zvicër – Serbi, 2 me 1,të zhvilluar më 22 qershor 2018 në stadiumin e Kaliningradit të Rusisë, patën shënuar dy gola që rrallë shihen, me të cilët i patën gëzuar me mijëra e mijëra adhurues zviceranë e shqiptarë.

Serbët e zemëruar me debaklin e pësuar dhe leksionet që u dhanë dy yjet e Zvicrës, me origjinë shqiptare, patën filluar të kërkojnë qimen në vezë.

Ata të rritur deri në dehje me urrejtje ndaj shqiptarëve, i pati penguar shqiponja në fluturim, pa arritur me pa kokardën në kokat e tyre tule, relikt  i famëkeqit  Drazha Mihaloviq, që gjatë Luftës së Dytë Botërore, me çetnikët e tij serbë, vrau dhe masakroi me mijëra  shqiptarë.

Perëndimi i liruar kaherë nga fashizmi dhe ksenofobia njeh dhe respekton vlerat e gjithsecilit.

Sot, temë dite tek të moshuar e të rinj të Zvicrës dhe trojeve shqiptare, është loja brilante e Kapitenit të helvetikëve  Granit Xhaka.

Ai dhe bashkëlojtarët e tij, nëse demonstrojnë lojëra të mira sikur deri me tani, fare lehtë, mund të jenë befasia më e këndshme e Evropianit “ Gjermania 2024”.

ARIF EJUPI

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.