KOSOVË KALA E KULLAVE TË DJEGURA

0
Milazim Zeqiraj

Milazim Zeqiraj

( Në 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës )

Kosova në festën e Pavarësisë

E shtunde më 16.2.2008,
dita që më fuqi hyjnore po i përmbyll shekujt.

Ne nuk jemi vetëm,
kjo ditë po mbyll të kaluaren,
Kosovë për Ty po hapet një kapitull i ri.

Më kot u munduan hordhit barbare
Ty Kosovë të fundosin,
por sot dita e shtunde në kët fund jave,
po hap derën ditës se diele
që Dielli Kosovën ta rrezaton.

Kënga e jote e gjatë,
është bukuria e mbrendësisë tënde
që është muros në themelet e kullave tona,
që askush nuk mundet i zhvarros.
Ajo priti vite që vendin ta mbush më këngë,
e nesër në dritën e Diellit të ditës së diel
do ja thot thekshëm deri në kupë të qiellit.

Kur po shkruaj është e shtunde pas dite
fundi i javës së tretë të muajt shkurt,
ditë pushimi që nuk dallon nga ditët tjera,
për mua e veqantë e për tjeret normale.

Kali i Trojës është kallë
nga valet e rezistencës tonë
se hingllima e ti s’po ndëgjohet,
hareja tek ne po rrezaton sot për nesër.

Gjërat që ndodhin nesër tek Ti,
më takojnë edhe mua,
se kam fat të jam pjesë e festës së madhe,
se ne mua e mbi mua valvit flamuri fitimtarë,
do të gëzohem e dehem
se nëpër stuhi arritem deri ketu.

Krenohem se ishim të fortë më qëndru,
pritem e pritem dhe nuk u lodhem
së fundi i stuhive erdhi
e nesër Ti Kosovë shpall Pavarësin tënde.

E gjatë është kjo ditë,
për ti dhen fund një të keqe shekullore
të bër padrejtësisht në Ty Kosovë.

Ditë e shtunde kthehu kokën prapa,
dhe pshurri ato vitë të pushtimit kolonial
që nesër dita e diel po i mbyell.

Për ta përjetuar gëzimin e shumë pritur,
në emer të dritës se Diellit,
në emër të heronjeve tanë
që kaluan nëpër zjarrin përvlues,
por ne jemi më fat
që nesër festojmë Pavarësin tënde Kosovë.

Në mërgimtart më trup këtu e shpirt atje,
jemi pjesë e trupit tënd të shkeputur më dhunë,
të gëzuar se nga nesër Ti lirshem frymon
në tokën tënde më qieli, diell, yj e hënë
pas 96 viteve pushtim
Ti nesër në rrugën tënde të re.

Do të festojmë më gëzim,
diqka të mbrendshme kam në shpirtë,
por s´di si ta përshkruaj
ti thrras vitet në dyluftim dhe ti bëj ç´panel
se mjaft terr na kan sjell.

E vërtetë është
se Festa për Pavarësi ka filluar dhe nuk ndalet,
e ne jemi më fat për ditë e mot.

16.2.2008

Kosova shpall Pavarësin e vet

E diele më 17 shkurt 2008,
dita që po i përplasë shekujt e errsirës në humnerë,
që vendi mos ta bartë zezonën shekullore.

Ordit gjakatare vendin e bën hallakam
iken nga fuqia hyjnore përtej kufirit.

2.
Gëzimin dhe frigën s´di ti përshkruaj
por i mbaj nën sqetull.

Kur përgaditëshim për festën tonë,
në Achern të Gjermanisë
gëzimi mundi frigën duke ngritur zërin
se një e keqe s´do të kthehet kurrë.

Në mërgimtaret sjemi zëri i shterrur,
do të festojmë më flamurin e liris
festën tonë për Ty Kosovë.

3.
Sot shqiptaret në Kosovë dhe mërgatë,
presin Pavarësin tënde Kosovë,
gëzim do të këtë çdo kund.

Bota më sy kah Prishtina,
e ajo e stolisur si kurr më parë.

Bukuria e ditës së sotme më 17.2.2008
është Deklarata e Pavarësisë e lëxuar në Parlament,
Flamuri dhe Hymni,
këngët dhe vallet më flamur Kuq e Zi
në Shesh tek busti i Skendërbeut, Zair Pajazit,
Nyborni në rrugën UÇK, Nënë Tereza
dhe kudo në Kosovë
por as në mërgatë festa nuk mungon.

4.
Në Parlamentin e Kosovës përgaditjet në nivel,
Në ballë prin Presidenti i Republikë Z.Fatmir Sejdiu,
Kryetari i Parlamentit Z.Jakup Krasniqi
Kryetari i Qevëris Z.Hashim Thaqi
deputetë, musafir, ambasador,
vëllazërit nga Shqiperia, Maqedonia,
Lugina, Mali i Zi dhe mërgata
sebashku duke festuar Pavarësin tonë.

Ju atje përtej kodre në sketerrë
kalluni në dhunën e juaj,
mos u çuditëni se ky shekull
është shekulli i Diellit tonë.

5.
Ne mërgimtaret nga trojet tona
këtu në Achern të Gjermanisë,
s´bashku të gëzuar si kurr më parë,
në atmosferë solemne,
mirë të veshur për festë
më pije dhe ushqime tona,
një televizor për ti përcjell punimet në Parlament.

Në ballë të sallës ngritem flamurin Kuq e Zi,
dhe pritnim fjalimin në Kuvend
kur Kosova shpallet shtët i pavarur
një fjalë e re në fjalorin tonë.

II.
Parlamenti i Kosovës në orët e pasditës filloj punën,
Aty dhe tek në në sallë qetësi,
duke u munduar të ndëgjojmë krejt çka thuhet.

1.
Organizimi i ceremonis shkoj më plan.
Flamuri i Kosovës u prezentu,
i kaltër më hartën e Kosovës ngjyrë ari në mes
dhe pesë yjet, që simbolizojnë shkronjat e ermrit KOSOVË.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Z.Hashim Thaqi
në ora 15.39 minuta Deklaratën e Pavarësisë e lëxoj,
nga lotët e gëzimit nuk di çka ka lexu,
por pas leximit
në Paralament dhe në u ngritëm,
të gëzuar durtrokitëm
duke brohoritur të jetojë Kosova shtet për jetë.

2.
Pastaj filluan fjalimet më radhë,
Presidenti i Kosovës Z.Fatmir Sejdiu,
e Krytari i Parlamentit Z. Jakup Krasniqi
e keshtu më radhë
në fund Deklarata e Pavarsisë nga të gjithë u firmos,
nga sot më 17 shkurti 2008 në ora 15.39 minuta
Kosova është shtëti më i ri në botë.

Në sallë atje dhe në ketu, gotat i cikrruam,
për Pavarësin e Kosovës shuuuuumë u gëzuam.

Kur ka gëzim, as lotët nuk mungojnë
për Pavarësin e shumë pritur,
mallëngjim kishim për ata që nuk e përjetuan.

3.
Një intervistë e dham për gazetën Achern Zeitung
një ditë më vonë u botu,
edhe ne arritëm që Pavarësin e Kosovës
në gazetën lokale më prezentu.

Sebashku fëstuam deri në mbrëmje vonë
të gëzuar u ndam
së festa e jonë e përbashkët mbaroj
më përshëndetje të rroj Kosova gjithmonë shtet.

E Diele 17.02.2008 Offenburg ora 23.30

Kosova në rrugëtimin e vet të lirë

Kur arritem në shtëpi, tutje fëstuam,
më telefon më miq për atmosfëren
e festimit biseduam,
treguam se si festën e Pavarësisë
në mërgatë e organizuam.

Fjolla duke kërcyar nga gëzimi,
tani jemi shtet,
askush nuk guxon më na prekë.

2.
Pavarsia e Kosovës kudo në mërgatë u kremtu,
në të gjitha televizionte kryesore Botërore
Kosova ë Pavarur u prezentu.

Më 18.2.2008 Presidenti Bush gjat vizitës në Afrikë
për Pavarësi na përshendeti nga Tanzania,
kurse Prseidenti Sarkozi në një klasë
nxënësve të një shkolle në Paris
në hartë për shtetin e ri të Kosovës ju tregon.

Pa vonesë shtetet e para na njohin
e ato janë: Më 17.2.2008 Costa Rica,
e më 18.2.2008 njohja vjen nga Anglia, Franca,
USA, Turqia, Shqipëria, Avganistani,
më 19.2.2008 njohja vjen nga Australija dhe Senegali
më 20.2.2008 njohja vjen nga Gjermania dhe Letvia,
më 21.2.2008 njohja ven Danimarka, Estonia dhe Italia,
më 22.2.2008 njohja vjen nga Peruja
më 24.2.2008 njohja vjen nga Belgjika
më 26.2.2008 njohja vjen nga Polonia
e më 27.2.2008 njohje vjen nga Zvicrra dhe Austria,
më 29.2.2008 njohja vjen nga Irlanda,
edhe Th Simpsons e neh Pavarësin e Kosovës
e keshtu më radhe do të na njohin të gjithë.

Faliminderimi për të gjithë miqet tan
që përkrahje po i jipni shtetit më të ri në Botë.

3.
Më vonë kuptuam së Deklaratën e Pavarësise
më rregulla kushtëtuse
Presidenti i Kosovës ishte dasht më lexu,
kurse data e krijimit te LPKs,
si datë e Pavarsisë së Kosovës ishte caktu.

Datë e Pavarësisë së Kosovës,
17.shkurti 2008 hyri në histori,
është datë historike që se luan topi
andej s´duhet më data tjera më përzi.

27.2.2008 Offenburg

Rrugtimi i Pavarësisë së Kosovës

(Në përvjetorin e parë të Pavarësisë së vendit)

Një vit, ose 12 muaj, ose 365 ditë Pavarësi e Kosovës
fjalë e re në përditëshmërin tonë.

Rrugtimi ishte i gjatë dhe i mundimshëm
më rezistencë dhe lufta të pa numërat,
por liria e vendit më 12.6.1999
Kosovës i hapi rrugë për Pavarësi.

2.
Heiligedam të Gjermanis G8 më 6.6. 2007
çështja e Kosovës në takim u diskutu,
por fjalën e Presidentit Bush në atë takim
kurr nuk duhet harru.
Kur Presidenti Sarkozi propozoj për Kosovën tutje bisedu,
Presidenti Bush e muar fjalën,
më bisedu, duhet bisedu por Kosova Pavarësin e ka fitu,
pas fjalës së Ti askush nuk ka reagu,
Zonja Merkel më kokë ka pohu,
në atë takim Presidenti Putin qëtësisht ka reagu.

3.
Pas takimit në Heilige Dam
Presidenti Bush më 10.6.2007 më aroplan në Tiranë,
në takim më Sali Berishën amanetin për Kosovë më lan.

Vizita e Presidentit Bush në Shqipëri
për ne ngjarje e madhe e në Botë mbeti në histori
tregon dashurin e sinqert të popullit shqiptar
për mikun, Presidentin Bush dhe e popullit e ti,
diçka e veqantë dhe e përhershme nga ne shqiptaret
për shtetin dhe popullin amerikan.

4.
Kosova më 12.6.1999 më ndihmën e miqve u çliru,
dhuna gjenocidale nga stuhija hyjnore mbaroj
armiku iku për mos të dukej kurrë.

Porosia e Presidenti Bush nga Tirana
hapni rrugë vendit,
se e kaluara e errt kurrë s´ka më u kthy.

Udhëheqësia e Kosovës
në Tiranë më Sali Berishen janë taku,
porosin e Presidentit Bush
Pavarësin e Kosovës më jetësu.

5.
Pas takimit më Presidenti Sali Berisha
në Kosovë filluan përgaditjet
për ta shpall Pavarësin.

Kosova e pavarur nga 17.2.2008
e njohur në Botë,
qofsh i mallkuar armik gjakatarë
që bëre terror një shekull në popullin shqiptarë.

6.
Kosovë ec, ec e mos u ndal,
në Liri, Pavarësi dhe Demokraci,
parime hyjnore të Presidentit Rugova.

Kosova që nga koha e mbretërisë Dardane
kaloj vujtje shekullore,
Nga 17.2.2008 shtet i lirë dhe i pavarur.

7.
Për ty Kosovë kënga popullore më parë këndohej
“Shkonte njëri e vinte tjetri
shumë më i zi i riu se i vjetri“.
Nga 1912 filluan vite të errta për Ty,
pastaj vazhduan më radhë të zeza e më të zeza
më 1918, 1939, 1945, 1956, 1968,
kurse nga 1981 deri më 12.6.1999
dhuna dhe tmerri shumë të demtuan
por zemra e jote e gurit nuk u coptu.

8.
Për ty Kosovë Ibrahim Rugova më 23.12.1989
Diellin në horizont e tregojë
dhe rrugtimin tonë drejt lirisë.
Për ty Kosovë Adem Jashari në Mars 1998
malet e fushat i mbuloj më zjarr.
Për ty Kosovë NATO më 24.3.1999,
caqet Serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi
i bombardoj dhe i demoloj.
Më 9.4.1999 UÇK në krye
më Agimin, Salihun e shumë heroj tjerë
atë gur të kufirit në Koshare e shkulen
dhe ja përplasen Serbisë për fetyrë.
Më 12.6.1999 Serbia u përtok
e në Kumanovë për të shpetuar kokën
kokëulur kapitulimin e pranoj,
iku përtej gardhi më dhunën e vet
për mos tu kthyar kurr,
e Kosova lirshëm frymoj në lirin e vët.

Armiku iku si mos më qënë kurrë,
do ushtar të Rusisë u bllokun në Aeroport
por edhe ata e pan se loja mbaroj
së ushtrisë së NATOs nuk mundi ti rezistojë.
Në Kosovë vepronte misioni ndërkombëtar
ndejtën një kohë pastaj u merzitën e shkuan,
e më 17.2.2008 Kosova shpalli Pavarësin e vet.

Sot jemi të gëzuar,
të pavarur në punën tonë,
po e fëstojmë dhe do ta fëstojmë përgjithmonë.

17.2.2009

Pervjetori i parë i pavarësisë së Kosovës

Kosova një vit shtet,
po ec drejt pa frigë në rrugën e vet,
një fjalë e populli thot: „Qënët lehin e karvani ecë“.

Ne festuam Pavarësin e shumë pritur,
për deshmorët ishte vonë,
që më lot në sy vdiqen duke thënë
luftoni për Liri dhe Pavrësi.

Më këngë dhe vallë
e festuam përvjetorin e parë të shtetit tonë
në Kosovë dhe mërgatë
e keshtu do të bëjm gjthmonë.

18.2.2009 Bad Peterstal

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.