Arben Çokaj
Të gjithë e dinë, se kafshët nuk kanë ndërgjegje, por kanë instinkte. Por ka njerëz, sidomos pas moshës 40, fillojnë e duan kafshët. Ndoshta kjo se u mërziten njerëzit…
Një grua ra në dashuri me një bollë, e bleu e filloi ta ushqente e të jetonte e flinte me të. Por ajo pas disa kohësh vuri re se bolla nuk po hante. Dhe e shqetësuar shkoi te veterineri e i tha se ‘bolla ka një javë që nuk ha. Mos është e sëmurë?’ – shqetësohej kjo për bollën…
Veterineri i tha se bolla ka një problem, nuk po ha se po përgatitet për një vakt të mirë. Ajo do që të kullufisë ty në një moment të caktuar… Prandaj duhet ta largosh nga shtëpia!
Kështu si bolla, pa tru e ndërgjegje, por me instinkte, janë edhe disa njerëz. Ti shikon dhe i ndihmon, e ata krijojnë varësi, duan t’i mbashë për gjithë jetën, duan të të gllabërojnë. Prandaj duhet kujdes në jetë!
I respektuari z. Arben Çokaj!
Me kujdes i lexoj shkrimet e publikuara në portalin “Fjala.info”, por me kënaqësi të veçant’ lexova shkrimin e juaj me titull: “Taktika e bollës”, shkrim i shkurtër, ama shumë domethënës, nga i cili veçova këto fjalë, po citoj:
“Kështu si bolla, pa tru e ndërgjegje, por me instinkte, janë edhe disa njerëz. Ti shikon dhe i ndihmon, e ata krijojnë varësi, duan t’i mbashë për gjithë jetën, duan të të gllabërojnë. Prandaj duhet kujdes në jetë!”
*
Ju lumt mendja dhe ju lumt dora! Nga ky shkrim i juaj, sa do i shkurtër, mësova shumë, ndaj po jap këto mendime:
1. Sa më shumë i njoh njerëzit, aq më shumë i dua kafshët!
2. Forca e ndërgjegjës është e madhe, sa që të pafajshmin e liron nga frika, e të fajshmin gjithësesi e gjykon dhe e dënon rëndë!
3. Njerëzit mosmirënjohës nuk kanë kohë për ju, nëse nuk kanë nevojë për diçka.
Ata kujtojnë miqësinë tuaj vetëm kur janë në mes të problemeve. Ju nuk keni dëgjuar prej tyre: “Hej, më lejoni t’ju ftoj në drekë” ose “më lejoni t’ju ndihmoj”. Nëse gjithçka shkon mirë, ata nuk kanë nevojë për ju.
Respekt!
Ismet M. Hasani, Suedi