Skënder MULLIQI
Edhe pse po mendohet se e vetmja rrugë për normalizmin e marrdhënjëve Kosovë-Serbi, është dialogu, kështu nuk po mendon pala serbe e cila vazhdimisht po shërbehët më opstrukcione politike dhe po e kërëcënon Kosovën më luftë. Se dialogu është rruga e vetme, e tha edhe nënsekretari i shtetit amerikan gjatë vizitës në Shqipëri, Antoni Blinken. Është zor të përfundojë dialogu kur Vuqiqi është duke konsideruar Kosovën provincë serbe, e jo qe është shtet sovran dhe i pavarur. Tjeter. Shtypi serb i afertë më pushtetin shkruajnë rregullisht për “zgjedhjen e problemit kosovar”.
Dhe, kjo për arsyen së Kosova po figuron në preambulën kushtetuese si pjesë përbërëse e Serbisë. Kosova bëri gabime të mëdha, edhe pse kishte trysni nga faktori ndërkombëtar, kur pranojë të futët në dialog më Serbinë, pa asnjë kusht të vëtem. E kushti primar është dashur të jetë pranimi i pavarësisë të Kosovës nga Serbia. U pranua që nga bisedimet teknike për normalizimin e marrdhënjëve fqinjësore, të kalohet në bisedime krejt të karakterit politike, e të cilat prekin statusin politik të Kosovës. Serbia gjatë bisedimeve edhe u faktorizua ne vend që bota ta dënonte për gjenocid.
U pranua nga Grupi i Unitetit plani i decentralizimit të pushtetit lokal, që solli pastaj edhe Asociacionin e Komunave më shumicës Serbe, më kompetenca ekzekutive, të firmosur nga Thaqi dhe Mustafa në Bruksel ne vitin 2013 dhe 2015. Ky kurs politik i gabuar i pushteteve te kaluara në zhvillimin e dialogut më Serbinë, u përmirësua nga Qeveria e Albin Kurtit. Serbisë dhe Vuqiqit nuk po i ecë më kungulli mbi ujë. Presidenti serb edhe pse luajti më shumë karta, duke kërcenuar më akte të ndryshme të dhunës ndarjën e Kosovës, kjo nuk ju lejua nga pushteti i Albin Kurtit.
Jo qe nuk ju lejua, por Kosova për hërë të parë shtriu sovranitetin në veri të vendit, ku kjo pjesë vitale e Kosovës për shumë vite ishte shëndrruar në Eldorado të pushtetit të Beogradit zyrtar, e mbushur më plotë krime dhe kontrabandime të te gjitha llojeve. Vuçiqi i ndeshë në arrë të fortë të quajtur, Albin Kurti, e jo sikur ish pushtetarët të cilët e kishin të zënë kokën më derë dhe bënë lëshime të rënda. Vuçiqi nuk ju përmbajtë mërrveshjeve të firmosura në Bruksel dhe në Oher, dhe për qudi vazhdon të përkdhelet nga BE-ja përmes ndëmjetësve në bisedime, Lajqak dhe Borrell, por edhe nga amerikani Eskobar.
Serbia shumë është dukë shpresuar në këtë proces , së mos Putin do të fiton luftën në Ukrainë, për ti vu pikë pastaj ndarjës të Kosovës, përmes “Zajednicës” të kamufluar.Edhe pas shumë vitesh të zhvillimit të dialogut bota perëndimore nuk po kërkon nga Serbia të pranon pavarësinë e Kosovës. Madje, ky kurs politikë i BE edhe pse pak ka ndryshuar po vazhdon edhe pas aktit terrorist shtetëror të Serbisë në Banjskë. Shumë padrejtësisht për eskalimin e situatës në veri më masa ekonomike u ndëshkua Kosova, ne vend që kjo ti faturohet Serbisë fashiste. Madje, për qudi janë shtuar zërat që Serbia duhet së më parë të pranohet në BE, e ajo këmb e krye është orjentuar nga Rusia e Putinit.
Duket së kan filluar hiletë e Evropës nga e kaluara historike ndaj qështjës shqiptare.Të favorizohet një Serbi më një garniturë kompletë kriminelesh të luftës në pushtet, kjo nuk ka asnjë justifikim. Duket së justifikime janë bërë ndryshimet e planeve gjeopolitike dhe gjeostrategjike karshi Ballkanit ende të trazuar të shteteve vëndimarrëse. Po lejohet që Serbia të vënë vija të kuqe në mos pranimin e planit franko gjerman, ku në një pikë të planit shkruhet së Serbia të mos e pengon Kosovën të inkuadrohet në OKB dhe në organizmat relevant të Evropës.
Sikur në Serbi, Vuçiqi po lejohet që gjithnjë e më shumë ti futë nën kontroll minoritetuin serb në veri të Kosovës. Kjo është politikë iracionale e Vuçiqit, për të penguar integrimin e serbeve në jetën politike dhe institucionale të Kosovës. Vuçiqi vëtem sa po ju vështirëson serbëve jetën në Kosovë, e këtë qëllimisht po ja faturon kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Largimi i gjithë asaj qka e identifikon pushtetin e Serbisë në Kosovë, siç është edhe largimi i përdorimit të dinarit si valutë është detyrë kushtetuese që duhet kryer, e nuk është presion ndaj minoritetit serb. Ka mundësi që Serbia këto procese ti ngadalëson, por nuk ka mundësi kurrë t’i ndalon…