Skënder MULLIQI
Në fjalimin e tij para kombit presidenti rus, Vladimir Putin sërish këcënojë NATO-në për përdorim të armëve bërthamore. Ai tha se forcat e Aleancës planifikojnë të sulmojnë territorin rus. Ai shtoi se fati i çdo vendi që sulmon Rusinë do të ishte “shumë më tragjik” se çdo gjë me të cilën do të përballej. “Ata duhet të kuptojnë se ne kemi gjithashtu armë, armë që mund t’i mposhtin ata në territorin e tyre”. Në kohën e fundit disa shtete anëtare të NATO-së, kan paralajëmruar për mundësinë e agresionit rus ndaj vendeve te NATO-së. Kërëcënime ndaj aleancës ushtarake të NATO-së rregullisht kishte bërë edhe këshilltari i Putinit dikur president i Rusisë, Dmitri Medvedev.
Putin në fjalimin drejtuar kombit, kishte reaguar ndaj deklaratës të presidentit të Francës, Emanuel Makron, i cili kishte thënë së nuk përjashtohet mundësia e dërgimit të trupave evropiane në Ukrainë. Putin i cili gjithnjë e më shumë po dobësohet në Ukrainë, vuri vija të kuqe NATO-së, më përdorim të armatimit bërthamor. Këto kërcënime mendojnë ekspertet ushtarakë po i bën Putin nga dëshprimi pse nuk e pushtojë shpejt Ukrainën, dhe së pas dy vitesh nga agresioni po i ngushtohet rrethi nga ushtria e Zelenskit. Deklarimi i tillë për armët bërthamore më shumë është propagandë për frikësim së sa kërcënim real, kur diktatori rus e dinë mirë së pakë gjë do të mbetej nga Rusia po ti futej një aventure të tillë.
Edhe në vitet e 70-ta dhe të 80-ta të shekullit të kaluar në kohën e ish Bashkimit Sovjetik, presidentet e këtij vëndi e kishin kërcënuar Amerikën për përdorim të armëve bërthamore, deri sa në pushtet erdhe reformatori, Mihael Gerbaqov, i cili më “Përestrojkën” përmbysi këtë peradori të madhe. Diktatori rus, Vladimir Putin po mendon të kthej pikërishtë këtë epokë të perënduar më tëndecë të realizmit të idesë “të gjithë ruset në një shtet”.
Këtë kënaqësi sigurishtë së nuk do tja lejojnë bota demokratike dhe vet ish shtetet e dala nga blloku i Lindjës. Propagandistët rus janë duke i frikësuar humbjët e mëdha ushtarake në terren nga forcat ushtarake të Ukrainës. Nuk është çudi për kërcënimet, së kemi të bëjmë më një njeri që më së paku është politikan. Ai është shef i grupit të organizuar kriminalë e terrorist, që sot për fat të keq po e drejton Rusinë. Ky kriminel e mbyti në burg udhëheqesin opozitarë, Aleksej Navalny.
Kjo bishë ruse nuk përjashtohet mundësia sipas eksperteve ushtarakë, që të bën ndonjë një tërheqje taktike, për ti lënë vend një holokausti duke i mbytur civilet e pafajshem më armë bërthamore.Ky mund të jetë edhe një spekulim në këtë drejtim, por së nga i çmendur edhe mund të pritet gjithëqka. Disa mendojnë së duhet Evropa të shpërndanë trupat ushtarake, siç nuk e ka përjashtuar këtë mundësi Makron në Ukrainë, për ta detyruar Putinin, që mos të hapë fronte të reja të luftës në Evropë edhe në rajonin e Ballkanit, siç edhe po pretendon përmës diktatorit të vogël, Aleksander Vuçiq.